Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Pyesni Mjekun Veteriner » Qeni ynë leh dhe dëmton mobiljet

Qeni ynë leh dhe dëmton mobiljet

Ne jetojme ne apartament dhe kemi nje qen terrier mix jo shume te madh rreth 12 kg .Qeni im sa here qe : nuk ka njeri ne shtepi , i ngrihet zeri tv ( kur ka ndonje muzike , humor) , apo do qe te dale jashte dhe ne nuk i nxjerrim ai ; gervisht mobiljet , karrige divane etj, kafshon kepuce , sandale etj cte gjeje. Ne e mbyllim ne banje dhe aty ai urinon nga inati gjithashtu.ju lutem me shkruani si te veproj.

Përgjigjet Dr Gerta Dhamo

Problemet e nervozitetit në qen janë të shpeshta, keto mund të shkaktohen si pasojë e: a) problemeve fiziologjike, cikli estral, b) shpesh pronarët nuk meren shumë me qenin, pra e lënë vetëm brenda në shtëpi, nuk e shëtisin ate, c) përkëdhelia e tepërt që i bëhet qenit, qeni mbret.
Prandaj e këshillueshme është që përpara se një pronar të marrë një kafshë, ai të pyes një mjek veteriner për kujdesin që duhet të ketë për këtë kafshë në mënyrë që të mos të ketë këto pasoja. Ajo që do të këshilloja unë për rastin në fjalë është që pronari të merej më shumë me këtë kafshë, ti kushtonte disa ore me tepër vëmendje këtij qeni, ta nxjerë shëtitje, të mos e mbyll në banjë siç thotë , ta qortoj dhe jo ta godas në momentet kur ai bën gjëra jo të përshtatshme.

Shumë pronarë duke qënë tepër të ngarkuar me punë , nuk mund të kenë kohën dhe mundësitë të luajnë , apo ushtrojnë komanda dhe ushtrime të ndryshme me qentë e tyre.Duke qënë se qeni ka tepër energji , na ndihmojnë shumë disa prej lodrave që shiten në dyqanet e kafsheve .Disa prej tyre janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që kafsha ndjen argëtim dhe luan kështu për një kohë të gjatë duke cliruar një pjesë të energjive të tyre .

Përfitoj nga rasti të këshilloj pronarët që të kenë kujdes në zgjedhjen e lodrave .Në treg shohim lodra që mund të shkaktojnë : dëmtime të dhëmbëve , dëmtime të laringut etj.

Pyesni mjekun veteriner rreth lodrave që janë më efikase për qenin tuaj.

 Përgatiti përgjigjen

Dr Gerta Dhamo


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: