Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët

Për veterinerët

Në këtë faqe do të kenë akses vetëm personat e regjistruar.
Kjo faqe do të shërbejë për konsulta, dhënie idesh, mendimesh apo informacione të ndryshme.
Ju lutemi të interesuarve të bëjnë kërkesën për regjistrim duke na dërguar në email një kërkesë.


8 Komente

  1. Stela Muhameti thotë:

    pershendetje jame e interesuar te shikoj faqen per veterineret, pasi me duket shume interesante. Une vete jam veterinere. Ju faleminderit. e-maili im eshte *****************

    • Pershendetje Stela.Te falenderojme per komentin e derguar. Tek dritarja “Per veterineret” informacionet jane vetem per te diplomuarit dhe studentet e fakulteteve te veterinarise.Per momentin keto fjalekalime do te postohen vetem brenda grupit “Veterineret” i cili gjendet ne rrejtin social “facebook”.Aty paraqiten fjalekalimet per secilin postim, fjalekalime qe jane kolektive. Me vone do te pranohen regjistrimet ku secili do te kete fjalekalim individual per te lexuar materialin perkates. Ju falenderojme per mbeshtetjen.Stafi i revistes “Veterineret “

  2. Dorjana Islamaj thotë:

    Pershendetje!Nuk jam nje veterinere por kam shume deshire te behem nje e tille.I adhuroj kafshet dhe deshiroj ti ndihmoj ato.Jam n periudhe zgjedhjeje per te ardhmen time.Por i trembem nese Shkenca e Veterineris nuk eshte shume e zhvilluar,e njohur ne Shqiperi dhe mendoj se kjo mund te jete nje zgjedhje jo e mire per te ardhmen time.Do te deshiroja te dija mendimin tuaj si veterinere qe jeni…c’mund te bej?,Mendoni se Veterineria do te jete nje dege akoma me e zhvilluar ne 5 vitet e ardhshme ashtu sic eshte nje nga deget me te rendesishme ne Gjermani ?Do t’ua dija shume per faleminderit nese do te me kthenit nje pergjigje.Do te me ndihmonte shume nje keshille nga veterineret.

  3. Arben Qafezezi thotë:

    Të nderuar kolegë u lodhëm së pari foto të rasteve me Bluetong në ruminantë të ndryshëm nga kolegët tanë që po ndeshen kudo me këtë fenomen.Problemi për këtë vit po kalon ,por për vitin që vjen problem mbetet i hapur.Veç dezinsektimeve mënyrë tjetër mbetet VAKSINIMI.Për këtë duhet menduar që tani për të qënë të gatshëm në rast të ndonjë planifikimi për vaksinim,qoftë dhe me kotributin financiar të vetë fermerëve të cilët me shpenzimet që bënë këtë vit me të sëmurat për vaksinimin nuk llogariten fare.Kjo sëmundje po bën kërdinë dhe në Evropë psh në Gjermani BTV-8 në gjedhë në 2008 shkaktoi 80 ml €.Më e keqja është se janë 26 serotipe dhe vaksina e inaktivizuar prodhohet gjithmonë 2vjet me vonesë për shtamin e ri,për arsye të prodhimit burokracise dokumentare etj.Këtë vit vjen një lajm i mirë pasi, Shkencëtarët e Universitetit të Glasgowt dhe Merial Animal Health , kanë gjetur një mënyrë të shpejtë të dizenjimit dhe prodhimit të vaksinës duke aplikuar një {biologji sintetike?(duke prodhuar partikula virale sintetike të krijuara në laborator dhe duke e shkurtuarkohën e prodhimit nga nga 2 vjet në të shkuarën ,në 6 muaj.Kjo vaksinë është më e sigurtë dhe nuk mund të kontribojë në formimin e serotipeve të reja apo të përzjehet me virusin; rrugaç.Ky hap ,pra prodhimi i vaksinës sintetike besoj se është një avantazh i madh mbi tradicionalen.Le të presim dhe Konferencën e Bluetongut në Romë më 5-7 nëntor të vendoset diçka me vlerë.

  4. Arben Qafezezi thotë:

    Antibiotiku i ri prodhaur TEIXOBACTIN mposht STAFILOKOKUN E ARTE
    Novacion i madh ne Farmaceutikë u publikua disa ditë më parë tek Revista Nderkombetere e Përjavëshme e Shkences “NATURE”ku ne qendër të ketij zbulimi qëndron gjetja gjatë shqyrtimit rutinë te materialit antimicrobial te nje antibiotiku te ri te quajtur teixobactin .E vecanta e ketij antibiotiku ,thekson udheheqesi shkencor Prof Lewis eshte se ne dallim nga gjenerata e antibiotikeve te zbuluar deri tani duke filluar me antibiotiket natyrore te prodhuar nga mikroorganizmat tokesore deri ne vitin 1960,per te vazhduar me pas me antibiotiket sintetike deri me sot ,tek ky I riu nuk zhvillohet antibiotikorezistenca.Ai theksoi gjithashtu se ketej e tutje duhet te fillojme te ndryshojme strategjine e zbulimit te antibiotikeve duke prodhuar me shpejt antibiotike se sa te fitohet rezistenca nga antibiotic u prodhua duke perdorur faktore rrites specifike dhe vepron duke frenuar sintezen e proteinave te murit qelizor te mikrobeve.Ky antibiotic I ri do te zgjidhe me sukses luften kunder mikrobeve te tuberkulozit (Mycobacterium tuberculosis )dhe Infeksioneve kronike te cilat zgjasin me muaj dhe vite te tera si ne organet urinare ,ato gjinekologjike etj te krijuara nder vite nga qendrat spitalore me kushte apo pa kushte sanitare dhe qe kryesohen nga i famshmi Stafilokoku i artë ose (Staphylococcus aureus).Teixobactin I eksperimentuar se bashku me antibiotikun vancomycin ne mikrobet rezistente ndaj ketij te fundit I ka eleminuar ne mase drastike kolonite mikrobike te stafilokokut te cilat I rezistonin dukshem vancomycinës.Disa shtame te Stafilokokut te quajtura dhe MRSA(methicilin resistant stafilokokus aureus) me pare luftoheshin nga methicilina,amoxycilina,penicilina,oxacilina dhe antibiotike te tjere tani ata jane rezistence ndaj tyre.Për rrjedhojë këta janë të përhapur shume në lekuren e njerëzve të shëndoshë dhe nuk shfaqin sëmundjr por dhe në të sëmuret dhe kur futet në lekur me anen e plageve të ndryshme jep infeksionet e paraqitura ne figuren e meposhtme .

  5. Arben Qafezezi thotë:

    Në Bullgari ka filluar në kohë fushata e vaksinimit kundër gjuhës blu(blutangut)
    Arsyeja që ky vaksinim ka filluar në javën e parë të marsit është se deri në këtë kohë nuk kemi fluturime të mushkonjave kulikoide përhapse të sëmundjes.Drejtori Ekzekutiv i Agjensisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore Prof P Mollov konfirmoi se sasia prej 4625000 dozëve është tërhequr në bazë të planit kombëtar të miratuar nga KE.Brukseli do të paguajë gjysmën e kësaj shume.Kujtojmë se për shkak të motit të lagësht dhe të ngrohtë në vjeshtën e vitit 2014 në Bullgari sëmundja u në 2155 vendbanime ku numëri i kafshëve të therura ose të ngordhura arriti në 472 lopë,556 dhi dhe 36252 dele.
    Vaksina koston 1euro dhe do aplikiohet një herë tek delet dhe dy herë në lopët.Pavarsisht kostos duke qënë pjesë e planit parandalues qeveritar ,ajo do të bëhet falas.Është vaksinë e prodhuar dhe etiketuar nga një firmë Franceze ,me virus të inaktivizuar me të gjitha standartet evropiane dhe e serotipit BTV-4 .Ajo shpërndahet në Bullgari nga Sopharma.Kujtojmë se BTV serotipi 4 e përbën vaksinën, sepse ky serotip u diagnostikua ne 2014 në Bullgari,rajonin e Ballkanit dhe për rrjedhojë dhe në Shqipëri.Vaksinimi do të kryhej brenda 20 ditëve vetëm në kafsht e matrikulluara në fillim në dele pastaj në lopë.

  6. Agim Nelaj thotë:

    DSHURIA PËR PROFESIONIN, ÇELËSI I ÇDO SUKSESI.
    =Rreth novelës “Mjekja veterinere” të Dr. Agim Nelaj=
    Nga Agron MEMA
    Mjeku veteriner, studjuesi dhe shkrimtari sarandjot, Dr. Agim Nelaj, pas një sër botimesh studimore, shkencore dhe artistike, sjell për lexuesin librin më të fundit të tij, novelën “Mjekja veterinere”. Përveç një përkushtimi ndaj kolegëve të këtij profesioni, autori nëpërmjet fantashkencës, sjell edhe përvojën, bukurinë, vështirësitë dhe sakrificën që bën dhe përballet mjeku veteriner. Autori denoncon një patriarkalizëm që ekziston akoma në mentalitetin e njeriut të sotëm ndaj ushtrimit të këtij profesioni nga femrat, por portretizimi i personalitetit të mjekes Iris e përmbys totalisht këtë duke sjellë një epokë me erë të re, kjo një përpjekje që ja ka dalur me sukses autori Nelaj. Njëkohësisht në faqet e novelës denoncohet me forcë deri me tinguj akuze ardhja për së prapthi e demokracisë ku administrata shtetërore mbushet me militantët e pa aftë partiak dhe profesionistët e shkolluar lihen jashtë saj me përçmim e diskriminim. Autori sjell si apel shoqëror e profesional detyrën e gjithsecilit për përcjelljen e traditës dhe përvojës, trashëgimisë dhe dashurisë për profesionin nga brezi në brez jo vetëm për të ecur para, por të rinjt të futen nëpër misteret dhe të zbulojnë rrugëdaljen e labirintheve të profesionit. Mbjelljen e dashurisë dhe përkushtimit ndaj këtij profesioni të bukur dhe human, se po munguan këto, nuk mundesh kurrrë të arrish lartësinë e duhur të detyrës. Aq më keq të një mjeku veteriner që komunikon me”pacientin e sëmurë” vetëm me sy dhe me tinguj. Veshët e mjekut veteriner i ngjajnë një radari që zbulon tek tingujt e kafshës dhimbjen dhe diagnozën e saj. Tek syri dhe zëri i kafshës ndjen dhimbjen e saj, të keqen që i mundon trupin dhe përpiqet me të gjitha mundësitë dhe aftësitë për t’ia larguar atë. Libri sjell përvojë të vyer që kush do mëson prej tyre, jo vetëm veterinerët, por të gjithë, sjell të dhëna shkencore që autori i vesh me aureolë kurioziteti me qëllim thithjen dhe kuptueshmërinë në thelb nga lexuesi dhe përcjelljen e mesazhit tek ata që nuk e njohin këtë profesion. Libri në vetvete është edhe një mikromanual i sëmundshërisë së lopës, që jo pa qëllim autori e bën “personazh” kryesor të novelës së tij, se ajo është e lidhur pazgjithshmërisht me jetën dhe familjen e fshatarit, aq më shumë në kohët që zhvillohen ngjarjet. Fshatari e kish si pjestar të familjes dhe komunikimi i mjekut veteriner me ta është domosdoshmëri suksesi profesional. Ndaj libri përcjell edhe shumë elemente të kodit etik të mjekut veteriner. Jo pa qëllim në qendër të subjektit vihet një mjeke. Jo vetëm për ato që nënvizuam më lart. Por autori duke zgjedhur formën artistike të novelës kërkon ti jap bukurinë e jetës së përditshme, përtej skemës shkencore. Duke qenë një novelë artistike, pa letrarizma të tepërta, ngjarjet nuk mund të kenë kuptim pa prezencën e sharmit të një femre, aq më tepër të një femre të përkushtuar e të dashuruar me profesionin, detaj që e bën më simpatike, më të afrueshme e më të pëlqyeshme tek lexuesi. Kjo sepse ajo të ndjek kudo me prezencën e saj, qoftë diku me atë fizike, qoftë diku me imazhin e saj turbullues e ndriçues. Fantazia artistike është gërshetuar me faktin dhe materjalin shkencor, me përvojën që kthehet në model dhe modul për brezin pasardhës , por mbetet edhe në memorien e historikut veteriner. Një libër i vogël me vlera të mëdha. Se në fund të fundit , libri nuk matet nga numëri i faqeve, por nga vlerat që bart e përcjell tek lexuesi.
    Suksese Dr. Agimi
    Sarandë; 25 gusht 2020

  7. Agim Nelaj thotë:

    Home

    Civil Engineer News

    NEWS

    Albanian

    Opinion

    Search Results

    Sherbime te ndryshme

    Sherbime

    0

    2 days ago

    Shkëmbimi i trastave të Ezopit

    Nga Pajtim Çaushi*

    Novela MJEKJA VETERINERE me autor Doktor Agim Nelaj i jep lexuesit një këndvështrim interesant për përcjelljen e vlerave të diturisë midis brezave.

    Realizimi i subjektit të veprës të kujton rrëfenjën antike për trastat e Ezopit.

    Po ndërsa fabulisti i antikitetit e kishte fjalen për raportet mes vlerave etike e morale, Agimi nderton raportin njerëzor aq tē domosdoshëm mes rishtarëve dhe profesionistëve, pra mes empirizmit të fillesës dhe përvojës shkencore në fushën e veterinarisë.

    Irisi, mjekja veterinere, e sapo diplomuar, ka përballë vështirësi të shumta për të ekzistuar si e tillë.

    I duhet të durojë heshtjen, shpërfilljen dhe injorimin e administratës së shtetit sikur demokratik.

    I duhet të ndryshojë mentalitetin maskilist për këtë profesion.

    Padyshim i duhet që të plotësojë edhe njohuritë e gjymtuara shkencore të profesionit të dhëna me pikatore në sallat e Universitetit.

    Ç’mund të bënte e vetme kjo rishtare e veterinarisë përballë vuvërisë së shtetit dhe injorancës së shoqërisë?… Asgjë, ndonēse pasionante për profesionin e saj!

    Në këto kushte shkëlqen karakteri i Doktorit me përvojë, humanizmi i tij pa cak e kufi, devocioni dhe detyrimi profesional. Bashkëpunimi i sinqertë mes tyre i jep Irisit forcë karakteri dhe aftesi profesioni.

    Doktori i aftë dhe i papërtuar i fal gjithçka pasardhëses së vet pa i kërkuar asnjë sbpërblim.

    Kështu duhet të ndodhë në ç’do profesion, na mëson autori, që të mund të realizohet filozofia e suksesit.

    E shkruar me stil të thjeshtë dhe realist novela të bën për vete që në faqet e para.

    Mendoj se kjo veper e re e Doktor Agim Nelaj eshte sukses jo vetëm për atë, por edhe për shkrimet tona me këtë temë që është të trajtuar aq pak Home

    Civil Engineer News

    NEWS

    Albanian

    Opinion

    Search Results

    Sherbime te ndryshme

    Sherbime

    0

    2 days ago

    Shkëmbimi i trastave të Ezopit

    Nga Pajtim Çaushi*

    Novela MJEKJA VETERINERE me autor Doktor Agim Nelaj i jep lexuesit një këndvështrim interesant për përcjelljen e vlerave të diturisë midis brezave.

    Realizimi i subjektit të veprës të kujton rrëfenjën antike për trastat e Ezopit.

    Po ndërsa fabulisti i antikitetit e kishte fjalen për raportet mes vlerave etike e morale, Agimi nderton raportin njerëzor aq tē domosdoshëm mes rishtarëve dhe profesionistëve, pra mes empirizmit të fillesës dhe përvojës shkencore në fushën e veterinarisë.

    Irisi, mjekja veterinere, e sapo diplomuar, ka përballë vështirësi të shumta për të ekzistuar si e tillë.

    I duhet të durojë heshtjen, shpërfilljen dhe injorimin e administratës së shtetit sikur demokratik.

    I duhet të ndryshojë mentalitetin maskilist për këtë profesion.

    Padyshim i duhet që të plotësojë edhe njohuritë e gjymtuara shkencore të profesionit të dhëna me pikatore në sallat e Universitetit.

    Ç’mund të bënte e vetme kjo rishtare e veterinarisë përballë vuvërisë së shtetit dhe injorancës së shoqërisë?… Asgjë, ndonēse pasionante për profesionin e saj!

    Në këto kushte shkëlqen karakteri i Doktorit me përvojë, humanizmi i tij pa cak e kufi, devocioni dhe detyrimi profesional. Bashkëpunimi i sinqertë mes tyre i jep Irisit forcë karakteri dhe aftesi profesioni.

    Doktori i aftë dhe i papërtuar i fal gjithçka pasardhëses së vet pa i kërkuar asnjë sbpërblim.

    Kështu duhet të ndodhë në ç’do profesion, na mëson autori, që të mund të realizohet filozofia e suksesit.

    E shkruar me stil të thjeshtë dhe realist novela të bën për vete që në faqet e para.

    Mendoj se kjo veper e re e Doktor Agim Nelaj eshte sukses jo vetëm për atë, por edhe për shkrimet tona me këtë temë që është të trajtuar aq pak

Na shkruani