Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » Principet baze dhe shtatzania fallce tek qeni

Principet baze dhe shtatzania fallce tek qeni

Qentë femra kanë një cikël të quajtur estrus ku përfshihet dhe shtatzania fallce. Pseudocyesis , pseudoshtatzania ( pseudobarra), mund të dalë jashtë kontrolli kryesisht javën e fundit duke shfaqur: sjelljen e qumeshtit tek qentë femra, duke krijuar një “fole kolibe” per këlyshët e ardhëm , apo duke dashur të ushqeje këlyshët e nje qeni tjetër që mund të jetojë në të njejtin vënd.

Pyetja lind : Si duhet të veproj në këto raste ?

Përpara se të kalojmë tek trajtimi të shpjegojmë diçka më shumë rreth ciklit normal, estrus tek qeni.

Qentë femra vijnë në afsh zakonisht cdo 6-8 muaj. Këto cikle bëhen disi të çrregullta me kalimin e viteve .Disa rraca Afrikane (Basenji, Rhodesian me vijë në kurriz, etj) bëjne disa përjashtime  duke pasur këto cikle njëherë në vit. Kur qentë femra kane një moshë më të madhe ( plaken ) , ato asnjëhere nuk ndalojnë së ardhuri në afsh, pra nuk egziston diçka e ngjashme me menopauzën tek njerëzit.

Faza e parë e ciklit quhet proestrus dhe karakterizohet me skuqje dhe enjtje të vaginës të shoqëruar me rrjedhje të kuqërremta. Në këtë fazë qeni është shumë atraktiv ( tërheqës) ndaj qenve meshkuj. Në këtë fazë qeni femër “flirton” me meshkujt , por duke mos i lejuar ata të kryejnë çiftëzimin.

Faza e dytë e ciklit quhet estrus , e cila karakterizohet nga ndryshimi i ngjyrës të rrjedhjeve vaginale , nga të kuqërremta në ngjyrë kashte. Kjo është periudha kur femra lejon meshkujt që të kryejnë çiftëzimin. Zakonisht periudha kur femra është më pjellore është pikërisht faza e kalimit nga proestrus ne estrus.

Pasi është kryer çiftëzimi si dhe kemi pastrim nga rrjedhjet vaginale , kalojmë në fazën tjetër; diestrus.

Nga ana hormonale qeni është shtatzëne , pamvarësisht nëse ka ngelur e tillë apo jo.

Gjatë kësaj periudhe progresteroni prodhohet nga një strukturë në vezore e quajtur trupi i verdhë ( corpus luteum). Kjo strukturë është prodhuar nga ovulimi kur ka ndodhur lëshimi i vezëve. Nëse qeni është barsë, prodhimi i disa hormone do ruajë trupin e verdhë për 63 ditët e ardhëshme, nëse ajo nuk ka ngelur shtatzene , ky trup i verdhë duhet të largohet ( pastrohet ) nga vezoret para se qeni të kalojë në periudhën e pasivitetit hormonal ( aktiviteti jo-hormonal) ku qeni shpenzon pothuajse gjithe kohën e saj. Trupi i verdhë kërkon kohë të largohet  , afërsisht 70 ditë ose dhe më shumë. Mos harrojmë që gjatë kësaj kohe, trupi i saj mendon se është shtatzënë. Të gjitha hormonet janë të pranishme, vetëm kelyshët mungojnë.

 Klinika e shtatzanisë fallco

 Kur shtatzania fallco vazhdon, ajo mund të jetë një telash jo i vogël. Qentë femra mund të tregojnë shënjat e mëposhtme :

  • Krijimin e një foleje( çerdhe)
  • Prodhimin e qumështit
  • Fryrje të abdomenit
  • Ajo mund edhe të shfaqi shënjat njesoj sikur po lind ( shterzime, dhimbje ,  ulje temperature etj)

 Disa qen femra janë shumë të ndjeshme ndaj luhatjeve hormonale të ciklit të tyre. Diagnostikimi i shtatzanisë të rreme kryhet nga anamneza ( historia) , dhe egzaminimi klinik . Celësi është të gjenden shënja shtatzanie tek një qen që dihet që nuk është shtatzanë. Simptomat zakonisht fillojnë të bëhen të dukëshme në 6-12 javësh pas fazës; estrus.

 Trajtimi

 Nëse shënjat janë të lehta , trajtimi nuk është i nevojshëm, zakonisht gjithcka kalon brenda 3 javësh. Mund të rekomandohet vënia e kompresave të ngrohta , apo bandazhim të gjirit për të mos pasur rrjedhje të qumështit nëpër shtëpi. Është shumë e rëndësishme që të mos preken gjendrat mamare ( me qumesht ,apo jo ) , pasi në këtë mënyrë stimulojmë prodhimin e qumështit. Nëse qeni lëpin gjokset e saj , është e nevojshme përdorimi i kollares Elisabet për të minimizuar stimulimin.

 Nëse kemi shenja klinike më agresive , është e nevojshme përdorimi i ndonjë medikamenti diuretik si psh furosemidet . Ideja është që dehidratimi mund të na ndihmojë me ndalimin e prodhimit të qumështit. Ka disa mendime që heqja e ujit mund të çojë gjithashtu në ndalimin e prodhimit të qumështit. Ne nuk jua rekomandojmë këtë veprim pasi heqja e ujit është potencialisht e rrezikëshme .Duhet të tregohet tepër kujdes dhe monitorim në kushtet e klinikës apo spitaleve veterinare për të ndërmarrë një veprim të tillë.

Nëse mjekimi i sipërpermendur nuk funksionon, atëhere mund të përdoren medikamente hormonale . Progresteroni mund të përdoret , por pas përfundimit të kurës , mund të kemi kthim të pseudo-shtatzanisë, kështu që nuk ju rekomandojmë këtë medikament. Estrogjenet gjithashtu nuk janë një zgjidhje e rekomandueshme pasi sjellin qenin ne fazën estrus ( rrjedhje vaginale , tërheqje të meshkujve).

Me sukses ka dalë trajtimi një javor me hormonet mashkullore “mibolerone” ( por është vështirë të gjendet në treg).

 Hormonet që pengojnë prodhimin e qumështit (prolactin=hormoni që prodhon qumësht), janë zgjidhja më e mirë për të ndaluar prodhimin me anën e ndërhyrjes me medikamente, kur këto janë të nevojshme. Bromocriptina ( ky medikament mund te shkaktoje diarre ),është një medikament që gjendet dhe në farmaci dhe mund të jepet deri sa kemi ndalim të prodhimit të qumështit ( rreth një ose dy javë). Cabergolina , është një medikament tjetër me efekte sekondare më të vogla , por më i shtrenjtë. Theksojmë se të dyja këto medikamente mund të shkaktojnë dështim nëse ndodh që qeni të jetë barsë (shtatzënë) , prandaj është e rëndësishme që të sigurohemi mirë për gjëndjen e pacientit para përdorimit të tyre.

 Përgatiti artikullin Dr Atalvin Zhiva

 Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose të redaksisë të revistës “Veterinerët”


7 Komente

  1. Kastriot Peci thotë:

    Kame nje qene bube ate e kame mbarsuar po dani ajo edhe pse duket se ka bere 64 dite nuk ka lindur por ka shenja sepse ajo e ka leshuar qumshtin rrin ne vent te saj lepihet nuk eshte e shoqerueshme etj . ndoshta nuk eshte shtatezene ? qfare te beje ?

  2. un kam nje pitbull dhe e kam ciftuar, gjokset per njefar kohe iu fryen me qumesht disi por me von iu kthyen si me par. femra qe kam esht shum e levizshme mund ti ket ndodhur shtatzani false apo do ket deshtuar ajo tashme i ka kaluar 67 dit dhe nuk ka pjellur

  3. Lindita Bushati thotë:

    Pershendetje une kame qenin tim dhe I Kane ardhe menstruaionet mirpo ajo ka rene ne kontakt me nje mashkull she kerkon akoma per bene ndonje rrezik eshte e lejushme the ciftosen faleminderit shpresoj the mare nje pergjigje.faleminderit

  4. ani20dga thotë:

    prsh kam nje femer te rraces pit bull esht 4 vjeqe por veq kur ka qen 1 vjeqe e pak ka pjellur pastaj esht qiftuar prap por ka deshtuoar i ka nxjerr kelyshet e pa zhvilluar prap kte heren e fundit esht qiftuar por ska mbajtur fare si ka mundesi

    • Pershendetje! Per te verifikuar problemet e rrugeve te riprodhimit nevojitet jo vetem eksperience por dhe pasije te ndryshme laboratorike. Me keto qe ju pershkruani une do ju sugjeroj qe pa gjetur shkakun e sakte te problemit te mos e ciftezoni serisht kete qenushe, eshte me mire per shendetin e saj nese ju thjesht e sterilizoni ate. Ne kete menyre jeta e saj dot e jete me e sigurt dhe me e shendeteshme.
      Dr A.Zhiva

Na shkruani