Muaji Mars; Muaji i Dr Bilal Golemi.
Për të gjithë Ne është me interes të sjellim disa momente të periudhës së vënies së emrit të shkencëtarit Dr. Bilal Golemi të vetmit institucion të mirëfilltë veterinar në Shqiperi por edhe më gjerë.
Bëhet fjalë për ish Insitutin e Kërkimeve Veterinare (IKV) aktualsht Insituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) i krijuar në vitin 1969.
Ashtu siç është theksuar dhe më parë ky institucion është një vazhdimësi i asaj ç’ka krijoi Dr Bilal Golemi në vitin 1928. Megjithë meritën, dekoratat dhe mirenjohjen që me të drejtë i është dhënë Dr Bilalit, u desh shumë vite që këtij laboratory ti vihej emri “Bilal Golemi”.
Vetëm në vitin 1998 u arrit të merrej vendimi për vënien e emrit të shkencëtarit të shquar duke arritur më në fund ti jepej e drejta që i takonte prej shumë vitesh një shkencëtari si Dr Bilal Golemi.
Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare realizoi një intervistë me personin që ka meritën më të madhe në lidhje me marrjen e këtij vendi.
Prof.Dr Kristaq BERXHOLI ishte Drejtor i Insitutit të Kërkimeve Veterinare (IKV) në vitet 1997-2002, periudhë kjo shumë e vështirë për çdo sektor dhe institucion në Shqipëri.
Për të mësuar më shumë rreth vendimarrjes po zhvillojmë një intervistë të shkurtër me Profesor Kristaqin ashtu siç e thërrasim të gjithë ne.
MVSH- Profesor Kristaqi përshëndetje dhe faleminderit që gjeni kohë që të zhvillojmë së bashku këtë intervistë për të gjithë kolegët dhe të gjithë të interesuarit.
Profesor Kristaqi:- Të faleminderit MVSH. Është kënaqësi që të japësh intervista në një faqe të tillë e cila jo vetëm ndiqet me vëmendje nga specialistët e Mjekësisë Veterinare si brënda vendit , ashtu dhe jashtë tij, por kjo faqe ka dhe një audiencë mjaft të gjërë me mbi 5000 anëtarë. Krahas kësaj është gjithashtu kënaqësi që të japësh intervista për një cështje e cila ka qënë në vëmëndjen time për një kohë të gjatë, dhe që në momentin që gjeta mundësinë e realizova.
MVSH- Ne të gjithë ju njohim dhe përfitojmë nga rasti t’ju falenderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Mjekësinë Veterinare Shqiptare.
Profesor Kristaqi:- Edhe unë ju falënderoj. Natyrisht me mbarimin e fakulteti dhe mora profesionin e nderuar të mjekut veterinar, i vura një mision vehtes: Do ta mbështes këtë strukturë me të gjitha mundësitë e mia, kudo që të jem dhe mendoj se ja kam arritur qëllimit, si kur kam qënë në bazë si mjek veteriner, mbas mbarimit të shkollës edhe në IKV si punonjës kërkimor shkencor rreth 23 vjet dhe drejtues i atij institucioni për 5 vjet, por tash edhe në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare ku ende jap kontributin tim.
Nuk ka profesion më të bukur se sa ky i mjekut veteriner. Eshte një profesion me fushë të gjërë veprimi, dhe një profesion human si me thënë, për shkakun se ne jemi mjekë të pacientëve që nuk flasin. Kjo është bukuria e këtij profesioni. Fakti që profesioni i mjekut veteriner, po bëhet gjithnjë e më tërheqës, edhe për të rinjtë, tregon se vërtet ajo që thashë më lartë është reale.
MVSH:- Mendojmë të përfitojmë nga rasti dhe ta fillojmë intervistën me një prezantim të shkurtër rreth Profesor Kristaqit. Kush është professor Kristaq Bërxholi?
Prof. Kristaqi:- Me mbarimin e shkollës së mesme në Gjirokastër, fillova studimet në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në vitin 1968 dhe e mbarova atë në vitin 1973 me rezultate shumë të mira. Mbas mbarimin të shkollës dhe të stërvitjes ushtarake që bënim atëhere, më emëruan në Institutin e Kërkimeve Veterinare, mua së bashku me tre apo katër kolegë të tjerë që mbaruam bashkë. Por menjëherë mbas një muaji, ky vendim u anullua, pasi strukturat më të larta të partisë në vënd, që bënin ligjin në atë periudhë, morën një vendim tjetër që nuk do të mbaheshin nëpër institucione kërkimore, studentë të sapo mbaruar pa bërë një stazh në prodhim prej jo më pak se 5 vjet. Ky vendim bëri që vetëm unë të mos emërohesha në IKV, në atë periudhë. Të tjerët vazhduan të qetë punën.
Në Tepelenë fillimisht u emërova në ish kooperativën e Zhapokikës dhe mbas 3.5 vjetësh u transferova në ish kom. Egz. Të rrethit me detyrën e kryespecialistit.
Në 19 mars 1979, u emërova në IKV, tek laboratori i anat-histopatollogjisë, në të cilën punova 10 vjet. Mandej tek laboratory i virologjisë së kafshëve të mëdha. Nga viti 1997 deri në 2002, mbajta postin e Drejtorit të këtij Instittucioni. Gjatë kësaj periudhe si kërkues dhe drejtues i këtij Institucioni, jo vetëm që mora gjithë titujt shkencore të kohës, por kam bërë dhe shume studime si dhe kam diagnostikuar një numur sëmundjesh të reja si: Maedi Visnae, Artrit Encefalitin e dhive, Chlamydiozat si përgjegjës dështimesh në të gjitha kafshët shtëpiake dhe në shpendë, moment ky që i dha zgjidhje shumë shqetësimeve që krijoheshin në tufat e dhënve dhe dhive, por edhe gjedhit, studimi për shpretkën e mermertë në fazanë etj. Me duhet të theksoj se të gjitha studimet dhe botimet në ato vite bëheshin me grupe pune, një eksperiencë mjaft produktive.
Drejtimi i IKV, në ato vite ishte jo i lehtë, për shkak të fushave të gjëra të aktivitetit të tij.
Nga viti 2002 e deri tani, jam Pedagog i lëndës së Virologjisë dhe Imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Këtu kontributi im është gjithashtu mjaft i gjërë, ku krahas dhënies së lëndëve përkatës, jam marrë dhe me studime shkencore dhe me diagnoza të sëmundjeve të reja si: Ethja hemorragjike e Krime Kongos në kafshë, Artrit Encefaliti ne dhi, Tick Borne Encefaliti, Virusin e Nilit perendimor në kuaj, Ethja Q etj.
Po kështu kam udhëhequr mbi 25 specialistë veterinerë, për kualifikim në shkallën e parë atë të Doktoraturës. Dhjetra mastera, tema studentësh. Kam dhënë një kontribut të rëndësishëm në botime të ndryshme, si në tekste mësimore dhe në ato shkencore e monografi. Gjatë periudhës time kam botuar 2 Monografi, 10 Tekste mësimore dhe shkencore etj. Gjatë aktivitetin tim kam bërë mbi 60 botime shkencore brënda e jashtë vendit si dhe mbi 50 studime shkencore etj.
MVSH:-Vitet e vështira ju gjetën në drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë por edhe më gjerë pasi në atë periudhë IKV, prodhonte dhe shumë vaksina që tregëtoheshin dhe ne vendet fqinje.
Profesor Kristaqi:- Kjo është e vërtetë. Në vitet më të mbrapshta 1997 dhe 1998, unë drejtoja IKV. Të drejtoje një institucion të tillë, natyrisht që jo vetëm ishte nder, por njëkohësisht ishte dhe punë e vështirë për vetë nivelin që kërkohej, për shkak të drejtimeve të shumta që kishte IKV, duke filluar nga diagnoza, prodhimi i vaksinave, prodhimi i preparateve mjekuese (solucione etj), studime shkencore, botime, punë në terren, mbështetjen për laboratorët e bazës, importet e lëndës së parë etj. Pra sic e shikoni aktiviteti i tij ka qënë mjaft i gjërë. Duhet patur edhe një gjë tjetër që në IKV, punonin njerëz me nivel dhe aftësi shkencore dhe duhej që edhe niveli jot, në mos më i lartë, duhej detyrimisht të barazohej me nivelin e shumicës së kolegëve të tjerë. Nga ana tjetër, ishte një vlerësim jo i vogël që të të caktonin të drejtoje këtë institucion.
Në kohën që unë e drejtoja këtë institucion, prodhonim një numur vaksinash, antigjenësh dhe alergjenësh. Cilësia e tyre si dhe aftësi azbuluese dhe mbrojtëse ishte në nivel mjaft të lartë. Ishte kjo arsyeja që edhe vëndet fqinjë i kërkonin ato dhe ne conim atje megjithse jo zyrtarisht.
Ky nivel pune, kjo palodhshmëri dha rezultate jo të vogla në zbulimin dhe luftimin e mjaft sëmundjeve, bëri që IKV të ishte me emër. Më kujtohet një drejtues i lartë i OIE, që kishte ardhur për vizitë në vendin tonë dhe me këtë rast ai bëri dhe një vizitë në IKV. Mbas mbaroi vizitën dhe ne i prezantuam punëm dhe prodhimet tona, ai u shpreh: NUK E DIJA SE SHQIPËRIA KISHTE NJË INSTITUCION TË TILLË.
Kuptohet se ky ishte një vlerësim jo i vogël nga një përfaqësue i një strukture ndërkombëtare të mirënjohur.
MVSH- Sigurisht ju ishin në djeni të meritave dhe arritjeve të Dr Bilal Golemit, por gjithsesi dëshirojmë të dimë si u dha mendimi i vendosjes së emrit institucionit që ju drejtonit?
Profesor Kristaqi:- Të jem i sinqertë, kur mbarova fakultetin nuk kisha asnjë informacion për këtë personalitet të shkencës. Kjo për shumë arsye, të cilat nuk është vendi ti përmëndim. Kontaktin e parë e mora, sapo vajta në rrethin që më emëruan me mbarimin e shkollës. Kjo ndodhi krejt rastësisht. Në një librari të vogël, e vetmja në këtë qytet, më tërhoqi vëmëndjen një botim me emrin Dr. Bilal Golemi. Me duhet të them se mendova se kishim të bënim me ndonjë mjek, Por kur autorët, Prof. Vafsi Samimi dhe Prof. Hujo Hajdëri, ahere më shkoi mendja tek shkencëtarët e Mjekësisë Veterinare. E kam lexuar për një kohë shumë të shkurtër. Kjo ishte njohja ime e parë me këtë studjues. Më vonë, mbas ardhjes time në IKV dhe sidomos , mbasi mora detyrën e Drejtorit të IKV, mundësitë për tu njohur më Dr. Bilalin ishin më të mëdha. Kërkova në arkivin e shtetit dhe munda të gjeja disa materiale, të cilat flisnin më tepër për përpjekjet për të nxitur Qeverinë e atyre viteve, që ti vinin emrin IKV, emrin e Dr. Bilalit. Në të vetmin material me propozim konkret, nuk gjeta përgjigjen se cila qe arsyeja që hezitohej në këtë drejtim. Nga hulumtimet e mëtejshme, mësova se arsyeja qe sa banale aq dhe qesharake.
Këto të gjitha i dhanë shtysë vendimit tim që : IKV duhet të merrte emrin e Dr. Bilalit. Mbas konsultimeve me kolegët, të cilët për hir të së vërtetës qenë unanim në mendimin e tyre, ndërhyra pranë Ministrit të Bujqësisë, pasi për këto raste, ishte kompetencë e Ministrit të bënte propozimet përkatëse për vënien e emrave të ndryshëm institucioneve, pranë Qeverisë.
Në atë periudhë, Ministër Bujqësie ishte Prof. Lufter XHUVELI, një personalitet i shkencës, njohës i mirë i administratës dhe asnjë herë, sipas meje, hakmarrës. Me Prof. Lefterin, kisha njofje që kur isha në universitet dhe ai ishte Rektor. Më priti dhe i shpreha mendimin që tashmë e kisha kristalizuar qartë. Prof. Lufteri më tha: Po Kristaq. Institutit i takon emri i Dr. Bilalit dhe ne do ta vendosim, por më parë duhet të marrim dhe mendimin e Kryeministrit. Mbas disa ditësh, Prof. Lufteri më thotë në telefon: KRYEMINISTRI ËSHTË DAKORT QË IKV TË MARRË EMRIN E Dr. BILAL GOLEMIT.
Bëni dosjen gati më tha dhe ta nisim në Qeveri për të marrë vendimin përkatës. U lumturova pa masë për dy gjëra:
-
Se do ti vendosja emrin e një shkencëtari të shquar njërit prej institutcioneve më të mira në vend.
-
Dhe sepse, këtë e bëja unë, një patriot i tij, por këtë mund ta bënte kushdo, po ja që shorti më ra mua.
Kështu u bë dhe ajo që ishte interesante qe fakti që: Në mbledhjen e parë, të Qeverisë mbas 1997, vendimi i parë i saj qe pikërisht vendimi për marrjen e emrit të IKV-Dr. Bilal Golemi. Në atë kohë, kryeministër ka qënë Pandeli Majko, një person me shumë bon sens.
Ky vendim përkoi dhe me një përvjetor të IKV, që ne deshëm ta festonim. Ishtë 70 vjetori i tij. Dhe kështu u bë. Tabelën me emrin e Dr. Bilalit, e zbuloi Z. Majko. Qe vërtetë emocionuese. E paharruar do ngelet në kujtesën time kjo ngjarje.
MVSH – Gjatë periudhës që diskutohej vendosja e emrit kush ishin disa nga vështirësitë që dëshironi të përmendni?
Profesor Kristaqi:- Shiko, në fakt gjatë kësaj kohe, që unë përpiqesha të realizoja këtë ëndërr, nuk gjeta asnjë kundërshti, as midis kolegëve të mi, por as dhe nga persona të tjera në Digaster apo në Qeveri. Kudo vetëm më thoshin fjalët më të mira për inisiativën e marrë.
Vështirësitë kanë qënë para kësaj periudhe e sidomos para 1990, kur pushtetarë e ahershëm, cdo gjë e shifnin me dyshim. Edhe këtë fakt, e rëndonte shumë ideja se sipas tyre, nuk kishtë informacion se cfarë kishte bërë Dr. Bilali mbas largimit nga vendi. Fjala ishte se mos ishte marrë me aktivitet kundër pushtetit monist të asaj kohe, pasi ai dallohej për prirje të fuqishme demokratike.
Por azgjë nuk kishte ndryshuar në shpirtin e këtij atdhetari. Ai , ishte dhe ngeli një patriot i madh për vendin e tij.
Ndërsa mbas vendosjes së emrit, ajo që mua më tërhoqi vëmëndjen, arsyet për këtë nuk i di, këto i dinë më mirë ata që kanë bërë publikime të tilla, në të cilat nuk është thënë asnjë fjalë, se kush ishte ai që morri insiativën dhe e bëri realitet atë-vendosjen e emrit IKV-të Dr. Bilalit dhe gjithashtu është përshkruar dhe nuk i është dhënë vendi i duhur këtij eventi mjat të rëndësishëm dhe shumë domethënës. Por kjo i ngelet së kaluarës që gjithmonë kështu ka qënë në vendin tonë, për njerzit e mëdhenj.
MVSH –A mendoni se vendosja e emrit të IKV ishte një veprim i vonuar që duhej të kishte marrë më parë vëmendjen e personave përgjegjës?
Profesor Kristaqi:- Natyrisht që po. Kjo gjë duhej bërë edhe më përpara dhe sidomos para viteve 1990. Arsyet unë i përmënda më lartë dhe nuk kam pse ti ritheksoj përsëri. Mbas viteve 1990, deri në 1998, kur unë realizova këtë ëndër, nuk e di pse Drejtuesit e atherëshm nuk e morrën inisiativën për ta bërë këtë gjë. Por ajo që ishte shqetësuese, ishte fakti i përpjekjeve për tja hequr emrin IKV. Është vërtet interesante kjo gjë dhe për një kohë ja arritën, por jo për gjithmonë. Ahere u zgjodh lënia në heshtje në harresë. Nuk di cfarë të them edhe për këtë rast. Por ndoshta e ritheksoj se është ajo që në përgjithësi ne nuk duam ti ngrëmë heronjtë tanë, por kemi maninë e injorimit të tyre, ku në botë ndodh krejt e kundërta është karakteristika jonë. Kjo është fatkeqësi.
MVSH- Muaji Mars mendojmë se me të drejtë duhet të quhet Muaji i Dr Bilal Golemi ku të përfitojmë në këtë 90 vjetor të krijimit të Shërbimit Veterinar Shqiptar dhe të flasim më shumë rreth figurës se Dr Bilal Golemit. Ky muaj të jetë muaji që të gjithe Ne të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për një figurë aq të ndritur të Mjekësisë Veterinare Shqiptare. A mendoni se është bërë, apo po bëhet aq sa duhet për këtë jubilar.
Prof. Kristaqi:- Mendoj se nuk është tamam kështu. Edhe festimi i këtyre ngjarjeve, shërbejnë pikërisht për të vlerësuar këtë personalitet, pasi ishte ay që i viru i pari në jetë, në atë kohë mizerabile, sapo u kthye nga jashtë.
Mendoj se puna e tij, ka shumë evente që duhet të kujtohen e kujtohen vazhdimisht. Ja erdhi koha, muaji gusht kur u krijua laboratori i parë veterinar, dhe u hodhën themelet e ish IKV-ISUV. Një moment që nuk është mireë të kalohet në heshtje.
Pra mund të them se: Edhe festimi i aktivitete të tij, ndihmojnë në lartësimin e figurës së Dr. Bilalit.
Intervista e përgatitur nga redaksia e revistës MVSH me Profesor Kristaq BERXHOLI autori i vendosjes së emrit Dr Bilal Golemi godinës së ISUV, u përgatiti me rastin e 90 vjetorit të Shërbimit Veterinar Shqiptar.
Mars 2018