Pershendetje doktor, kam nje mace rreth 4 vjece dhe ndonjehere ka diarre apo e heq bark sic i themi ne, a eshte problem kjo dhe si duhet te veproj?
Përgatiti përgjigjen Dr A.Zhiva:
Përvec se diarreja ka një aromë të padurueshme dhe është tepër stresuese të pastrosh një kafshë që ka diarre, ajo që duhet theksuar është se diarreja është një problem serioz tek të gjtiha kafshët, përfshirë dhe macet. Diarreja zakonisht është një kundërpërgjigje e trupit ( sistemit tretës) rreth substancave që nuk preferohen apo që përbëjnë një problem për trupin. Eshtë normale nëse macja juaj ka një diarre (aq më shumë nëse del jashtë dhe gjuan dhe ha lloj-lloj gjallesash) afatshkurtër, por nëse kjo diarre vazhdon për një kohë të gjatë apo ripërsëritet disa ditë rresht, atëhere duhet konsideruar si një problem për shëndetin e maces suaj.
Duhet vlersuar c’do rast me diarre tek macja juaj, jo pak herë në klinikë kemi gjetur se diarreja ishte si një kundërpërgjigje e sëmundjeve të rënda sic janë tumoret e zorrëve apo infeksionet e tyre. Nëse diarreja tek macja juaj vazhdon për më shumë se 48 orë, ka në përmbajtje gjak, apo shoqërohet me të vjella ose temperaturë ( mos i prisni ti gjeni të gjitha njëherësh të shfaqen tek macja juaj, mjafton diarre e kombinuar me një nga shënjat që të quhet rast emergjent), unë ju sugjeroj që ta coni menjëherë macen tek mjeku veteriner për të gjetur shkakun dhe për të marrë mjekimin e duhur. Ajo që dua të theksoj është se diarreja con në një dehidratim të shpejtë, që nëse nuk merren masat e duhura nga veterineri juaj mund të jetë me probleme të mëdha për shëndetin, akoma më emergjent e bën rastin nëse macja juaj nuk ha dhe ka humbje oreksi.