Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Këshilla për periudhën e nxehtë të verës

Këshilla për periudhën e nxehtë të verës

Koha e nxehtë erdhi, shumë prej nesh kanë filluar të bëjnë planet e tyre për të shkuar në vënde të freskëta, në plazh, në mal.Megjithëse faturën e madhe që të sjell një kondicioner nuk i qëndrojmë dot tundimit për ta ndezur gjatë ditës në orët kur vapa shtrëngon më shumë.Po ashtu, kushdo që ka një kondicioner në makinë e ndez sapo ti jepet mundësia.
Pyetja është po kafshët shtepiake, qentë, macet etj, si i qëndrojnë kësaj vape?
Macja eshte disi më rezistuese dhe nëse eshtë vapë do te gjejë një vënd pak më të freskët dhe të dremiti apo flejë.
Po qeni?
Nëse do të shkoni diku në një ditë të nxehtë, të jeni të sigurt se qeni juaj do ju ndjekë sado vapë që të jetë. Qeni nuk është shumë praktik kur bie fjala për të qëndruar qetësisht në vënde të freskëta, ata varen plotësisht tek ne për tu kujdesur në lidhje me këtë drejtim.Me qenin mund të luajmë aq gjatë sa mundemi në piskun e vapës dhe ata nuk do të ndalojnë asnjëhere vetë sado të lodhur të jenë.Eshtë në natyrën besnike të qenit që të veprojë deri në vetmohim për të kënaqur të zotin e tij.
Prandaj ështe detyra e jonë që të kujdesimi sic duhet për ta.
Pikërisht sot do të flasim për disa këshilla si të kujdesemi në këto ditë të nxehta për kafshët e shoqërimit .
Këshilla më e madhe dhe më kryesore është:
• Në asnjë mënyrë mos lini ndonjë nga kafshët e shoqerimit, qoftë thjesht dhe per disa minuta në makinë.Eshtë shumë nxehtë edhe në qoftë se i mbajmë dritaret hapur .Kjo pasi temperature rritet shumë shpejt në makinë.Ky veprim do të rrezikonte sinqerisht qenin tuaj të pësontë një goditje nga e nxehta ose sic njihet ndryshe “mund ti bjere pika nga e nxehta”
• Minimizoni ushtrimet apo lojrat me qenin nuk ka rëndësi sesa qeni apo ju po kënaqeni , edhe në ditët më të freskëta rreziku është i pranishëm.
• Të kihet parasysh se sa më i/e vjetër, shendoshë gjithashtu dhe qentë me hundë të shtypur janë më të rrezikuar, kjo për faktin se dukë pasur deformim të kavitetit nazal e kanë më të vështirë frymëmarrjen.Disa nga rracat që e tolerojnë vapën më pak se rracat e tjera janë:
Nëse qeni apo macja juaj janë me qime të gjatë, mund ti bëni një qethje më të shkurtër gjatë periudhës së verës por jo të qethet shkurt fare pasi në këtë mënyrë do të jenë më të ekspozuar gjate djellit dhe mund të pësojne djegjë të lëkurës nga rrezet e djellit.
Mbani sa më shumë ujë të pijshëm qe të keni mundesi dhe freskojeni(ndërrojeni) sa më shpesh ujin pranë vendit ku qendron kafsha tuaj.
Të kihet parasysh se qeni juaj nuk mund të djersije ashtu si njerzit për të treguar që ka vapë.(qentë djersine shumë pak në pjesën midis gishtave,por kjo është e papërfillshme për ta.)
Disa nga shënjat që qeni juaj ka vapë janë :qeni merr frymë me gojën hapur, gjuhën jashte dhe shume frymëmarrje të shpejtë,sytë i marrin nje pamje si të qelqta.

Por si të veprojmë nëse kafsha jonë ka ndenjur në djell më shumë sesa duhet dhe ka shënjat që përmëndëm më lart?

Veprimi i parë duhet që qeni të kalohet në një vënd të freskët dhe ti jepet uje për të pire, të kihet parasysh se uji duhet ti jepet shpesh dhe në sasi jo shumë të madhe pasi mund të provokojë vjelljen.Në rast se kemi mundësi të mënjëhershme ti bëjmë një banjë me ujë të vakët(pak me i freskët se zakonisht por jo i ftohte fare), por ne rast se për momentin nuk kemi mundësi ti bëjmë një banjë atëhere fillojmë menjëherë kompresat me ujë të ftohtë.Në ujin e pijshëm mund dhe të hedhim disa copa akulli për ta freskuar sa më shpejt qenin.Mirë është që gjendja e kafshës të monitorohet gjatë gjithë kohës deri sa të kalojë kjo fazë.
Kemi rastet më të rënda kur qeni mund të kalojë në gjendjë kome, shoku, dhe atëhere trajtimi mjekësor është i nevojshëm.Vini në djeni Mjekun Veteriner për gjithçka ka ndodhur dhe dëgjoni këshillën e tij.

Artikulli u përgatit nga MV Egli Ozuni

Ky materiali është pronë e revistës “Mjekësia Veterinare Shqiptare” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .


1 Koment

  1. azhiva thotë:

    Dje sapo pata nje rast te tille, qeni kishte kaluar ne gjendje kolapsi pasi kishte qendruar vetem 30 min(sipas pronarit) jashte ne temperaturen 32 o C.Qeni gjate gjithe trajtimit (per afer 3 ore e gjys) nuk mundi te dilte nga gjendja dhe gjate gjithe kohes qendroi ne oksigjen.Per trajtim te metejshme u dergua tek spitali 24 oresh.Por megjithese u luftua gjithe naten nuk mundi te jetoje.Eshte e rendesishme te ruhen kafshet nga temperatura e nxehte.Ju faleminderit
    Mjek Veteriner
    Atalvin Zhiva

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: