Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Sërisht rreth figurës së Dr Bilal Sait Golemi

Sërisht rreth figurës së Dr Bilal Sait Golemi


Kësaj here po përcjellim një tjetër shkrim të sjellë me mjeshtëri nga një koleg i nderuar. Figura e Dr Bilal Golemi  nga një tjetër këndvështrim, por sërisht e trajtuar po me aq respekt dhe vërtetësi ashtu siç mund të flitet vetëm për një shkencëtar si Dr Bilal Golemi:

Dr. Bilal Golemi, një nga figurat e shquara të Shërbimit Veterinar Shqiptar, lindi në fshatin Golem të Gjirokastër, ku kaloi nje pjesë të shkurtër të fëmijërisë së tij.

Në atë periudhë asnjerit nuk i shkonte ndërmënd, që ai njeri me zgjuarsinë e tij, me vullnetin dhe vendosmërinë, me intutitën dhe papërkulshmërinë, me shkencën që mësoi dhe karakterin burrëror, do të hidhte themelet e Shërbimit Veterinar Shqiptar, gati një shekull më parë.
Në ato vite, nuk ishte e lehtë që të punoje kështu si sot. Jeta, kushtet, kultura e jetesës, vështirësitë në terren etj etj, nuk ishin në favor të këtij gjeniu. E megjithatë, ai e krijoi, e organizoni dhe e drejtoi për disa vite rresht këtë shërbim.
Për këtë, ne të gjithë bashkëatdhetarët e tij i jemi mirënjohës dhe e kujtojmë vazhdimisht këtë figurë dhe punën e tij.


Dr. Bilali lindi më 9 shkurt të vitit 1899. Në fshatin e tij të lindjes, Golem -Gjirokastër, Dr. Bilali , jetoi një periudhë të shkurtër të fëmijërisë. Ai, bashkë më familjen e vet u largua nga vendi i tij dhe u vendos në Stamboll, gjë e cila do të ndryshonte komplet jetën e këtij djaloshi golemas.
Dr. Bilali, pas transferimit në Stamboll, mbaroi shkollën e mesme dhe hyri për studime të larta në fushën e Mjekësisë Veterinare, por për mjekësi veterinare ushtarake, të cilën e mbaroi në vitin 1920, me rezultate shumë të mira.
Pas studimeve, në vitin 1923, hyri si stazhier në ushtri, ku fitoi gradën e togerit dhe më vonë atë të kapitenit. Megjithëse për një kohë të shkurtër, bëri shumë karierë në ushtri, por ai kishte një qellim krejt tjetër, ishte i interesuar për kërkimet dhe studimet në fushën e mikrobiologjisë.
Ishte kjo arsyeja që ai u largua nga ushtria dhe filloi studimet, po në këtë fushë në Gjermani, ku qëndroi vetëm 4 muaj, dhe për shkak të nivelit të lartë të shpenzimeve, Dr. Bilai u detyrua të largohej që andej dhe të vendosej në Francë, në Institutin e mirënjohur „PASTËR“ të Parisit. Por natyrisht ai , gjatë periudhës që ishte për specializim në këtë institutcion me famë botërore, u regjistrua për studime në një tjetër shkollë të mjekësisë veterinare, po të këtij niveli, në„ALFORT“, po në Paris. Kjo shkollë e paisi Dr. Bilalin me informacione shkencore të kohës, me njohuri mjaft më të gjëra të mjekësisë veterinare, duke e formalizuar portretin e shkencëtarit të ardhshëm.
Dr. Bilali, i cili ishte tipi i një shkencëtari të vecantë, u njohe , në atë periudhë në Institutin Pastër edhe me shkëncëtare të mëdhënj të asaj kohe si Dr. Ramon, i njohur në shkencën mjekësore me prodhimin e vaksinës anti difterike(anatoksinës difterike)dhe falë vullnetit dhe aftësisve të tij ai u bë asistent i tij.
Gjatë kohës së qëndrimit në Paris, Dr. Bilali, zhvilloi një veprimtari mjaft të pasur në fushën e studimeve dhe kërkimeve mikrobiologjike, dhe së bashku me Prof. Ramon dhe Dymain, ai botoi një sërë studimesh në këtë fushë, ku vlen të përmëndet ajo në analet e Institutit Pastër, për “Anatoksinës dizenterike”. Bashkëpunimi me Prof. Ramon, bëri që Dr. Bilali të njihej në rrethet shkencore të Francës dhe më tej të asaj kohe.
Me mbarimin e DOKTORATURËS në këtë Institut, atë mbi Bacilin e Poelsit, ku në nomeklaturën e fundit ky shkaktar qelbëzor quhet corynobacterium pyogenes, Dr. Bilali tashmë kishte fituar përvojë dhe aftësi.
Si asistent i Dr. Ramonit, dhe bazuar në aftësitë e tij teorike e shkencore, Dr. Bilalin, në atë kohë e vunë të drejtojë punën praktike të një kursi, që u hap në këtë Institut në vitin 1926.
“Në këtë mënyrë, me vullnet të pamposhtur dhe mepërpjekje të parreshtura, për të prefeksionuar dijet e tija në fushën e mikrobiologjisë, AI ÇAU VETË RRUGËN E VËSHTIRË TË NGRITJES SË TIJ SHKENCORE, mori doktoratën në Paris dhe u bë bashkëpuntor i mikrobiologëve të mëdhenj francezë”, shkruajnë në kujtimet për këtë njeri të madh, Prof. Vasfi SAMIMI dhe Prof. Hulo Hajdëri, në librin e tyre-Dr. Bilal Golemi.
Megjithëse në Paris brënda pak viteve, Dr. Bilali, mundi të japë prova të shkëlqyera, të ishte një shkencëtar i zoti dhe i njohur si dhe të ishte i nderuar dhe respektuar nga rrethet e shkencëtarëve të shquar francezë. E megjithatë, megjithë ofertat e ofruara, ai nuk qëndroi në këtë vënd, ku prespektiva e tij ishte e shkëlqyer, por mori vizën për tu kthyer në Shqipëri, dhe pasi mori familjen në Turqi më 1 MARS të vitit 1928, Dr. BILALI zbriti në Durrës.
Këtë datë e thotë me dorën e vet Dr. Bilali në biografinë e shkruar me këtë rast.
Kur Dr. Bilali u kthye në atdhe, në këtë vënd, nuk egzistontë asgjë, në sektorin e veterinarisë dhe të zooteknisë. Në këtë vënd me prapambjetje dhe mjerim të madhe, me mentalitete anadollake të të jetuarit, i duhej të punonte Dr. Bilali, i cili, sapo mbriti, mbasi njohi mirë gjëndjen e vendit, i propozoi Ministrisë së Ekonomisë të asaj kohe, e cila gjithashtu sapo ishte krijuar, që pranë kësaj Ministrie, të krijoheshin 3 seksione si: Zooprofilaktik, i Mjekësisë Veterinare dhe i Zooteknisë. Dhe e tëra kjo, pasi ai pa se në këtë vënd të varfër e mjeran, 2/3 e të ardhurave vinin nga eksporti i produkteve blektorale dhe gjësë së gjallë. VINI RE NGA EKSPORTI. Pra megjithëse e mjerë, nga ky vend eksportoheshin produkte blektorale dhe kafshë të gjalla.
Niveli i ulët i blegtorisë, metodat primitive të mabrështimit, prapambetja shekullore në sektorin e zooteksnisë dhe të veterinarisë, i dhanë të kuptojë Dr, Bilalit që ai duhej ta fillonte punën e tij pikërisht nga ORGANIZIMI I SHËRBIMIT ZOOTEKNIK E VETERINAR.
Mbas këtij organizimi, më 18 Dhjetor të 1929, formuloi një anketë me 26 pika, për të gjitha problemet e kohës dhe mendimet e tija për ndryshimin e gjëndjes.
Një rol të rëndësishëm, në aktivitetin e tij në vënd, Dr. Bilali i kushtoi, formësimit të kuadrove. Ne vitin 1929-1931, ai ngriti njëkurs për infermierë veterinerë, ngriti kurse për industrinë e bulmetit, mbështetje për shkollën Bujqësore të Lushnjës, ngritjen e stacionit të parë zooteknik në Selenicë të Vlorës. Ai ishte partizan i ndërzimit artificial dhe e propagandonte atë. Gjatë kësaj periudhe, ai kurrë nuk u tërhoq dhe nga aktiviteti shkencor, jo vetëm me artikuj , por dhe duke punuar në laboratorin e parë bakterologjik qëai ngriti.
Në gjithë këtë kaos, prapambetje, prezencë të një numuri të pakufizuar sëmundjesh të njohura e të panjohura, Dr. Bilali si shef i shërbimit veterinar, në Ministrinë e Ekonomisë të asaj kohe, e pa të domosdoshme që të krijonte laboratorin veterinar dhe kështu në gusht të vitit 1928 u krijua Laboratori i parë veterinar i cili , për kushtet e asaj kohe, punonte së bashku me atë human.
Deri në kohën që erdhi Dr. Bilali, Mjekësia Veterinare, nuk egzistonte fare. Mjekimet e kafshëve bëheshin nga nallbanët dhe xhambazët, por falë punës dhe palodhshmërisë së tij, gjatë një periudhe të shkurtër, në këtë vënd të humbur dhe të prapambetur filluan të futeshin konceptet e mjekësisë veterinare të asaj kohe. Dhe e gjithë kjo meritë i takon Dr. Bilal GOLEMIT.
Tashmë Dr. Bilali, ishte Drejtor i Veterinarisë dhe Zooteknisë ne Ministrinë e Ekonomisë, por njëkohësisht ishte dhe Drejtor i laboratorit të parë mikrobiologjik, themeli i IKV “Bilal GOLEMI” – sot ISUV “Bilal Golemi”. Doktori Bilali gjatë kësaj kohe, jo vetëm krioji Veterinarinë, por edhe sektorin e zooteknisë dhe futi konceptet e racave të reja, përmirësimeve gjenetike si dhe profilaksinë veterinare. Dr. Bilali futi konceptin e ligjit mbi kontrollin në thertore, për zoohigjenën, si dhe përgatitjen e kuadrove të blegtorisë.
Më 23 Mars të vitit 1929, doli për herë të parë “Ligji për shërbimin Veterinar”, kontribut i Dr. Bilalit. Ky ligj saksiononte një numur çështjesh të shërbimit veterinar, deri në ngritjen e thertoreve, masat e luftës kundër sëmundjeve infektive, krijimin pranë bashkive dhe prefekturave, të shërbimit veterinar, kontrollin shtetëror në doganat, rregullat në tregjet dhe panairet e kafshëve e shumë e shumë të tjera.
Sipas dokumentave të asaj kohe, gjatë viteve 1929-1932, në vendin tonë u diagnostikuan 27 sëmundje infektive e parazitare, për të cilat u aplikuan edhe vaksinimet e tyre, por jo gjërësisht.
Dr. Bilali, punoi edhe për lidhjen e shërbimit veterinar, me organizatat ndërkombëtare të asaj kohe. Kështu në vitin 1931 e lidhi këtë shërbim me OIE-në dhe po në këtë vit, mori pjesë vetë si përfaqësues për herë të parë i vendit tonë, në këtë kongres në Londër.
Me krijimin e laboratorit të parë bakteriologjik, u hodhën bazat shkencore dhe u krijuan mundësitë për diagnostikim dhe profilaksi më të gjërë për sëmundjet infektive dhe parazitare në kafshët bujqësore. Bazuar në njohuritë e tij dhe të eksperiencës së fituar në Institutin Pastër, Dr. Bilali, vazhdoi me këmbëngulje krijimin e biopreparateve për luftimin e sëmundjeve të kafshëve në vendin tonë. Kështu ai përgatiti vaksinën kundër plasjes, si një sëmundje problematike në atëperiudhë, butrin në kuaj, këmbëzezën, për kolerën dhe tifon e shpendëve, kundër lisë së dhënve etj. Ai arriti të prodhojë dhe tuberkulinën e maleinën dhe tëgjitha këto në kushte mjaft tëvështira dhe me fonde minimale. Megjithëse me këto kushte të vështira, Dr. Bilali punoi, luftoi dhe fitoi.
Duhet kohë e gjatë për të shkruar dhe për të thënë gjithë aktivitetin shkencor të këtij njeriu për vëndin e tij që e deshi aq shumë, deri në ditët e fundit të jetës së tij, i detyruar larg .
Dr. Bilali vdiq në mërgim, në Ankara të Turqisë, në vitin 1955, në moshën 56 vjecare.
Sa për ne, detyra jonë është të nderojmë me emocion dhe me mirënjohje njërin nga më të mëdhenjtë e shërbimit veterinar, atij zooteknik, të sigurisë ushqimore dhe të shkencës veterinare në Shqipëri:


Dr. BILAL SAIT GOLEMI