Dr. Jakov Milaj
25.03.2011—02.01.1997
Dr. Jakov Milaj, personalitet i shquar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare, kontributi i tij i shquar unikal, i paparsëritshëm në fushën e Antropologjisë social-kulturore, por dhe si historian, publicist, kritik, etnograf, poet, etj.
Jeta
Jakov Milaj lindi në Fier me 25 mars te vitit 1911. U shkollua në Gjimnazin e Shkodrës, ku e mbaroi atë në fund, si një nga studentët më të mirë në vitin 1931. Kur ishte nxënës ka drejtuar shoqatën kulturore “Besa shqiptare”.
Për një kohë te gjate, ai punoi si mësues në qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune në nënprefekturën e Kolonjës; redaktor në organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos në “Vatra” te Timo Dilos dhe në “Përpjekjen shqiptare” te Branko Merxhanit. Në ketë kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqësia e madhe me Migjenin. Për ata, që kane shfletuar në median e shkruar në vitet ‘30, ka qene e pamundur që te mos e hasnin ngado emrin apo inicialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante në fushën historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, që ai që në vitin 1934 i është dhëne e drejta e studimit për veterinari në Universitetin e Torinos.. Në ditët e fundit te Migjenit, ai do te ishte pranë tij dhe te motrës në Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, që do te sillte edhe fjalët e fundit te Migjenit te madh dhe dorëshkrimet e fundit nga spitali.
Në Shqipëri është rikthyer në vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkëlqyeshëm. Do të punonte në institucionet zyrtare dhe në qeverinë e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Ministër i Bujqësisë. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve. Shkak për largimin e tij te shpejte ishte se kërkoi që pyjet tona te shkëputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zëvendësohej me shqiptare, kërkesa këto që nuk u përfillen. Kuptohet se u detyrua te japë dorëheqjen. I gjithë ky kalvar është pak, po te kujtosh atë, që e ndoqi në periudhën pas Çlirimit te vendit. Punoi si veteriner në Durrës, Bilisht, Fier.
Çdo shkencë e mirëfilltë ka prekursorët e saj. Është e vërtetë se antropologjia si pjesë e shkencave albanologjike, u fut në udhë të mbarë këto dekafat e fundit, por po aq e vërtetë është se ka pionierin e saj, Jakov Milajn”. (Prof. Dr. Aleksandër Dhima).
Sqaroj se: Ajo që në “botën anglishtfolëse” quhet antropologji social-kulturore, në “Evropën Kontinentale” konsiderohet si etnografi.Antropologjia kulturore është një shkencë e re. E krijuar diku në shekullin XIX, ajo mori një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë shekullit të mëvonshëm. Ashtu si shumica e disiplinave shkencore, edhe ajo e ka origjinën nga greqishtja e lashtë, ku anthropos do të thotë njeri dhe logos – shkencë, për të na ardhur e perifrazuar si shkenca që studion njeriun apo njerëzimin në të. Ndërkohë, në Shqipëri këto koncepte janë njohur shumë më herët se sot. Pikërisht rreth kësaj çështjeje, 70 vjet më parë, dr. Jakov Milaj theksonte dhe përforconte konceptet e mirëfillta të këtyre disiplinave. Tek vepra e tij “Raca shqiptare”, me të cilën do të niste jetën tek ne edhe antropologjia social-kulturore, ai do të përcaktonte se: “Skajet etnografi dhe etnologji që e kanë rrënjën në konceptin e popullit (greqisht ethnos) janë të kohëve të reja. Përkufizime të qarta mbi to mungojnë edhe sot e kësaj dite, pse dijetarët e shteteve të ndryshme u japin kuptime që nuk përputhen kryekëput me njëri tjetrin. Me gjithë këtë, përmbajtja e etnografisë është përcaktuar, në përgjithësi, në kuptimin e një disipline thjeshtësisht përshkronjëse, e cila ka për barrë mbledhjen e lëndës që është për të vërejtur mbi kulturat e sotme të popujve të ndryshëm. Etnologjia është shkenca krahasonjëse e induktive që ka për detyrë përpunimin e mëpastajshëm dhe diskutimin e kësaj lënde së mbledhur… Shumë herë nën emrin shkenca antropologjike dijetarët kanë përmbledhur etnologjinë së bashku me antropologjinë”
Në janar 1944, Jakov Milaj boton në Tiranë veprën kryesore të tij “Raca shqiptare”, e cila do të cilësonte atë si themelues të antropologjisë social-kulturore shqiptare.Sipas prof. dr. Aleksandër Dhimës, “Raca shqiptare” është e para monografi e shkruar nga një autor shqiptar, në të cilën provohet me bindje prejardhja e këtij populli dhe njësia e kombit shqiptar me mjete ndërdisiplinore, ku shtyllat kryesore të argumentimit i mbajnë në mënyrë të natyrshme antropologjia dhe shkencat historike. Në aspektin antropologjik, do të thoshim, madje me plot gojën se ky punim, i shkruar mjeshtërisht me një shqipe të lakmueshme, që ngërthen në një të tërë të gjitha studimet e mëparshme, të kryera në shumicën dërrmuese nga të huajt, për të nxjerrë mandej tharmin e tipit fizik shqiptar dhe ecurinë e tij evolative në rrafsh kombëtar” (Ndërsa prof. dr. Mark Tirta, në kumtesën “Dukuri etnologjike në veprën “Raca shqiptare” thekson se “Milaj, njeri me kulturë të gjerë, specialist në veterinari, ka ditur të gjejë vendin e tij në një temë interesante të dijeve albanistike, në antropologjinë etnike… Në këtë vështrim Milaj i ka shërbyer shkencës së etnologjisë shqiptare, mandej si nismëtar për një problematikë të gjerë që ka marrë në shqyrtim. Pra, në historinë e studimit të etnologjisë shqiptare, puna e bërë nga një shqiptar, vepra “Raca shqiptare” e autori i saj, ka zënë një vend të merituar (Të tjera vlerësime këtij libri i janë bërë dikur në konferenca shkencore edhe nga prof. Bedri Dedja, Nasho Jorfaqi dhe Anton Çeta, ndërsa parathënien e ribotimit të tij të fundit e ka shkruar prof. Aleksandër Meksi, i ati i të cilit Gabriel Meksi, e kishte quajtur Jakov Milajn një shkencëtar të mirëfilltë…
vazhdon…
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.