Kafshët janë miq të mrekullueshëm-ata nuk pyesin asnjëherë, ata nuk kritikojnë asnjëherë. George Eliot
Kafshët sjellin gëzim, harmoni dhe transmetojnë dashurinë që mbartin nga vetja tek njerzit.
Ata gjithashtu sjellin shëndet dhe krijojnë një imunitet të nevojshëm tek njerzit që i mbajnë në shtëpitë e tyre.
A doni disa fakte ?
Ka fakte rreth kësaj të vërtete :
Insituti i Kerkimeve Mjekësore në Melburn, Australi , bëri një studim 3 vjecar me 5.000 ( 5 mijë ) njerëz , dhe arriti në konkulzion se personat që mbanin kafshë në shtëpitë e tyre, kishin një presion gjaku normal dhe kolesterol të ulët në gjak, ndersa ata qe nuk kishin kafshë shoqërimi karakterizoheshin nga presioni i gjakut i lartë dhe kolesteroli në gjak ,në nivelet maksimale .
Gjithashtu studimet e bëra nga Insituti i Shëndetit Publik Ndërkombëtar në bashkëpunim me klinikat ku vizitoheshin personat e moshuar , bëri një studim në vitin 1999 , e cila gjithashtu është botuar në revistën Amerikane të Shëndetit , duke arritur në përfundim se të moshuarit që kishin mbajtur kafshë shoqërimi rregullisht , ishin më të aftë fizikisht dhe mendërisht se ata që nuk kishin mbajtur kafshë shoqërimi.
A keni nevojë për më shumë fakte ?
Ja 10 nga arsyet për të pasur një kafshë shoqërimi :
- Kafshët e shoqërimit promovojnë ndërveprim shoqëror.Të gjithë e dimë klishenë e një djali në park me një qen të lezetshëm , i ulur në një stol dhe të gjitha vajzat që kalojnë ndalojnë disa caste për ta përkëdhelur atë dhe në mënyrë të pashmangëshme bisedojnë dhe më pronarin.
Por hej, kjo klishe është shumë e përhapur për një arsye ; pasi vërtet punon.
2. Kafshët stimulojnë dhë inkurajojnë fiskulturë , gjimnastikë , aq më shumë qenushët e rracave sportive.
3. Kafshët nuk gjykojnë , dhe (qentë ) e duan pronarin e tyre me një dashuri të vërtetë jo të shtirur dhe pa interes.
Macet janë pak më shumë kryeneçe por të jeni të sigurt se do ju duan dhe nuk do ju ndërrojnë me askënd nëse ju i trajtoni mirë. Kafshët , besoni , do ju duan njësoj pa e vrarë mëndjen aspak për paraqitjen tuaj të jashtme , apo nëse rrobat tuaja janë firmato apo jo.
4. Kafshët nxisin të qeshura , lojra të ndryshmë , na kujtojnë që të mos e marrim jetën aq seriozisht.
5. Kafshët janë një ndihmë e madhe për antistres , dhe vetminë.Një kafshë i jep atij personi një fokus të jashtëm , një qëllim dhe dikë që të kujdeset për të.Në këmbim , ata marrin një dashuri recpiroke dhe atë për të cilën një kafshë ka nevojë; vëmendjen tonë.
“Nuk ka psikiatër në botë që të jep qetësinë dhe ndjësine që të jep një këlysh kur të lëpin fytyrën.” ~ Ben Williams
6. Tek fëmijët që rriten me një kafshë shoqërimi në shtëpi shihet se kanë më shumë ndjeshmëri .Kjo mendohet se vjen pasi fëmijët shpesh i trajtojnë kafshët si moshatarët e tyre dhe i kuptojnë kafshët më mirë se të rriturit.Ata mësojnë të lexojnë “shënjat e trupit “ dhe ndryshe nga të rriturit , kafshët nuk shtiren apo nuk luajnë lojrat psikologjike.
Kur fëmijët rriten ata mësojnë ti kuptojnë më mirë shokët apo kolegët e punës ,biles dhe duke lexuar “gjuhën e trupit” e nevojshme për ti kuptuar më mirë të tjerët.
7. Stimulim mental.Kafshët inkurajojnë bashkëveprim social i cili nxit një memorie të mirë dhe inkurajon komunikimin.
8. Ndihmojnë në një presionin normal të gjakut. Studimet kanë gjetur se të paturit një kafshë shoqërimi ul presionin e gjakut dhe triglycerideve.
9. Kontakt fizik.Foshnjat që nuk kanë mundësinë e të prekurit të objekteve të ndryshme nuk arrijnë të zhvillohen mjaftueshëm si fizikisht ashtu dhe emocionalisht.Kontakti është shumë i rëndësishëm për mendjen dhe shpirtin. Kafshët janë një ndihmë e madhe në këtë drejtim , një alternativë e sigurt , jo kercenuese dhe e ngrohtë.
10. Relaksim.Keni vënë re nëpër filma kur shihni një klinikë doktori apo një klinikë dentare moderne , në dhomën e pritjes të klientëve , ju do të shihni dhe një akuarim me peshq shumëngjyrësh dhë të vegjël.Duke qënë në praninë e nje kafshë, qoftë edhe duke pare një peshk që noton në akuarium është shumë qetësuese , edhe femijët hiperaktive qetësohen nga kjo.Studimet kanë treguar se në shumë njerëz kjo zvogëlon presionin e gjakut dhe punën e zemrës.
11. Ja dhe një arsye shtesë , një arsye shumë e ëmbël që do ju bëjë një hero për disa krijesa të dashura ; ADOPTO NJË QEN OSE NJË MACE DHE RUAJ NJË JETË.Dhe rrisni gëzimin në jetën tuaj.
Kafshët përdoren kudo; në spitale, burgje, qëndra rihabilitimi, qëndra të zhvillimit mendor e të tjera.
Mos harrojmë rëndësinë që kanë kafshët në jetën e disa njerëzve , për disa akoma më shumë së një mik. Si mendoni se ndjehet një i verbër që ndihmohet nga qeni i tij c’do ditë, pa një ditë pushim, pa kerkuar rritje rroge dhe pushime të paguara.Ai është drita e syve për të apo jo?
Mos harrojmë qentë e shpëtimit të përdorur në katastrofa të ndryshme nga zjarrfikësit , qente e policisë apo dhe thjesht qenin “bari” .
Është një detyrë e secilit nga ne të tregojme mirënjohjen për të gjithçka që kafshët e shoqërimit kanë bërë dhe bëjnë për ne.
ADOPTO NJË KAFSHË SHPËTO NJË JETË !
Ky artikull është përgatitur nga Mjek Veteriner Egli Ozuni.
Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejen e redakisë.
Persh. si mund te adoptohet nje mace..?flm
Pershendetje! Ju pergezojme per kete vendim qe keni marre. Fatkeqesisht, ne Shqiperi dhe ne Kosove ka shume kafshe qe kane nevoje per tu adoptuar. Per ne Shqiperi ne ju sugjerojme disa grupe qe merren me adoptimin e kafsheve. Kryesisht keto grupe jane mjaft active ne rrjetin social “Facebook”, ku ju mund te shihni dhe foto te shumta te kafsheve qe presin per te gjetur nje familje qe te mund ti falin dashuri reciproke. Disa prej ketyre adresa jane: https://www.facebook.com/pages/Animal-Rights-in-Albania-NOW/130159253673796?fref=ts , https://www.facebook.com/KafsheNeAdoptimAnimalsInAdoptionalbania?fref=ts
https://www.facebook.com/protectmevlore?fref=ts
Sigurisht jane dhe adresa te tjera por keto kemi per momentin.
Si mund ta adaptoj nje qen ne Kosove ?
Ne Kosove organizatat qe mund t’ju ndihmojne per te gjetur nje qenush, jane disa. Gjithsesi ne po ju dergojme nje adrese ne rrjetin social FB ku mund te shihni foto si dhe te viheni ne kontakt me personat qe merren me adoptimin e kafsheve ne Kosove: https://www.facebook.com/pages/Kosovo-Animal-Adoptions-Kafsh%C3%ABt-e-Kosov%C3%ABs-p%C3%ABr-Adoptim/189594564464069
Dua te adoptoj nje husky ne shqiperi si ta bej kete
Shoqatat e mbrojtes se kafsheve jane disa. Ato jane aktive kryesisht ne facebook. Sigurisht qe me se shumti ofrojne per adoptim qen dhe mace te rracave te perzjera te cilet per hir te se vertetes jane shume te zgjuar, te embel dhe besnik qe jo vetem jane te barabarte me nje Husky qe ju kerkoni por pse jo dhe me besnik dhe me shume te dashur se prej disa rracave te pastra. Ju shkruani ne inbox ketyre shoqatave dhe grupeve dhe ato do t’ju ndihmojne te gjeni qenin qe ju deshironi te keni. ADOPTO NJE KAFSHE, SHPETO NJE JETE!