Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Teshtima në drejtim të kundërt-(Pharyngeal Gag Reflex)-Reverse Sneezing

Teshtima në drejtim të kundërt-(Pharyngeal Gag Reflex)-Reverse Sneezing

Kur kafshët teshtijnë, njësoj si ne, njerëzit , ajri del me forcë nga mushkëritë nëpërmjet vrimave të hundës. Kjo është normale.

reverse_sneeze foto2Tek qentë, rrallë herë dhe tek macet, kjo teshtimë mund të ndodhë në drejtim të kundërt, pra nga jashtë ajri futet brenda. Duke krijuar në këtë mënyrë një gjëndje që shpesh pronarët e kafshëve do ta identifikojnë si një kollë apo përpjekje e kafshës për të vjellë. C’ka nuk është e vërtetë.

Teshtima riverse ( në drejtim të kundërt) nuk është kollë dhe as përpjekje e kafshës për të vjellë.

_______________________________________________________________________

Për ta pasur sa më të qartë shihni videon që kam përgatitur me një përmbledhje :

 

_______________________________________________________________________

reverse_sneeze foto4Kjo është një gjëndje në pamje të parë alarmante duke i trembur me të drejtë pronarët, por që në fakt është një gjëndje e përkohëshme dhe që nuk shkakton ndonjë problem në mushkëritë, por mund të shkaktojë një irritim të laringut si shkak i spazmës tek kafsha. Sigurisht nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë (duke e lodhur qenin tuaj), do të jetë e nevojshme që të kontaktoni Mjekun Veteriner për të marrë trajtimin dhe këshillat e nevojshme.

Si rregull, normalisht ky problem nuk kërkon një trajtim të nevojshëm.

Problemi kryesor qëndron tek pozicioni që merr kafsha kur fillon të marrë të përjetojë këto spazma(apo teshtijë në drejtim të kundërt), zgjat qafën para duke i dhënë kështu trakesë një kënd jo të përshtatshëm c’ka e bën të vështirë lejimin e futjes së oksigjenit në mushkëri duke e bërë të pamundur marrjen frymë normalisht për një periudhë kohe.

Shkaku

C’do gjë që irriton fytin mund të shkaktojë këto spazma në frymëmarrjen e kafshës. Shkaqet përfshijnë që nga ushqimet apo uji, ushtrimet e papërshtatshme, mbytja me zinxhirin apo kollaren rreth qafës, alergjitë, kimikatet, trupa të huaj, si dhe nga gëzimi ( psh kur sheh pronarin, një qen tjetër etj).

Tek disa qen të rracave trup vegjël kjo haset më shpesh, mbase, pasi kanë një fyt më të vogël sesa qentë trup mëdhenj.

Si të veproni

Pra sic e thamë teshtima në drejtim të kundërt, rrallë herë kërkon trajtim. Nëse teshtima ndalet, atwhere edhe spazma ndalet. Shpesh ju mund të ndihmoni duke prekur butësisht fytin e qenit, ndonjëherë ndihmon kur për pak kohë, nëse mundeni të mbuloni vrimat e hundës ( theksoj për një periudhë të shkurtër kohe), kjo do ta bëjë qenin të përtypet duke pastruar kështu fytin e qenit dhe duke larguar c’farëdo shkaku që pati qeni për të filluar spazmat. Po ashtu nëse vëreni se kjo i vjen nga gëzimi, përpiquni ta qetësoni sa më shpejt duke e marrë në krahë ( sigurisht nëse është trupvogël është më e lehtë) dhe duke e masazhuar fytin e tij/saj.

reverse_sneeze foto

reverse-sneezing foto 3

Padyshim që nëse njihet shkaktari nga vjen e gjitha kjo, gjithcka është më e lehtë. Nëse gjëndja përkeqësohet ju rekomandoj ta coni qenin për një egzaminim tek Mjeku Veteriner për tu siguruar që nuk kemi të bëjmë me shkaktarë të tjerë ( psh shënjat janë të ngjashme me kolapsin e trakesë)

Nëse vëreni së qenit i ndodh kjo spazmë kur ndodhet në shtëpi, nxjerrja jashtë do ta qetësojë atë.

Duke qënë se kjo nuk është një problem me rrezik për jetën e qenit, ju mundet ta lini qenin apo macen tuaj dhe vetëm në shtëpi.

Tek disa qen kjo gjëndje është e përkohëshme, mund të ndodhë vetëm disa herë, tek disa të tjerë përsëritet më shpesh.

Gjithsesi spazmat do të largohen duke mos i lënë qenit apo maces suaj asnjë pasojë.

Këshilla ime është që ju të qëndroni sa më të qetë kur qeni juaj fillon këto spazma. Kini parasysh se qentë janë shumë të ndjeshëm (dhe vëmendshëm) ndaj reagimit tonë, është e vlefshme që thjesht ta përkëdhelni qenin ( masazhi i fytit ndërkohë) duke i thënë që gjithcka do të kalojë, në mënyrë që qeni të mos trembet më shumë në këtë moment.

Tek macet spazmat e teshtimës në drejtim të kundërt hasen më rrallë, është e këshillueshme që të bisedoni më Mjekun Veteriner, për tu siguruar se ky problem nuk vjen nga dicka tjetër (psh astma).

Përgatiti Dr Atalvin Zhiva

Ju lutemi në rast referimi nga ky artikull përmendeni burimin e informacionit dhe autorin.

Nuk lejohet ribotimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit.


Na shkruani