Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Dallimi i gjarpërinjve helmuesë nga ata jo helmues

Dallimi i gjarpërinjve helmuesë nga ata jo helmues

Dallimi i gjarpërinjve helmuesë nga ata jo helmues.

1-Gjarpëri jo helmues e ka beben e syrit të rrumbullakët kurse ai helmues e ka në formë elipsoidi pingul me tokën .

2-Dhëmët e gjarpërit johelmues janë njëjt të barabartë në nofullën e spërme në dy rreshta, kurse ai helmues ka dhe dy më të mëdhenj 3-6 cm në nofullën e sipërme që quhen çataj dhe duken qartë në pjesën e kashuar .

3-Luspat e bishtit në gjarpëri helmues janë vendosur në një rresht kurse në tjetri në dy rreshta.

dallimi gjarperit helmues dhe johelmues

4- Dallimi i fundit është se një pjesë gjarpërinjve helmues që kanë ngjyrat kryesore verdhë e zi për helmuesit janë një rreth i zi i pasuar nga një i verdhë në të padëmshmit janë dy rrathë të zinj që pasohen nga një i verdhë.

Megjithatë pacienti i pickuar gjithmonë do të trajtohet njëlloj sikur është pickuar nga një gjarpër helmues.Pohime dhe të dhëna të rëndësishme për gjarpërinjtë. Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashme me hardhucën. Paraardhësve të tyre mendohet që t’ju jetë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t’ju jenë gërryer këmbët nëpër tokë. Me përjashtim të Polit të Veriut, Polit të Jugut dhe vendeve subpolare në të gjithë botën hasen rreth 3000 lloje gjarpërinjsh nga këta 400 lloje janë helmues.Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpëri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni (gjarpëri më i madh). Është i pavërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpëri më i madh është anakonda me 10 m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë. Gjarpëri jeton 10-40 vjet në vartësi nga lloj.Speciet e gjatësive të vogla jetojnë më pak 3-10 vjet kurse të mëdhenjtë si psh Pitoni deri 40 vjet. Ai jeton rreth 1 muaj pa ngrënë dhe 1-2 javë pa pirë ujë. Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizëshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si të njeriu të ngjitura, por, janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë. Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth. Meqënëse të gjitha kockat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të gjahut duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha kockat të venë në vend .Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin.Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse prehu mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish,dhe nëpërmjt kanalit që përshkruan dhëmbin e tij(si age e shiringave) injektohet helmi i cili në disa raste shërben për ngordhjen e gjahut në raste të tjera shërben si tretës i ushqimit. Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë. Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit. Me anën e këtij thesi mushkëror ai mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehin shumë të madh dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në (thesin mushkëror).Kjo veti e bën atë që të qëndrojë gjatë në ujë pa marë fryme .Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit. Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë. Pra nuk e ke vrarë një gjarpër nëse i ke këputur vetëm bishtin e diçka më shumë.

FAKTE RRETH GJARPËRIT

  • Gjarpëri femër është më i madh se ai mashkull.

  • Gjarpërinjtë nuk janë vegjetarianë, ata hanë insekte ose kafshë të vogla shumica prej tyre janë dëmtues si psh minjtë , brumbujt etj.

  • Ai ha vetëm kur është i uritur , ka raste që rri muaj pa ngrënë.

  • Gjarpëri e ka kohën e çiftimit në pranverë (prill-maj) pasi ka zbritur nga malet ku fillon të shkrijë dëbora, pjell zakonisht çdo vit vezë ose disa lloje gjarpërinsh, pjellin këlyshë 13-15 cm me peshë rreth 2 g .

  • Koha e pjelljes është zakonisht vjeshta. Shumica e gjarpërinjve e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 4 vjeçare dhe janë më agresivë gjatë sezonit të shumimit.

  • Të gjithë llojet e tyre mund të notojnë për bukuri, dhe pickimi prej tyre në ujë është njëjt i dëmshëm si pickimi në tokë.

Llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri

Në Shqipëri njihen rreth 18 lloje gjarperinjsh por jam i sigurt se ka akoma me tepër se kaq duke mare parasysh qe midis llojeve ka edhe nenlloje. Ata e kafshojnë njeriun vetm kur janë të detyruar ta bëjnë këtë për vetëmbrojtje. Shumë njerëz nuk e kane idene dhe nuk dine te dallojne gjarperinjte helmues nga ata te pademshem Me poshte do te bej nje lloj renditjeje të thjeshtë të specieve qe jetojne ketu.

GJARPERI I UJIT (natrix natrix ) ,

GJARPERI I UJIT (natrix natrix )
GJARPERI I UJIT (natrix natrix )

tre lloje nepërkash veçojmë: N

NEPERKEN E LENDINES (vipera ursinii )

gjarper helmues- Neperka ( vipera ursinii)

tre lloje gjarpërinjsh SHIGJETË,

caspian-whip-Gjraperi shigjete-17284059

dy lloj BOLLASH veçojmë atë të shtëpisë (elaphe longissima)

dhe atë me katër vija ,

Gjarperi shtepise (elaphe longissima)
Gjarperi shtepise (elaphe longissima)

tre lloje të GJARPËRIT KAMZHIK (dolichophis) etj

Ndihma e pare në rast kafshimi ;

1-Largojmë menjëherë të pickuarin nga gjarpëri, nga gjymtyra e pickuar i hiqen unaza , byzylykë etj, shpëlahet vendi i kafshimit me ujë të bollshëm e sapun.

2. Identifikohet gjarpëri me anën e telefonave celular apo aparateve të ndryshme të bëjmë video/foto të gjarpërit duke rrezikuar sa më pak veten tonë.

3- Mbulohet vendi me një beze, dhe bëhet lidhja e krahut ose këmbës së pickuar rreth 3-4 cm mbi pickim dhe shtrëngohet aq sa të hyjë lirisht një gisht mes krahut dhe bendes lidhëse. Lidhja e gjymtyrëve bëhet vetëm kur ajo mund të jetë nën pozicionin e zemrës .

pickmi nga gjarperi- Shtrengimi i dores

4-Dërgimi me shpejtësi në ambulancë .

KUJDES!

-Mos tento të çash më tepër plagën dhe të thithësh helmin , sepse vërtet që helmi të vdes kur ka kontakt me gjakun , por ti mund të kesh ndonjë plasaritje të mukozes së gojës ose ulçeracion dhe nga shpëtimtar këthehesh në viktimë .

-Mos përdorni akull apo kompresa të ftoha. Aplikimi akullit për një periudhë të gjatë në vendin e pickuar dëmton indet e shëndetëshme qoftë dhe aplikimi për një periudhë të shkurtër rrezikon pasi disa ekspertë mendojnë se efekti i helmit rritet ndjeshëm kur has në temp të ftohtë.

-Mos i jep ushqim, alkool, kafe,çaj ,duhan etj të pickuarit nga gjarpëri.

-Mos përdor pomada të ndryshme në plagë.

-Gjarpërin e sapo vrarë siguroje mirë duke e mbyllur në një kuti apo kavanoz dhe duke e mbajtur larg sepse ndodh që dhe që dhe të pickojë në mënyrë reflektore (vertet shumë rallë por ndodh) .

Meqënse gjarpëri është kafshë e tokës veç serumit anti-vipera duhet që plaga të quhet e molepsur dhe nga bacilli i tetanozit dhe mikrobe të tjera , pra në mjekim këto duhet të meren parasysh.

Parandalimi prej pickimit

  • Mënjano ecjen në muzg e zhveshur nëpër të çarat e shkëmbinjve, apo afër shkureve apo pirgjeve me gurë në vendet ku ka lëvizjë gjarpërinjsh.

  • Mos fli përtokë nëse mundesh dhe kontrollo gjithçka nën objektet afër, para se të flesh në tokë. Përdor preparate që largojnë gjarpërinjtë ( si psh V.S.R) rreth shtëpisë, vilës, tendave staneve të bagëtive në mal etj, këto preparate kanë si përbërës kryesorë squfurin,kamforën etj dhe shiten në farmacitë veterinare e bujqësore.

  • Masë tjetër është dhe luftimi i minjve në shtëpinë tuaj i cili është ushqimi kryesor që tërheq gjarpërinjtë.

Në të gjitha rastet kur dyshoni se jeni pickuar nga gjarpëri por nuk jeni të sigurt pasi nuk mundët të shihni apo kapni gjarpërin, mos neglizhoni por paraqituni tek klinika më e afërt për të marrë ndihmën e duhur nëse do të jetë e nevojëshme.

Artikulli u soll për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Mjek Veteriner Arben Qafëzezi.

Nuk lejohet ribotimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit të shkrimit.

Ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com në rast referimi.


1 Koment

  1. […] u soll për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Mjek Veteriner Arben […]

Na shkruani