Një burrë në Kalifornia, SHBA, i cili ka 18 mace ( për momentin që po shkruajmë këtë shkrim, pasi me dashurinë që ai ka për to, jemi të sigurt se do të jetë në rritje numëri i tyre), i bëri një rinovim shtëpisë së tij duke u bazuar tërësisht në dëshirën sesi macet do ta donin këtë shtëpi. Fotot dhe materiali i postuar nuk tregon identitetin e njeriut, ai dëshiron të ngelet anonim. Nga foto kuptohet qartë se ai është një pronar i devotshëm dhe i përkushtuar rreth maceve që ka. Fotot tregojnë një shtëpi të regulluar me shije si dhe nuk kalon pa u vënë re dhe humori i hollë në këtë stilim që ju është bërë dhomave. Përvec ngjyrave, hapësirës dhe dritareve të mëdha, në këtë stilim ju kushtua rëndesi dhe shkallëve të formave të ndryshme që do ju shërbejnë maceve që të ngjiten në ç’do cep. Sipas së përditëshmes “Daily Mail” kompania që u mor me regullimin dhe stilimin e shtëpisë ka shpenzuar plot 35.000 dollarë, duke përfshirë dhe një sistem ajrimi të ri.
Askush nuk mund ta thotë me siguri nëse ky ndryshim i shtëpisë ju pëlqen maceve më shumë apo pronarit të tyre.
Megjthëse sic shihet dhe në foto, macet nuk po e lënë pa shfrytëzuar këtë ndryshim.
Telegraf/veterineret
Burimi informacionit: http://www.dailymail.co.uk