Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Maçoku Shqiptar shpëtohet nga zjarrfikësit Hollandezë!

Maçoku Shqiptar shpëtohet nga zjarrfikësit Hollandezë!

zjarrefikesi dhe macokuUtrecht – Nëntor 2014- Zjarrfikësit të hënën rreth ores 8:45 minuta ndihmuan të zbresin një maçok nga vendi i quajtur Van Eimerenstraat në Utrecht!

Maçoku ishte ngjitur në një pemë lisi dhe nuk mundte të zbrise nga pema e lartë si dhe i gjendur e rrethuar në parkun Julianapark!

Për shkak se lartësia ishte tepër e madhe, ishte e domosdoshme që zjarrfikësit të përdornin shkallët speciale për ta shpëtuar maçokun. Me ne fund macoku u shpëtua dhe u dorzua në perqafimin e pronares së tij e cila ishte shum falenderuese per ndihmen e zjarrëfikësve tanë!

Ne krahet e pronares se tij

 

 

 

 

 

 

 

Redaksia e revistës “Veterinerët” kontaktoi pronaren,  Znj Bujupi, për të pyetur me shumë rreth ngjarjes që po transmetohet nga disa gazeta dhe webfaqe në Hollandë.

Zonja Bujupi duke na falenderuar për interesimin konfirmon se maçoku çamarrok, emri i të cilit është Mica Junior është shumë mirë, përvec se është friksuar dhe ka qënë paksa i lodhur duke pritur me orë të tëra. Ai nuk ka pasur lëndime trupore por ka qënë shumë i uritur dhe i lodhur nga pagjumësia!

gjate aktitit te shpetimitngjitja e veshtire ne pemen e larte

Procesi i shpëtimit ka shkuar shpejt përvec se Mica Junior i është dashur të shpenzojë një natë në pemë pasi nisur nga lartësia ishte e pamundur për zjarrfikësit ta shpëtonin përgjatë natës duke u detyruar të prisnin mëngjesin e ditës tjetër.

Zonja Bujupi tregon se Mica Junior i saj është shumë kurioz nga natyra dhe kjo nuk është hera e parë që e kemi shpëtuar nga këto lartesi.

Ajo shprehet se: “më dhimbet që ta mbajë vetëm brenda pasi ai është një maçok i cili ka lind në rrugë dhe unë e kam larguar nga rruga dhe me shum sakrifica e kam sjellur në Holand. E ka pasur një jet shum të veshtir në Kosovë, c’far të them sikur shum mace tjera të cilat tërë jetën e tyre mbijetojnë nëpër rrugë të pafate!

 Shpresojmë se kësaj here çamarroku Mica Junior do të ketë vënë mënd dhe të mos rrezikojë sërisht jetën e tij me aventura të tjera!

 

Burimi informacionit: http://www.dichtbij.nl/utrecht-en-leidsche-rijn/112/artikel/3755476/brandweer-redt-kat-uit-boom-aan-van-eimerenstraat-.aspx


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: