Një ndër vështirësitë më të mëdha me të cilën u përball Dr,Golemi ishte mungesa e specialisteve dhe kuadrove të tjerë të vetenarisë.Në atë kohë gjithsej ishin 13 mjekë veterinar dhe 8 prej tyre ishin të huaj.Për të plotësuar nevojat, ai bëri mjaft përpjekje për të siguruar bursa për në universitetet me të dëgjuar të Europës,dhe ia arriti qëllimit.Ai i përzgjolli vetë nxënësit që do të dërgoheshin për studime dhe koha vërtetoi se ai kishte bërë një zgjedhje të mirë.
Mjekët veterinare të cilët mbaruan studimet para vitit 1944 sipas shteteve kanë qënë :
Në Turqi : Mehmet Aqif,Sejfi Vllamasi,Ali Ylvi,Tare Libohova,Bilal Golemi, Vasfi Samimi, . Ne Austri : Naim Vreto, Masar Dervishi.
Në Francë : Medar Shtylla, Zeqir Bulaj,Xhevit Arifi ( Beli) ,Petrit Hoxha.
Në Itali : Nuri Dino,Andon Kici,Asllan Muhedini,Dhimiter Vavako,Stavro Gjollma,Bexhet Reso,Jakov Milaj, Myslim Selenica,Vangjel Therecka,Zef Kakariqi,Isa Gradeci,Sabaudin Kone,Loro Ljarja, Hamdi Hackaj, Paulin Kiri, Spase Gusho, Fejzi Llazani,Belul Voshtina,Isan Dobi,Selim Graceni,Hasan Fehmiu,Kristofor Nocka,Vasil Zhupa,Gjon Kiri,Iliaz Kraja,Paulin Shestani,Qemal Gega,Kozma Stefa,Vasil Bozgo,Skender Luarasi.
Në Hungari : Cercem Celo.
DR,Bilali duke shfaqur ndjenja të forta patriotizmi,në vitin 1929,u bëri thirje për tu kthyer në atdhe,jo vetëm veterinerve por edhe intelektualve të tjerë kudo që ndodheshin.Ai nuk i rreshti përpjekjet për të plotësuar nevojat me kuadro veterinare,për këtë hapi kurse për infermjerë dhe policë veterinerë.
Në kurset për infermierë ai zgjodhi nxenës të shkollës teknike ose të rinj të zellshëm që kishin semimaturën,me të cilët bëhej kurs 3-4 muaj në vit,për një periudhë 3 deri në 4 vjet.Ndërsa policët veterinare benin kurse 1 mujore në vit dhe kishin detyre te kontrollonin 15-20 fshatra në muaj,për një periudhe prej 3 vjetesh.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në historikun e Mjeksisë Veterinare është ngritja e të parit Laborator Bakteriologjik Veterinar,në gusht të vitit 1928.Një tjetër ngjarje e kohës është nxjerrja e ligjit “ Mbi Shërbimin Veterinar” , botuar në fletoren zyrtare të Ministrisë të Punëve të Brendëshme, e që mban datën15 Mars të vitit 1929.
Ky ligj është ndër ligjet më të mira të nxjerr në atë kohë ,i cili ka ruajtur vlerat deri në ditët e sotme.Eshtë fakt që edhe ligji i ditëve të sotme është i mbështetur në disa parametra të atij Ligji.Specialistët vetrinarë ,si dhe të gjithë kuadrot e tjerë që punonin në këtë fushë,veprimtarinë e tyre e kishin saksionuar me ligj.
Infermieri veterinar me ligj kishte për detyrë :
Të zbulonte semundjet,të kryente vaksinimet,të merrej me groposjen e kafshëve të ngordhura nga sëmundjet infektive,banjëzimi kundër zgjebes, dehelmintizimet, deratizimet,etj.
Polici veterinar kishte për detyrë:
Të merrej me masat karantinore,dizinfektimet,kontrollin e prodhimeve me origjinë shtazore,kontrollet në tregje,shtegëtimet,eleminimin e qenve rrugace,etj.Në vitin 1929 për herë të parë shërbimi veterinar merr pjesë në një kongres ndërkombëtar,i cili zhvillohej në Londër.Vendin tonë e përfaqësoi Drejtori i Shërbimit Veterinar në Ministrin e Bujqësisë Dr.Bilal Golemi.Ndër kohë filluan marëdhëniet me shumë vende të Europës,e me vonë me Sirinë,Irakun, Egjyptin dhe Amerikën.
Nga Drejtoria e Sherbimit Veterinare, filloi botimi i buletinit veterinare,ku pasqyroheshin sëmundjet infektive dhe u dërgohej të gjithë vendeve me të cilët kishim këmbim informacioni.Në vitin 1932 ,vëndi ynë përfaqesohet në Kongresin e Kopenhages,nga Dr,Vasfi Samimi.Në vitin 1937 shërbimi veterinar bëhet anëtare i organizatës botërorë të vetenarisë, O.I.E. (Office Internacionales des Epizooties) Paris.
Drejtorë të shërbimit veterinare deri në vitin 1944 kanë qënë : B.Golemi, V. Samimi, M. Dervishi.
Shkencëtari i parë veterinar është Dr,Bilal Golemi.
Ai ka marrë gradën e “ Doktorit të shkencave “ në vitin 1926,në Institutin Paster, me temën : Studimi i bacilit të Pelsit (Poelsit ),i quajtur ndryshe Corynobacterium pyogenes.
Më vonë në vitin 1931, në Gjermani,në Universitetin e Berlinit,merr graden “ Doktor i Shkencave në Mjeksinë Veterinare “ ,shkencëtari tjetër ,bashkëkohës i Dr,Bilalit, Dr,Vasfi Samimi.
Në vitin 1932 ,një student tjetër në Francë , M,Shtylla i përfundon studimet me medalje,e keshtu me rradhë një student tjetër në Austri M ,Dervishi mbaron doktoraturën ende pa përfunduar studimet.
Më vone evidentohet një shkencëtar i ri : Dr,Dhimiter Vavako, i cili pas specializimit të sukseshem në Milano Itali,për bakteriologji,caktohet zëvëndës drejtor i Laboratorit Bakteriologjik Veterinar, e më vonë drejtor i tij.
Kanë shërbyer në treva të tjera : M. Selenica (1942-1945) në Kosove. S.Gusho (1943) në Strugë. H.Hacka (1943) Gjilan, Ulqin.Petrit Hoxha(1942-1943) Pejë,Prishtinë,Prizren,etj.
Mjek Veterinare ushtarakë kanë qënë : S,Vllamasi,A,Ylviu, B.Golemi, N.Vreto, M.Dervishi,S.Gjollma, B.Reso,C.Celo etj.
Viti 1945 ,e gjeti shërbimin veterinar me 35 mjeke veterinarë, 8 nga të cilet ishin në ushtri.Mbas ketij viti u dërguan për studime jashtë shtetit 27 studente,9 prej të cilëve në B.Sovjetik, 6 në Bullgari, 2 në Cekosllovaki, 2 në Rumani, 6 në Hungari dhe 2 nË Poloni.
Në vitin 1952, hapet Fakulteti i Veterinarisë i cili në vitin e parë kishte 14 studente.