Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Kolapsi i bletëve (pjesa e dytë)

Kolapsi i bletëve (pjesa e dytë)

-Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare-
Nga Dr Agim Nelaj:-

Ç’farë ndodh më tej?

Njeriu futet në skenë, por jo aq dashamirës me bletën , duke i shkaktuar asaj stres.

-Bletërritësi i mbledh bletët e roitura,i fut në koshere dhe i detyron ato të ndërtojnë hoje.
-Për të kontrolluar temperaturën dhe lagështinë brënda në koshere, bleta harxhon energji.
-Vjelja e sasive të mëdha të polenit dhe mjaltit të parë ,duke lënë mjaltin e vonë të stinës  për bletët,që zakonisht ka vlera më të pakta ushqimore.
-Bletarët ndryshojnë dietën e kolonisë së bletëve .
-Sot,bletët po mbarshtohen me mënyra sjelljeje që janë të huaja për bletët dhe që  i ekspozojnë këto ndaj ndikimeve dëmtuese të dimrave të fortë,nxehtësive  apo pesticideve.

Në këtë skenar të krijuar nga njeriu,janë të dukshme tre fakte:

1.Kolonitë e bletëve shtëpiake i nënshtrohen stressit shumë më tepër se në kushte natyrore.
2.Bletët  me kapacitet gjenetik të reduktuar ushqehen artificialisht për një kohë të gjatë kështu që mund të trashëgohen tek ato, gene të padëshiruara.
3.Nuk merren masa nga bletari për të pastruar mbeturinat, papstërtit e shkaktuara nga tenja e dyllit etj.

Kështu,toksinat dhe elemente të tjera të padëshiruara të grumbulluara nga mjedisi në zgjua për vite me rradhë e ulin funksionimin normal të kolonisë së bletëve.Çudia nuk është se, kolonitë e bletëve shtëpiake eliminohen për një arsye apo tjetër. Por është që shumë prej këtyre kolonive mbijetojnë pavarsisht nga trajtimi i keq që i bëjnë bletarët.Mbani mend se bletët funksionojnë njëlloj si insektet e tjera,si gjitarët madje edhe si njerëzit,ato kanë kujtesë të largët e të afërt e cila mund të  prishet në rast se ndërhyjnë elemente të tjerë,ato ndjejnë dhe i përgjigjen ndryshimit të mjedisit si p.sh në rastin e mbajtjes së një temperature të caktuar brenda në koshere.Po kështu toksinat nga  jashtë dëmtojnë sistemin e tyre imunitar ndërkohë që stressi I të ushqyerit prish gjithashtu funksionimin e tyre normal.Bleta gjëndjen stressante  e shfaq nëpërmjet temperamentit të saj, me situata  tepër nervoze

Gjëndja nervoze

Bletët janë më të prirura të thumbojnë kur pjesa me madhe e bletëve të fushës (që mbledhin ushqim) janë në zgjua. Në se  kushtet janë  jo të favorshme jashtë (zakonisht moti) është  arsyeja që këto bletë nuk punojnë.

Faktorë të tjerë që mund të jenë shkak për bletët të kthehen në gjëndje mbrojtëje janë:

-Temperamenti i Mbretereshës, që në mënyrë gjenetike ia kalon pasardhësve.
-Efektet e pesticideve.
-Shqetësimet prej qelbësve, arinjve dhe insekteve të tjerë.

-Prurjet e dobëta të mjaltit, kur në koshere hyn ushqim i paktë.
-Vjeshta, pasi prurjet e mjaltit kanë pushuar.
-Kërcënimet e stuhive.
-Ditët e ftohta, me re dhe shi.
-Ditët mbytëse, të nxehta, të lagështa.
-.Mengjesi herët ose pasditja e von dhe darka.
-Manovrimet e pasakta që mund të rezultojnë në vrasjen e shumë bletëve. -Tronditja e kosheres ose nje pjesë të saj.
-Semundjet, infeksionet dhe parazitët.
-Kontrolli i kolonisë pa përdorur tym.
-Nxjerrja e mjaltit nga kosherja ose lënia e kutive dhe kornizave te ekspozuara gjatë jashtë në gjëndje urie, duke stimuluar kështu veprimtari grabitese.
-Vajrat e flokeve, locionet, deodorantet ose parfumet mbytes të bletarëve
-Mungesa e Mbretëreshës etj

(pjesa e parë: Kolapsi i Bletëve ?)

Dr.Agim Nelaj Qëndra veterinare”ALBA”Sarandë

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit.


1 Koment

  1. Trota Aj thotë:

    nese te kuptova ne fund te pjeses se pare ,mua mu duk sikur ne qe kemi koshere moderne te kthehemi tek ato primitive??? .sa per ju si specialist i kesaj fushe, mua me ka sjelle nje liber te botuar nga ju; nje bletar nga kuksi.B.Cena ,por dhe.K.Bulica ,ne liber, e shohe qe ju e njihni mire te gjithe proceset ne bletari ,te uroj pune te mbare.

Na shkruani