Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » E lindur me zemër në qafë (video)

E lindur me zemër në qafë (video)

Rasti që ka bërë bujë jo vetëm nëpërmjet veterinerësh quhet një mrekulli!
Emri i saj është Cora (Kora) dhe është quajtur viçja mrekulli.
Ngjarja ka ndodhur në Amerikë dhe kushdo që ka pasur rastin të jetë pjesë e rastit në fjalë mund të thotë më plot gojë se; “është hera e parë që ju ndodh të hasin një rast të tillë.
Mjekja Veterinere Dr Zimmerman e cila e raportoi këtë rast shprehet: “Eshtë një ngjarje që haset njëhere të vetme në jetë. Kam 10 vite që ushtroj prefesionin dhe asnjëherë nuk kam hasur një rast të tillë. Në literaturën veterinare kemi lexuar rreth rasteve të ngjashme, vetëm se asnjëherë nuk i kemi hasur në realitet”.
Video është postuar në facebook dhe brenda ditës u shpërnda më shumë se 6,000 herë.
Pra vërtet një lajm që ja vlen të ndahet dhe më lexuesit shqiptarë apo jo?
Por shumë nga ne jemi të interesuar të mësojmë c’farë është ky rast? Si do të jetë jeta e kësaj viçeje?
Kjo anomali quhet “ectopia cordis”, që do të thotë; “zemra e formuar jashtë kavitetit të toraksit”.
Një prej profesorëve nga fakulteti i shtetit Montana USA, i cili po punon me këtë rast shprehet:” Nuk kemi të bejmë aspak me një problem gjenetik, është thjesht një difekt i natyrës”.
Lindje të tilla ka pasur dhe më parë dhe në kafshë të ndryshme, por ajo që e bën këtë rast të rrallë është së viçi në fjalë mundi të mbijetojë duke jetuar një jetë normale për momentin.
Sigurisht një rast i tillë është një mundësi e jashtëzakonshme për ta studiuar dhe mësuar për studentat e Fakultetit të Veterinarisë (dhe jo vetëm pasi këto raste hasen dhe në njerëz).
Eshtë vërtet interesante të shohim vazhdimësinë e këtij rasti pasi sipas literaturës kafshët që kanë lindur me anomali të ngjashme, mund të jetojnë deri në afërsisht 4 muaj.
Mbase Cora do të jetë një legjendë e gjallë dhe për shumë vite në vazhdimësi.

Artikulli u përgatit nga Revista Mjekësia Shqiptare
Ju lutemi në rast referimi përmendni burimin e informacionit dhe linkun përkatës të veterineret.com