Cilat shënja ju tregojnë praninë e mastit në fermën tuaj?
-
Nëse dalloni përskuqje, fryrje, ngrohje të gjirit të lopës,
-
Nëse ndjeni që lopa juaj ka dhimbje kur i preket gjiri,
-
Ka ulje të prodhimit, ndryshim në përbërjen dhe pamjen e qumështit, atëherë kemi të bëjmë me mastitin,
-
Mastitin mund ta hasni në forma të ndryshme si ajo akute (e menjëherëshme) që karakterizohet nga infektim i menjëhershëm i gjirit, ulje e prodhimit dhe prani të masave të turbullta në formë pelteje në qumësht.
-
Forma subakute (jo e menjëherëshme) që karakterizohet nga infektim i nivelit mesatar, pa ndryshime të dallueshme të gjirit, por dallohen shenjat e prishjes së qumështit ngjyra e të cilit gjithashtu ndryshon,
-
Forma më problematike e mastitit është ajo e mastitit kronik që mund të zgjasë për muaj apo vite të tërë, dhe në rastet e kurimit të pa suksesshëm mund të çojë edhe në skartimin e lopës.,
-
Por forma më e hasur e mastitit është ajo e mastitit të pa dukshëm ose atij subklinik. Edhe pse pa shenja të dukshme infektimi të gjirit, edhe pse nuk ka ndryshime të dallueshme në pamjen e qumështit, në këtë rast lopët kanë një rënie të prodhimit si dhe rënie të cilësisë së qumështit.
Mënyrat se si transmetohet mastiti
Mastiti është ngjitës.
Përhapet nga:
-
Njëra lopë në tjetrën,
-
Përhapet përmes mjedisit të ndotur,
-
Përmes lëkurës së gjirit,
-
Nga goja e viçave tek gjiri i lopës,
-
Përmes insekteve.
-
Pecetave që përdoren për pastrimin e gjirit, apo duarve të mjelëses,
-
Mbani parasysh se një lopë e prekur nga mastiti shndërrohet në burim për përhapjen e tij tek lopët e tjera në ferm,
-
Mjedisi – Bakteriet që shkaktojnë mastitin mund të jenë të pranishme në jashtëqitje, në tokë, tek shtrati i lopëve, ose në ujë.
-
Mastiti mund të shkaktohet edhe në rastet kur viçat lejohen të pijnë qumësht tek nënat e tyre gjatë së cilës kanali i qumështit është i hapur dhe mundëson depërtimin e mikrobeve,
-
Edhe mizat apo insektet e tjera mund të shndërrohen në transmetuese të ngarkesës bakteriale që shkakton mastitet.
Dëmet e shkaktuara në fermën tuaj nga mastiti:
-
Humbje të prodhimit të qumështit;
-
Ulje të vlerës së qumështit;
-
Kosto të larta trajtimi dhe veterinare;
-
Kosto të qumështit të pa përdorshëm;
-
Therjen e lopëve të infektuara rëndë.
Shkaqet kryesore të mastiteve janë:
MAKINAT MJELЁSE
i.Pastërtia e tyre;
ii.Mirëmbajtja e dobët;
iii.Instalimi i gabuar.
MJEDISI DHE STREHIMI:
-
Mjedis i ndotur i stallave;
-
Higjena e Kafshëve;
-
Ngarkesa e lartë mikrobike në stallë.
PRAKTIKAT E MJELJES:
-
Makina të pa pastra;
-
Makina të pa dizinfektuara;
-
Gomina të prishura të makinave;
-
Higjena e gjirit para dhe pas mjeljes.
GJENETIKA:
-
Thitha të gjata;
-
Gjiri i rënë;
-
Rrjedhje e qumështit
Si të kryeni një test Mastiti?
-
Së pari pastroni gjirin e lopës me pecetë të lagur e të pastër.
-
Prisni currilat e para të qumështit në një enë të veçantë.
-
Në pllakën e testit të CMT (Kalifornia Mastitis Test) hidhni qumësht nga të katër thithat në katër gropat respektive të pllakës, deri sa sasia e qumështit të arrijë vizën rrethore brenda pllakës.
-
Shtoni të njëjtën sasi të solucionit të testit dhe me lëvizje rrotulluese bëni përzjerjen e qumështit me lëngun e testit.
-
Për një kurim të suksesshëm dhe në kohë ju këshillojmë të dërgoni mostra qumështi në laboratorët veterinarë.
-
Antibiograma është forma më e mirë që përcakton antibiotikun që duhet të përdorni për kurimin e mastitit.
-
Mos pranoni të bëhen mjekime të mastiteve në lopët tuaja pa qënë të sigurtë për prejardhjen e infeksionit dhe llojin e bakterit. Jo të gjithë antibiotikët luftojnë të gjitha bakteriet.
Test i Mastitit CMT. Copëza qumështi nga lopë të prekura me mastit
Para se të jetë tepër vonë.
-
Me qëllim mbajtjen shëndetshëm të tufës suaj dhe parandalimin e sëmundjes së kushtueshme të Mastitit, bëni kujdes që:
-
Pastroni gjirin e lopëve dhe dizinfektojeni para mjeljes.
-
Përdorni gota dizinfektimi me solucion shkumë.
-
Kryeni mjeljen e lopëve duke lënë për në fund lopët e sëmura, qumështin e të cilave duhet ta ndani më vehte.
-
Pas mjeljes bëni dizinfektimin e gjirit me solucion jodik, duke izoluar kështu kanalin e hapur të qumështit dhe bllokuar hyrjen e mikrobeve.
-
Pas mjeljes, në grazhd hidhni ushqim mjaftueshëm duke i detyruar lopët të mos shtrihen dhe të jenë në kontakt me dyshemenë e stallës për të paktën 30 minuta.
-
Lopët e infektuara mbajini të ndara më vete.
Kujdes! Mastiti transmetohet nga lopa e infektuar tek lopa e shëndetëshme.

Dezinfektimi i gjirit para mjeljes

Dezinfektimi i gjirit pas mjeljes
Përshtati: Msc. Arjan Misini
Referencat: USAID/LEA
www.nadis.org,uk
http://www.msd-animal-health,co,nz