Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Ligji për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë

Ligji për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë

LIGJ
Nr.10 465, datë 29.9.2011
PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ky ligj ka për qëllim:

  1. Të mbrojë dhe të përmirësojë shëndetin e kafshëve të tokës dhe të ujit.
  2. Të përcaktojë procedurat për parandalimin, monitorimin, diagnostikimin, trajtimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve.
  3. Të mbrojë shëndetin publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët, si dhe nga lëndët mbetëse të dëmshme, të cilat gjenden në produktet për konsum publik.
  4. Të sigurojë zbatimin e masave shëndetësore veterinare për produktet me origjinë shtazore, të prodhuara në fermë, lëndët e papërpunuara, kullotat, ujin dhe vendet e pirjes së ujit për kafshët.
  5. Të mbrojë shëndetin riprodhues të kafshëve, të sigurojë rritjen e prodhimtarisë dhe përmirësimin rracor.
  6. Të mbrojë mjedisin nga infeksionet, helmet, mbeturinat e kafshëve dhe ndotjet (biologjike, fizike, kimike, radiobiologjike), me pasoja dëmtuese për shëndetin e kafshëve dhe njerëzit.
  7. Të përcaktojë procedurat e trajnimit dhe të informimit në fushën e veterinarisë për veterinerët, pronarët apo kujdestarët e fermave të kafshëve dhe publikun.
  8. Të mbrojë kafshët nga tortura dhe të sigurojë mirëqenien e tyre.
  9. Të mbrojë kafshët e egra.
  10. Të sigurojë asgjësimin e sigurt të kafshëve të ngordhura, kadavrave,
    konfiskateve, mbeturinave të kafshëve dhe produkteve të kafshëve, jo për konsum njerëzor.
  11. Të përcaktojë detyrimet e fermerëve, të personave fizikë dhe juridikë, në zbatimin e këtij ligji.

Lexoni të plotë këtë ligj duke klikuar në link e mëposhtëm:

Këtë e pëlqejnë %d blogues: