Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Profesor Nexhmedin Misiri


Profesor Nexhmedin Misiri lindi në qytetin e Elbasanit më 5 Nëntor 1925.

I ati i tij, Hasan Misiri ka ushtruar profesionin e barnatorit. Barnatoria e Misirve në Elbasan është një ndër më të vjetrat në vendin tonë.

Ajo është trashguar nga Sulejman Misiri, gjyshi i Nexhmedinit, i cili e ka hapur barnatoren e parë në vitin 1876, kjo përkon me të njëjtën periudhë që është hapur dhe barnatorja e Mozaleve në Shkodër.

Në vitin 1921 gjëndet tabela orgjinale ”BARNATORE”PHARMACIE”1921,H.SULEJMAN MISIRI …

Dini (kështu thirret në Elbasan) siç e thërrisnin që herët në shkollën plotore e më pas në Normale.

Ai u lidh ngusht me farmacinë dhe gjithë aktivitetin e saj. Duke qëndruar pranë të atit që ishte farmacist i shquar i kohës, ai u ambjentua shumë shpejtë me punët e përditëshme të farmacisë, u njoh me ilacet, me tretësirat dhe pregatitjen e melhemeve. Ai u baë një farmacist i vogël që ndiente kënaqësinë e punës.

I ati shikonte te Dini i ri, një djalë të zgjuar,të vëmendshëm dhe të mbarë, prandaj shpresonin tek ai. Ata nuk gabuan, se ai do të ishte një trashgimtar i denjë i barnatores së Misirëve. Mbas kaq vitesh kemi një fakt interesant Nexhmedini i qëndroi besnik profesionit të parëve të tij, është i vetmi pedagog që qëndroi në indentitetin e tij…

Në vitin 1947 shkon për studime në Fakultetin e Mjekësise Veterinare në qytetin San Petersburg, të cilin e mbaroi me diplomë shkelqyeshem(OTLIÇNO).

Në vitin1952, kthehet në atdhe dhe emërohet në Shkollën e Mesme Bujqesore Kamëz.

Në vitin 1954, transferohet si pedagog i lëndës së Farmakilogjisë në Fakultetin e Veterinarisë të Institutit të Lartë Bujqësor.

Si Pedagog ishte i kompletuar, njihte mirë disa gjuhë të huaja, kishte informacion të gjërë nga shkolla të lindjes dhe perëndimit. Ai zhvillonte leksione të nivelit të lartë, zotronte mirë auditorin, leksonet i bënte interesante, sidomos kur argumentonte e interpretonte në mënyrë thellësisht shkencore;

farmakokinetikën , farmakoterapeutikën, farmakodinamikën e barnave, , korelacionin dhe ndikimin reciprok bar-organizëm, veprimin aktiv të tyre në metabolizmin qelizor, ndikimin në sistemin qëndror nervor e të tjera…

Ky nivel shkencor i mësimdhënies dhe interpretimi i saktë dhe bindës i marrëdhënieve dhe korelacioneve të mësipërm arrihej vetëm me një zotërim po aq të thellë shkencor të raporteve ndërdisiplinore, që konvergojnë me lendën e farmakologjisë siç janë: biokimia,fiziologjia normale e patologjike,dhe lëndet e tjera klinike….

Ndonëse lenda e tij ishte e komplikuar dhe tepër e vështirë, shpegimet e tij ishin të kuptueshme, se ato ishin logjike, argumentuese.

Ish studentet e tij(midis tyre dhe unë) i kujtojnë me respekt leksionet e tij dhe vlerën e tyre në ushtrimin e profesionit.

Tashti pas kam shfletuar materiale te ndryshme për jetën dhe veprën etij, nuk habitem për qartësine e mendimeve, për konceptet bashkohore shkencore, për thellësinë enjohurive në fusha të tjera. Kjo më jep të drejtën të arsyetoj se ai nuk është i rastësishëm ne fushën e tij. Ai njihte farmakologjinë dhe disiplinat e afërta me të , me vlera të një shkencëtari të vërtetë.

Kështu e kujtojnë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë Universiteti Shtetëror Tiranë, nivelin e lartë shkencor të leksioneve te farmakologjise të prof.Misirit. Rritja e shpejtë e informacionit të ri shkencor, ripërtëritja e vazhdueshme e në përpjestime të mëdha të dijeve në këtë fushë, specializimi dhe intergrimi shkencor që lidhen me të, zbatimi më i gjërë i shkencës në prodhim, shkurtimi së tepërmi i kohës që ndan një zbulim shkencor nga perdorimi I tij në veprimtarinë prodhuese kërkonin një pedagog me nivel bashkohor didaktik dhe raporte me të drejta midis saj dhe shkencës .

Në vitin 1972 ,ka kryer specializim pranë Institutit të Farmakologjisë dhe Terapisë Eksperimentale të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të Universitetit Milano.

Në vitin 1974 transferohet ne IKV. Në vitin 1993 dha një ndihmesë në përpilimin e rregulloreve të farmacive dhe orginizimin e rrjetit farmaceutik veterinar.

Ai ka dhe mjaft botime shkollore, 21 prej tyre me bashkautor. Ndërmjet tyre përmendim dhe”Farmakologjia për Fakultetin e Mjekësisë”,”Farmakologjia Stomatologjike” etj. Një kontribut me vlerë ka dhënë dhe në mjekësinë popullore.etj

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.