Murtaja afrikane e derrave (MAD) është një sëmundje ngjitëse virale, që prek derrat e të gjitha moshave, duke shkaktuar një ethe hemorragjike. Ajo mund të shfaqet në forma të ndryshme që variojnë nga hiperakute, akute, subakute, kronike dhe inaparente. Ajo zakonisht rrjedh në formën akute me një ngordhshmëri deri në 100%.
Murtaja afrikane e derrave është një kërcënim serioz për sistemet e prodhimit të derrave. Ajo jo vetëm kërcënon sigurinë ushqimore dhe sfidon jetesën e prodhuesve të derrave e aktorëve të tjerë në zinxhirin e furnizimit, por gjithashtu mund të ketë pasoja të mëdha në tregtinë ndërkombëtare si rezultat i kufizimeve tregtare.
Derrat që jetojnë në botën e egër dhe derri i egër evropian (Sus scrofa ferus) janë njësoj të prekshëm ndaj MAD. Megjithëse derrat e egër afrikanë tipikisht nuk manifestojnë she-nja klinike të sëmundjes, ato së bashku me rriqnat e buta (Ornithodoros) janë rezervuarë natyrorë dhe bujtës të virusit, ndërsa derrat shtëpiakë janë bujtës aksidentalë. Në derrat shtëpiakë, MAD transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, nëpërmjet rrugës oro-nazale, përmes ekskretimeve nga derrat e infektuar, ose nga konsumi i mishit të derrit apo produkteve të tjera të kontaminuara që përmbajnë virusin (p.sh. organet e brendshme të derrave, mbeturinat, karkasat etj.). Rrugët e mëtejshme të transmetimit janë kontakti indirekt, përmes fomiteve ose vektorëve, si dhe pickimeve nga rriqnat e buta Ornitodoros.
Sëmundja nuk është zoonozë, pra nuk infekton njerëzit.
Sot sëmundja konsiderohet endemike në Afrikën Subsahariane, në ishullin mesdhetar italian të Sardenjës dhe në pjesë të Kaukazit dhe Evropës Lindore.
Meqënëse aktualisht nuk ekziston vaksina ose trajtimi efektiv, strategjia më e mirë kundër MAD për vendet / zonat që janë ende të pastra nga kjo sëmundje, është parandal-imi i hyrjes së virusit nëpërmjet përmirësimit të kontrollit kufitar, rritjes së duhur të ndërgje-gjësimit dhe përmirësimit të biosigurisë. Parandalimi përmes kufizimit të lëvizjeve të derrave të egër është shumë sfidues, ndaj zbulimi i hershëm është qasja më e mirë. Për vendet e infektuara, zbatohet ndërgjegjësimi dhe përmirësimi i biosigurisë, së bashku me kontrollin e shpejtë të shpërthimeve përmes strategjisë së kontrollit strikt të lëvizjes dhe eliminimit (stamping out). Duke patur parasysh kërcënimin që paraqet për bujqësinë dhe tregtinë globale, MAD duhet të raportohet në Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE).


Virusi i MAD
Agjenti shkaktar i MAD është një arbovirus unik me ADN-dyvargore, citoplazmatik, i cili është i vetmi anëtar i familjes Asfarviridae (Figura 3). Megjithëse në përgjithësi konsiderohej se ekziston vetëm një serotip i virusit të MAD, studimet e fundit kanë raportuar klasifikimin e 32 izolatëve të VMAD (ASFV) në tetë serogrupe të ndryshëm, bazuar në testin e hemoad-sorbimit të penguar (HAI) (Malogolovkin et al., 2015). Megjithatë, karakterizimi gjenetik i të gjitha izolateve të virusit MAD të njohur deri më tani ka demonstruar praninë e 23 gjenotipeve të lidhur gjeografikisht me nëngrupe të shumta, duke dëshmuar mbi komplek-sitetin e epidemiologjisë së MAD (Figura 4). Gjenotipi është reflektim i ndryshueshmërisë të një segmenti të një gjeni të vetëm dhe proteinës përkatëse (VP-72), dhe përdoret kryesisht për qëllime filogjenetike dhe analizë epidemiologjike molekulare (p.sh. për të identifikuar burimin e shpërthimeve). Sipas njohurive të deritanishme, gjenotipi nuk përcakton viru-lencën, apo parametrat e tjerë të sëmundjes.
Kafshet e prekura
Në ciklin natyror silvatik, rriqnat trup – buta, pa sy, Ornithodoros (të njohur edhe si tam-pans), së bashku me derrat e egër afrikanë, janë rezervuarë natyrorë të VMAD. Ato mund të transmetojnë virusin përmes pickimit të tyre.
Të gjithë derrat e familjes (Suidae) janë receptivë (të prekshëm) ndaj infeksionit, por sëmundja manifestohet klinikisht vetëm në derrat e butë e ato të egër, si dhe në derrat e egër të rezervateve. Derrat e egër afrikanë janë bartës asimptomatikë të MAD dhe shërbe-jnë si rezervuarë i virusit në pjesë të Afrikës (Figura 5). Këto përfshijnë derrat e egër afrikanë (Phacochoerus africanus dhe P. aethiopicus), derrat e kuq të egër (Potamochoerus porcus dhe Potamochoerus larvatus) dhe derrat gjigandë të pyllit (Hylochoerus meinertzhageni).
Përhapja gjeografike e MAD
Murtaja afrikane e derrave aktualisht është e përhapur në Afrikën Sub-Sahariane, Evropën Lindore dhe Kaukaz, si edhe në ishullin italian të Sardenjës. Me rritjen e qarkullimit të MAD, është rritur gjithashtu edhe shqetësimi në nivel botëror se virusi do të përhapet më tej në pjesë të tjera të planetit. Çdo vend që mbarështon derrin është në risk dhe historia ka treguar se sëmundja mund të kapërcejë me mijëra kilometra në vende të cilat më parë kanë qenë të pastra, kryesisht nëpërmjet mishit që mbërrin mes rrugëve ajrore ose detare dhe më pas asgjësohet në mënyrë të pasaktë, ose mishit të transportuar nga udhëtarët në mënyrë individuale.
Një shqetësim i veçantë është përhapja potenciale në Azinë Lindore. Meqenëse Kina mbështetet fort në industrinë e mishit të derrit dhe mbarështon pothuajse gjysmën e derrave të domestikuar të botës, nëse do të shpërthente një epidemi e MAD, kjo do të kishte një ndikim katastrofik në tregtinë dhe prodhimin e derrave, me implikime serioze për sigurinë ushqimore globale.
Informacioni zyrtar për statusin dhe të dhënat e shpërthimeve të MAD mund të merret nga Sistemi Botëror i Informacionit për Shëndetin e Kafshëve (WAHIS) në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE).
Përhapja në Europën Lindore dhe Kaukaz
Në vitin 2007, MAD u shfaq në Gjeorgji. Nisur nga gjenotipi II, VMAD mendohet se ka origjinë nga Afrika Juglindore, hyrja e të cilit është mundësuar nëpërmjet mbeturinave të anijeve, të përdorura si ushqim për derrat ose që u hodhën në një zonë të arritshme prej tyre. Sëmundja u përhap shpejt në të gjithë Kaukazin (Armeni në 2007 dhe Azerbajxhan në 2008) dhe në Federatën Ruse (2007). Në vitet e fundit, sëmundja është përhapur në mënyrë progresive drejt perëndimit, duke hyrë në Ukrainë (2012), Bjellorusi (2013), Bashkimin Evropian (Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia, 2014) dhe Moldavi (2016) (Figura 6). Një nga rrugët kryesore të infektimit në Evropën Lindore është nëpërmjet zinxhirit të tregtimit të derrit, i cili sjellë mish derri dhe derra me çmim të lirë, të kontaminuar nga zonat e infektuara. Përdorimi i mbeturinave të kuzhinës, si edhe asgjësim i papërshtatshëm i karkasave, ekspozon popullatat e derrave receptivë. Fakti që VMAD mbetet infektiv për javë deri në muaj në indet dhe produktet e derrit, mundëson persistencën e tij në mjedis (p.sh. përmes karkasave), si dhe në mishin e grirë e produktet e mbajtura në frigorifer. Në shtetet e prekura të BE-së, derrat e egër luajnë rol kryesor në përhapjen dhe bartjen e virusit të MAD. Mënyra si ata e bëjnë këtë nuk është plotësisht e qartë, por duket se ajo varet kryesisht nga dendësia e popullatës së derrave të egër dhe ndërveprimin e tyre me njësitë e prodhimit, që aplikojnë sisteme të dobëta të biosigurisë (sistemet e mbajtes së lirë dhe derrat që ushqehen me karkasat e derrave të ngordhur në veçanti). Karkasat e kafshëve të infektuara dhe mbeturinat ushqimore që përmbajnë produkte të derrit të infektuar, përfshihen në përhapjen dhe transmetimin e sëmundjes. Për të përmbledhur idenë, MAD tani është prezent në mënyrë të qëndrueshme (d.m.th. endemike) në disa zona të Kaukazit dhe Evropës Lindore, ku jo vetëm bëhet shkaktar i e çrregullimeve në tregtinë e mishit , por edhe e dëmeve të konsiderueshme në fermerët e vegjël të derrave.
Inkursionet e mëparshme të MAD jashtë Afrikës
Në Evropë, epizootia e MAD u shfaq për herë të parë në vitin 1957 në Portugali me origjinë nga Afrika Perëndimore. Pas çrrënjosjes së këtij inkursioni, gjenotipit I i VMAD u rishfaq MAD – Një vështrim i përgjithshëm 11 në vitin 1960 dhe u përhap në të gjithë Evropën (Itali, 1967, Spanjë, 1969, Francë, 1977, Maltë, 1978, Belgjikë, 1985, dhe Holandë, 1986). Ajo goditi edhe Karaibet (Kubë, 1971 dhe 1980, Republikën Dominikane, 1978, Haiti, 1979) dhe Brazilin (1978). Të gjitha vendet kontrolluan me sukses shpërthimet pas periudhave të shkurtra, me përjashtim të Spanjës e Portugalisë, ku lufta me sëmundjen zgjati disa dekada deri në vitet 1990, si dhe ishullit mesdhetar italian të Sardenjës, ku MAD mbetet endemike që nga futja e saj në 1978, duke qarkulluar kryesisht në sistemet e rritjes së lirë dhe derrat e egër
Burimi informacionit: FAO “Murtaja afrikane e derrave: zbulimi dhe diagnoza – Një manual për Veterinerët”