Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Manifestim Kinologjik “Dukagjini Cup 2021”

Manifestim Kinologjik “Dukagjini Cup 2021”

CACIB & CAC
PEJA Dukagjini Cup 26-27/04/2021

Përgatiti për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare: Zerina Kajtazi

Në datat 26 dhe 27 Prill, në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë u mbajt manifestimi kinologjik me karakter ndërkombëtar dhe kombëtar.

Më saktë më datën 26 prill u mbajt një CACIB, ndërsa ditën e dytë’ një CAC dhe një CACIB.
CACIB show: manifestim ndërkombëtar ku garojnë të gjitha rracat e pastërta të qenëve të pranuara nga FCI-ja (Federacion Cynologique Internationale), dhe
CAC show: manifestime kombëtare.

Në këto gara gjyqtari kinolog i vlerëson racat dhe i noton varësisht se sa të përafërta janë ato me standardin e tyre. Prezantuesi i qenit duhet të jetë i shkathët dhe ta njohë mirë rracën që e paraqet në ring. Gjyqtari shikon pamjen e përgjithshme të qenit, kafshimin, dhëmbët, sytë, veshët, kafkën, turirin, qafën, vijën e shpinës, gjoksin, gjymtyrët e përparmë dhe të pasme, bishtin dhe belin. Pastaj vlerësohet kualiteti i qimes, përbërja muskulare e qenit, në fund shikohet ecja e qenit gjë që na tregon për ndërtimin e artikulacioneve, mbajtjen e bishtit si dhe karakterin e qenit.
Në Pejë morën pjesë gjyqtarë kinolog nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pjesëmarresit ishin vendas por kishte edhe nga shume shtete europiane: Finlanda,Holanda, Polonia, Çekija, Spanja, Franca, Bullgaria, Mali i Zi etj.
Në përgjithësi morën pjesë rreth 300 qen.

Në programet Best In Show garuan të gjithë qentë që ishin më të mirët të rracës përkatëse.
Filloj gara me Junior Handling, ku garojnë -prezantuesit e qenëve pjesmarrës, dhe ketu vlerësohet aftësia e tyre për ta paraqitur sa më mirë qenin.

Morën çmime të ndryshme si; këlyshi më i mirë, çifti më i mirë, veterani më i mirë etj. Të gjithë këta u dekoruan me rozeta të vendit të parë, të vendit të dytë dhe të vendit të tretë si dhe me donacion ushqim per qen nga kompania vendase “Poppins”.
Në fund u zgjodhën 3 qentë më të mirë të kategorisë junior (9-18 muaj), të cilët u dekoruan më parë dhe në fund u futën në ring 10 qentë që ishin zgjedhur më herët si më të mirët të grupit 1-10. Nga të gjithë këta qen vetëm 3 prej tyre mund të fitonin Best in Show vendi 1, vendi 2, dhe vendi 3 që u dekoruan më parë.

Përveç rracave të pranuara nga FCI- prezent ishin edhe rracat e papranuara nga FCI-ja sikursë janë Biwer Terrier, Continental Bulldog dhe Deltari Ilir (raca jonë autoktone), të cilët garuan në një grup të veçantë, në garën Cac në Best In Show.

Për shkak të situatës së covid 19, nuk u lejuan shikuesit, të gjitha rregullat e covid 19 u respektuan dhë në fund aktiviteti u mbyll me sukses.
Për ta realizuar këtë manifestim morën pjesë këshilli organizativ që përbëhet nga shumë persona anëtarë të Federatës Kinologjike te Kosoves dhe klubeve të saj.

Përgatiti për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare: Zerina Kajtazi

Foto nga çastet gjatë garës si dhe fituesit e ketij Show

Këtë e pëlqejnë %d blogues: