Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (Pjesa e pestë)

Shënim! Fillimisht po sqaroj pyetje që lidhen me pjesë të botuar më parë.
Një bletarë më pyet: A ka dal ndonjë ilaç i ri, i mirë për bletët?

varroa-tek-bletaNuk po komentoj pyetjen ,e cila është hapsinore.Është krijuar idea se ndonjë bar mund të ketë fuqi magjike! Bletaria moderne mbështetet mbi sisteme kontrolluese, parandaluese dhe mjekuese emergjente.Në këtë seri ,ne po trajtojmë materiale që lidhen me sistemin e bletarisë organike.Sistemi mbështetet mbi një projekt që është studiuar dhe mbështetur në kushte klimateriko toksore,ekologjike,endemike,veterinare etj.Projekti është pesë vjeçarë.Protokolli hartohet për çdo vit dhe përfshin disa paketa kontrolluese për: organizimin, ushqimin dhe sëmundjet kryesore në bletari. Sqarojm se : Projekti përcakton qartë ndarjen përfundimtare nga lëndët sintetike ( kimikatet ) si: Oksitetraciklina, Fumidili, Ancotili, kimikatet(shiritat etj. Lëndët organike ( acide dhe vajra esencial ) po përdoren me sukses duke zbatuar radhën e përcaktuar në projekt. Bletari që fillon rishtas zbatimin e projektit , duhet të njihet me fazat e tij, që në fillim të vitit bletar ( gusht 2016 ). Theksoj: Projekti zgjidh tre nga problemet më kryesore në trajtimin veterinar të bletëve:

1-E çliron familjen e bletës nga ”ngërçi shqetësues,”si rrjedhoj e ndërhyrjeve të shpeshta, me vend e pa vend gjatë pranverës ( 100ditë ).

2. Eviton praktikën e deritanishme të përdorimit të barnave veterinare që rrjedhin nga kimikate.

3. Përdorimi i acideve organike dhe vajrave bimore esenciale është e ardhmja e zgjidhjes veterinare

Përmbledhje i disa pyetjeve.

Çfarë është bletaria organike?

Bletaria organike përpiqet të menaxhoi ato sisteme,që me ndërhyrje minimale dhe praktika të shëndetshme të mbrojë mjedisin dhe ruajë diversitetin.Ajo nuk lejon përdorimin substancave sintetike.Bletaria organike në vëndin tonë është qeverisur pa standarde organike.Standarte që përcaktojnë parimet dhe praktikat e menaxhimit organik.Standardi duhet të jetë i shoqëruar edhe me lista të lëndëve të lejuara.Ky duhet të diktojë protokolle dhe paketa kontrollues që lejojnë ;çfarë praktika dhe lëndë mund të përdoren në bletari.Cilët janë kufijtë e lejuar? etj.Kjo gjëndje kjartëson dhe pyetjet; Psenuk bëhen aplikime për çertifikime organike?Aka tek ne bletarë organikë të çertifikuar? Au lejohet bletarëve organike të përdorin ndonjë kimikat?Si mund ata të menaxhojnë dëmtuesit dhe sëmundjet? Strategjia kryesore e menaxhimit nga prodhuesit organikë është parandalimi i çregullimeve, sëmundjeve dhe dëmtimeve të tjera. Qëllimi është për të reduktuar incidencën e sëmundjeve dhe dëmtuesve të prodhuesit organike…Sipas Cod.Aliment., vetëm mjalti i certifikuar organike mund të tregtohet me fjalën ‘organik’ në etiketë.Nuk ka ende standarte dhe rregulloret e ngjashme për çertifikime organike. Pse acidet organike janë arma më e zgjedhur kundër varraroas.? Çdo vit, herët në pranverë, bletarët kontrollojnë bletoren, për të gjetur si e kanë kaluar familjet e bletëve dimrin. Dhe për vit, shumë prej këtyre bletarëve janë gjëndur para një surprizëe mjaft të pakëndshme.Ata zbulojnë se një numër i familjeve nuk i kanë mbijetuar sezonit të ftohtë.Varroa desktruktor mbetet shkaku më i rëndësishëm i këtyre humbjeve të familjeve.Kjo sidomos kur dimri është jashtëzakonisht i butë.Ja pse trajtimi në këtë sezon të vonë ndaj varroas është trajtimi më i rëndësishëm i vitit, dhe pse acidet organike janë arma më e zgjedhur kundër Varroas. Bletët (Apis mellifera) janë insekte interesante. Ato shfaqen me ndryshme gjatë jetës së tyre të shkurtër.Një nga aspektet më interesante në jetën e tyre është dallimi në mes bletëve verore dhe atyre dimërore. Bletët punëtore që dalin në pranverë apo verë kanë një jetëgjatësi mesatare prej 30-40 ditë, ndërsa motrat e tyre të lindura në shtator ose tetor janë formuar për të qëndruar gjallë gjatë periudhës papjellje,gjatë gjithë dimrit deri në pranverë e në vijim.Ky proces i jetës dimërore të bletëve është bërë shumë më i ndjeshëm që kur paraziti varroa (Varroa desktruktori) filloi parasitimin në familjet e bletëve në më shumë se dy dekada më parë. Studimet kërkimore kanë arritur në përfundim se varroa është shkaku kryesor i humbjeve të familjeve.Për të kuptuar pse varroa përbënë kërcënimin më serioz të familjeve të bletëve në fazën e jetës dimrore, le të shohim lidhjen mes bletëve dhe popullatave varroa gjatë një viti të plotë bletarie.Gjëja e parë që do të vihet re është se popullata e bletëve dhe ajo varroa nuk janë synkron.Kur bletët arrijnë kulmin e popullsisë(pranverë),niveli i varroas është i ulët.Kur bie numëri i bletëve,varroat arrin kulmin(gusht shtator).Konkretisht përsa nuk ka pjellje,varroa dyfishohet në çdo tre javë nga mesi pranverës dhe fillimi i periudhës pa pjellje.Koha e trajtimit në fund të verës,fund të korrikut dhe fillim të tetor është e varur nga faktorë të ndryshëm si; niveli varroas,gjatësia e sezonit dhe kushtet e motit.Për të përcaktuar kohën kur duhet të trajtohet varroosis, fillimisht duhet të testohet.Nuk duhet harruar se bletët e dimrit kanë (relativisht) jetë të gjatë.Ato “dorëzojnë” familjen,gjeneratës së re të bletëve, pranverën e ardhshme.Një ngarkesë e lartë varroa gjatë sezonit të ftohtë do të rrisë ngarkesën me viruse të familjes së bletëve. Kjo mund të çojë në jetëgjatësi të shkurtër për bletët e dimrit, e cila reflektohet në pranverë.Familje dalin me një numër shumë të vogël bletë ose humbje të shumë familjeve.

Ne Vazhdim do te lexoni: Acidet organik dhe vajrat esenciale.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.