Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Sa viça mund të lindë lopa?

Shumica e lopeve lindin vetem 1 vic, rralle mund te bejne dhe binjake apo 2 vica dhe akoma me rralle trinjake apo 3 vica. Prandaj raste te tilla perbejne nje lajm pasi eshte vertet per te festuar.
Por lajm akoma me i rralle eshte kur lopa lind 4 vica (apo katernjake) sidomos kur keto vica jetojne te gjithe.
• Sipas specialisteve te fushes (Mjekeve Veterinere Obstetrik) rasti i lindjes se nje lope qe te beje katernjake (4 vica) eshte 1 ne 700.000 lope.
Kurse raporti qe nje lope te beje 4 vica dhe ata te jetojne te gjithe shendoshe e mire eshte 1: 11.2 milion lope!
Se fundi rasti i dokumentuar i lindjes se katernjakeve, pra 4 vica nga nje lope eshte ne vitin 2014 ne Kaliforni te Amerikes. Lopa e rraces Holshtein lindi 4 vica qe te gjithe te shendetshem dhe qe munden te jetojne normalisht.
• Lopet qe lindin trinjake ndodhin ne raportin 1:2 milion , kurse lopet qe lindin trinjake dhe qe te gjithe vicat jetojne jane te raportit 1 : 8 milion.
• Binjaket jane me te shpeshte si raste lindjeje. 3% e lopeve lindin binjake dhe zakonisht pothuajse te gjithe rastet jetojne dhe rriten te shendetshem.