Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Doktoresha Donika Mirdita (Dedja), e para Mjeke Veterinere në Shqipëri!

Doktoresha Donika Mirdita (Dedja), e para Mjeke Veterinere në Shqipëri!

Nga Dr Agim Nelaj

Në vazhdën e shkrimeve për personalitete të shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare, këtë herë kemi zgjedhur pioneren e kësaj mjekësie. Me këtë rast dëshiroj të përshëndes të gjitha Mjeket Veterinare Shqiptare, të cilat kanë dhënë dhe po japin një kontribut të shquar në këtë fushë. Është kënaqësi për mua, tashmë me një përvojë të gjatë në veterinari, që të konstatoj se, janë ngushtuar ndjeshëm dallimet midis meshkujve dhe femrave. Ato janë të zonjat për ta justifikuar vet pozicionin e merituar. Por të jemi më dashamirës, më vlerësues dhe më të vëmëndshëm për kontributin e tyre.

Urimet më të mira, për jetën e tyre shoqërore, familjare dhe profesionale!

———————————————————————————————————————

 

DONIKA MIRDITA(DEDJA)

Studente ne BudapestPërfundoi studimet në Budapest(Hungari)1953

U lind në qytetin e Elbasanit më 2 shtator 1929,në familjen Dedja, një familje qytetare arsimdashëse. Prindërit e edukuan Donikën me vyrtytin e mbreslënies, për të gjithë ata që e njohën ajo ishte thjeshtë e kulturuar, e qetë dhe e dashur.Arsimin e mesëm e kreru në qytetin e lindjes.Në vitin 1948-49 shkon për studime në Universitetin e Mjekësisë Veterinare Budapest.Në këtë vit kanë shkuar për studime dhe katër student të tjerë shqiptarë dhe midis tyre dhe Lazër Mirdita, bashkëshorti i Donikës. Në vitin 1953, pasi fitoi titullin akademik Doktore e Mjekësisë Veterinare kthehet në atdhe. Në historikun e mjekësisë veterinare, njihet si mjekja e parë veterinare shqiptare. Ajo shkoi për studime në një Fakultet si Veterinaria në një kohë që ky profesion ishte i vështirë për meshkujt, pak i njohur dhe jo shumë i preferuar, aq më shumë për një vajzë qytetare siç ishte Donika. Por një vajzë si ajo e zgjuar dhe largpamëse nuk mund ta pengonin këto vështirësi. Ajo duke flakur tej mentalitetin dhe psikologjinë e prapambetur të kohës, fal edhe emancipimit të saj vazhdoi studimet. Në universitet ajo ishte një studente serioze dhe pasionante, ajo u fliste shokëve dhe shoqeve studentë me krenari për atdheun e saj, Shqipërinë. Ajo kështu nderonte veten dhe vëndin e vet. Për universitetin dhe pregatitjen teorike dhe pratike të studentëve, ajo në kujtimet e saj ka shkruar:”Universiteti me symbolin”Universitas Scientiarum Veterinarium” është themeluar në vitin 1787, dhe më poshtë vazhdon si organizohej pregatitja teorike dhe praktike e studentëve, ku ndërmjet tyre thekson se … kafshët e sëmura shërbenin për demostrim didaktik gjatë leksioneve. Çdo ditë një orë në mëngjez, para fillimit të leksioneve ose praktikës mësimore, dy studentë, një i vitit të III–të dhe një i vitit të IV-të u ishte besuar kontrolli klinik dhe mjekimi i kafshëve. Ata me këto të dhëna do të shkruanin tezën e diplomës. Praktikat mësimore ditore ishin të detyruara të frekuentoheshin nga studentët…Pregatitja teorike ishte e ndarë në 9 sismestra (4.5 vjet). Një simester në vitin e pestë ishte pieriudha e absolvencës, d.m.th koha e likujdimit të provimeve të lëndëve klinike, siç janë:sëmundjet organike, kirurgjia,epizootologjia,gjinekologji-obstetrika. Lëndët klinike konsideroheshin si lëndë të formimit professional.Vetëm mbasi mbaronte me sukses provimet ,studenti pajisej me diplomë dhe secili do të bënte betimin sipas Hipokratit përpara rektorit që zgjidhej çdo vit”.

U zgjata në këto shënime të Dr.Donikës,për faktin se duke qenë jo vetëm pedagogia e parë femër në shkollën veterinare shqiptare, por ajo është ndër pedagoget e para në çelje të Shkollës së Mesme Veterinare Shkodër, ku punoi me pasion për një periudhë 7 vjeçare për ngritjen e kabineteve dhe laboratorëve, si dhe duke përpunuar metoda të reja të mësimdhënies.

Shkolla e Mesme Veterinare ShkoderDr.Donika duke ardhur nga një universitet nga më të shquarit të veterinarisë, ajo mundi të fuste koncepte dhe praktika nga më të përparuarat e kohës.Në se kjo shkollë kishte fituar një emër të mirë, pa dyshim ka qenë dhe merita e saj. Por pjesën më të madhe të veprimtarisë si pedagoge, afërsisht 20 vjet\( 1960-1980) e zhvilloi në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, duke dhënë një kontribut të çmuar në pajisjen e studentëve me njohuri bashkohore në fushën e anatomisë të krahasuar dhe fiziologjisë së kafshëve. Edhe në fakultet ajo është gruaja e parë pedagoge. Ajo kujtohet me respekt nga kolegët dhe nxënësit dhe studentët. Donika ishte një edukatore e shkëlqyer,e cila kujdesej jo vetëm për përparimin në mësime, por dhe për botën shpirtërore, hallet dhe shëndetin e studentit. Duke u qëndruar afër me një dashuri prindërore, si për fëmijët e saj. Donika është një shëmbull i shkëlqyer në historinë e Mjekësisë Veterinare Shqiptare, se pas saj me qindra vajza mbaruan Shkollën e Mesme Veterinare dhe Fakultetin e Veterinarisë.

Të gjitha këto vajza kanë patur pranë atë, e cila me interesimin, kurajon dhe shpirtmadhësinë e saj, jo vetëm si pedagoge por si nënë e dhimbsur ka dhënë një kontribut të çmuar. E donte dhe admironte profesionin.

Ndiente kënaqësi kur shikonte si rritej nga viti në vit numëri i studenteve femra. Mendonte dhe thoshte:

“Jo, tani nuk jam femra e vetme Veterinere”

Donika Mirdita është pionerja e pare e Mjekësisë Veterinare Shqiptare.

Por ne, ish nxënësit e saj ruajmë kujtimet më të mira dhe të paharruara për Profesoresh Donikën, ashtu siç e thërrisnin me respekt kolegët. Ajo ishte në kulmine punës së saj pedagogjike e shkencore, kur vdekja e pamëshirëshme e ndau nga familja, kolegët dhe ish nxënësit dhe studentët.

Ajo do të kujtohet me respekt të thellë në të gjitha datat përkujtimore dhe organizimet e tjera të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, si pionerja e pare e kësaj Mjekësisë Veterinare Shqiptare!

Artikulli u soll për revisten “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose redaksisë së revistës!

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: