Shpesh kemi nje keqkuptim nga klientat kur blejne nje medikament preventues kunder pleshtave , ata shpesh thone: ‘sa me shume produkt, me mire funksionon’ per te perdorur kunder pleshtave.
“ Me shume “ nuk eshte e thene qe eshte me mire.
Nese shkoni per te blere nje trajtues apo preventive kunder pleshtave , rekomandojme te blini ate qe eshte i specifikuar per perdorim tek kafsha qe ju keni ne plan ta aplikoni ( psh qen , mace). Vetem duke e blere produktin dhe perdorur sic thote etiketa qe te perdoret (letra e udhezimit) do te mund te merrni rezultatin qe deshironi. Macet ne vecanti jane shume te ndjeshme ndaj ilaceve dhe perperjeve kimike- pra sigurohuni te lexoni cdo gje qe thuhet ne etiket perpara perdorimit.
Edhe kur etiketa eshte lexuar dhe udhezimet jane ndjekur, reaksione kunder produkteve te pleshtave mund te ndodhin.Telefononi veterinerin tuaj menjehere nese qeni apo macja juaj shfaq shenja toksiciteti . Lexoni per me teper rastet emergjente kur duhet te paraqitemi tek mjeku veteriner menjehere
Shampo kunder pleshtave
Shampo,ose ‘nje dush pleshtave’ eshte nje sulm i pare shume i mire kunder pleshtave , kjo se shumti tek per kafshen shtepiake qe ka nje numer te madh pleshtash te dukshme ne trupin e tij.
Macet jane te veshtira per tu lare.
Eshte e rendesishme te kuptohet se shampot kunder pleshtave nuk jane nje zgjidhje per tu perdorur per nje kohezgjatje te mbrojtjes kunder pleshtave.Shume njerez habiten kur shikojne pleshta dhe skane ‘nje jave’ qe kafsha shtepiake ka bere banje kunder pleshtave.Shampot jane efikase per nje dite ose dhe me pak. Ato lene pak mbetje kimike tek kafsha kur eshte perdorur ne menyre te duhur.
Zhytjet ne tretes kunder pleshtave ( Banjezim)
Keto perzjerje kane perberes kimik shume agresiv(i forte) qe e cliron kafshen jo vetem nga pleshtat por gjithashtu dhe nga morrat, rriqnat.Ne si veterinere nuk e rekomandojme kete tretes qe te kryhet nga ju ne kushtet shtepiake ;vetem ne rastet qe eshte i domosdoshem te perdoret, si ne infeksionet nga morrat, mund ta perdoret por do te rekomandojme te zgjidhet nje spital apo klinike veterinare ku kafshes ti kryhet banjezimi ( zhytja) e mbikqyrur nga nje veteriner.
Kohezgjatja e ketij tretesi eshte afersisht 1-2 jave.Le shume mbetje kimike tek kafsha!
Shapoja kunder pleshtave dhe tretesi jane efikas per pleshtat adult.
Qaforja kunder pleshtave
Qaforja kunder pleshtave funksionon ne dy menyra-duke leshuar nje toksine (per pleshtat) si gas, dhe duke u thither (perthithur) nga shtresa e trashe e nenlekures se kafshes.
Toksina qe clirohet nga qaforja zakonisht eshte efektive vetem ne rajonin rreth kollares , ne pjesen e qafes , supeve dhe kokes.
Kjo lloj kollare eshte e mire te perdoret ne qeset e fsheses me korent ne menyre qe te vrasi cdo plesht qe ka thither fshesa.
Qaforet qe perthithen ne zonen e trashe subkutane ( nenlekure) kane me shume efekt.
Qaforet kunder pleshtave jane te mira per pleshtat adult.
Puder kunder pleshtave dhe sperkatesit e ndryshem
Ofrojne nje kohe te shkurter (2-3 dite) mbrojtje kunder pleshtave,dhe ne disa produkte te tjera dhe kunder morrave dhe rriqnave.
Pudra dhe sperkatesit kunder pleshtave nuk jane me produktet qe kane nje shitje te madhe pasi jane zvendesuar tashme nga perdorimi ne mase i Spot-on (lexo me poshte).
Shumica e pudres dhe sperkatesve kunder pleshtave jane efikase kunder pleshtave adult, disa ofrojne si shtese dhe mbrojtjen kunder vezeve te pleshtave dhe zhvillimit te larvave.
Trajtimet “Spot-on “
Spot- on jane disa solucione per perdorim topikal me pika ne pjesen e qafes ose kurrizit.
Funksionojne duke bere te mundur perthithjen dhe perhapjen ne nenlekure duke u perhapur keshtu ne te gjithe trupin e kafshes. Ofrojne mbrojtje nga pleshtat dhe morrat per nje periudhe 1 mujore ( 30 dite).
Markat me te njohura perfshijne: Advantage ™, Frontline®, and Bio-Spot® po permendim vetem disa pasi market qe ofrojne kete solucion jane te panumerta.
Ju lutem konsultohuni me veterinerin tuaj per zgjedhjen me te mire per kafshen tuaj.
Keto produkte vendosen (hidhen)midis dy shpatullave te kafshes,dhe zakonisht zgjat nje muaj. Spot-on treatments eshte efikas per pleshtat adult..Disa perberes perfshijne frenimin e larvave nga shfaqja e vezeve te pleshtit dhe disa jane aktive dhe ne mos zhvillimin e larvave. Eshte trajtimi me efikas qe perzgjidhet nga shumica e veterinereve per pacientet e tyre.
Mjekime nga goja
Medikamentet kunder pleshtave si Program® dhe Sentinel® funksionojne duke ndaluar larvat qe ne shfaqjen e tyre nga veza.
Program® eshte gjithashtu si mjekim injektabel per macet.
Pleshti thith gjakun e kafshes ,me ane te ketyre mjekime,pleshti femer vendos vezet te cilat nuk jane te afta te celin. Kjo nuk vret pleshtat adult.Keto mjekime jane te rendesishme per te prishur zinxhirin e jetes dhe te ndalojne problemet me pleshtat kur eshte I nderlidhur me trajtime (mjekime)kunder pleshtave adulte.
Se fundi tabletat e ofruar nga disa kompani jane nje zgjidhje e mrekullueshme per trajtimet kunder pleshtave , pershembull vlen te permendim Comfortis , eshte nje tablet e cila per momentin eshte ne qarkullim vetem per qen por studimet kane treguar qe ka nje efekt shume te mire dhe tek macet.
-Comfortis ben vrasjen e pleshtave te rritur ne nje kohe rekord , 30 minuta , si dhe mbrojtjen per nje periudhe 1 mujore, gjithshtu ndihmon dhe trajton dhe disa parasite te brendshem sic jane askaridozat , e vetmja e “mete” e ketij medikamenti eshte qe nuk ben dot te mundur mbrojtjen nga morri .
– Trifexis , eshte nje tjeter opsion i ri qe ofrohet ne treg vetem per qen. Po ashtu si comfortis eshte ne forme tablet , kryen vrasjen e pleshtave te rritur si dhe mbron trupin e kafshes per 30 dite nga infestimi, c’ka e ben me te kerkuar kete produkt eshte dhe parandalimi qe kryen ky produkt per krimbat e zemres si dhe disa parazit te brendshem.
Trifexis nuk mund te vrase morrin .
Kontrollimi (parandalimi)i pleshtave nga shtepia dhe oborri juaj.
Vetem rreth 5-10% e popullates te pleshtave (shumica te rritur) jane ne kafshet shtepiake.
Vezet,larvat, krizalidë , dhe disa adult qe qendrojne ne mobilje, krevate, dhe ne ambjetet ku ne jetojme bejne afersishte 90% te popullcise se pleshtave.
Ne qofte se do te neglizhojme kete popullim te pleshtave do sigurojme qe ky problem i pleshtave do te vazhdoje te perkeqesohet me kalimin e kohes.
Perdite pastrime – kjo eshte shume e rendesishme per te gjithe crrenjosjen e pleshtave.Ne kete menyre ne do te kemi mundesi te largojme te gjithe pleshtat adult,vezet,larvat dhe krizalid perpara se ato te zhvillohen.Duke future nje qafore kunder pleshtave ne qesen e fsheses me korent,dhe zbrasjen e saj vazhdimisht eshte nje veprim gjithashtu i rendesishm; perndryshe pleshtat do te celin,zhvillohen, dhe do lejojne qe fshesa me korent te rinfektoj zonen ku ju jetoni.Vendosni ne menyren e duhur qesen e fsheses me korent dhe nderrojeni ate sa me shpesh te mundeni.
Laj te gjithe krevatet,rrobat,dhe te gjithe mbulesat e divaneve.
Perdor insekticide – neper cepat e erret ose duke kontaktuar nje firme profesioniste qe merret me dizifektime.
Nese perdorni nje insekticid ne shtepi duhet te kei kujdes te ndiqni cdo udhezim me kujdes;largoni cdo kafshe dhe njerezit ne nje ambjent te paster, dhe mbulo cdo ushqim ne ambjente perpara se te perdorini insekticidin.
Mere disa masa paraprake per kafshet shtepiake dhe femijet-duke ngrene ose duke future gjera ne gojen e tyre etj.
Theksojme se eshte shume e rendesishme qe te kemi nje kontroll te pleshtave . Pleshtat jane nje problem jo i vogel qe ne e hasim shume shpesh ne klinikat dhe spitalet veterinare .
Kafshet e prekura mund te kene qe nga problem te ndryshme te lekures , alergji nga pleshtat deri dhe anemi me pasoja jetesore tek kafshet e prekura.
Përgatiti materialin për revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare Doktoresha MV Blerina Angoni
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë.