Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Shpendët » Gripi i shpendëve- Influenca Aviare

Gripi i shpendëve- Influenca Aviare

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Duke ju referuar te dhenave te fundit  te WORLD ORGANISATION FOR ANIMAL HEALTH (OIE) ,per semundjen e influences aviare ose ndryshe gripin e shpendeve qe po perhapet ne shume vende te Evropes si Danimarke, Gjermani , Austri ,Kroaci , Zvicer por edhe ne disa vende te tjera te botes me poshte po japim nje informacion lidhur me kete semundje .
INFLUENCA AVIARE
Ne vitin 1878 ne veri te Italise u pershkrua nje semundje ngjitese ne shpende e cila shkaktonte mortalitet te larte. Ne ate kohe kjo semundje u quajt murtaja e shpendeve.
Ne 1901 u percaktua agjenti etiologjik i semundjes, nje virus, dhe vetem ne 1955 u tregua per nje lidhje te ketij virusi me virusin e influences A te mamaleve.
Viruset e influences A te cilet jane ne gjendje te shkaktojne nje forme virulente te semundjes ne pula, mund t’i perkasin dy nentipeve te influences A.

pamje-e-kokes-se-shpendit-te-prekur gjymtyret-e-shpendeve-te-prekura harta-e-perhapjes-se-infleunces-se-shpendeve

demet-ekonomike-te-medha

Etiologjia : Viruset i perkasin familjes Orthomyxoviridae , jane ARN viruse, me mbulese, genomet e te cileve vendosen ne formen e elikoidale njeshe , me polaritet negativ dhe te ndare ne 8 segmente.
Siperfaqja e nukleoplasmidit eshte e mbuluar nga dy struktura te ndryshme proteinike, nga te cilat varen ne menyre te vecante dy aktivite, ai hemoaglutinues dhe ai neuroaminidazik.
Familja Orthomyxoviridae eshte e perbere nga nje gjini, e cila eshte e perbere nga viruset e influences se tipit A dhe te tipit B; virusi i influences se tipit C ka mundesi te perfaqesoje nje tjeter gjini me vete.

Bujtesit : Deri me tani nga zogjte eshte izoluar vetem virusi i influences A. Viruset e influences tipizohen ne baze te vetive te nukleokapsides. Ndersa viruset e influences A nentipizohen ne baze te karakteristikave antigjenike te hemoaglutinimit ( H ) dhe ato neuroaminidazike ( N ); ky fakt eshte i rendesishem ne tipin e imunitetit mbrojtes, i cili ka nje variabilitet shume te madh.
Nga zogjte e eger jane izoluar shume shtame te ndryshem dhe ne mbare boten, deri me tani. Frekuenca e izolimit ka qene e larte dhe ne zogjte e ujrave nese ato krahasohen me frekuencat e specieve te tjera te shpendeve.
Influenca eshte pare te infektoje e te preke shume specie te shpendeve qe nga pulat per veze, broileret, gjelat e detit, patat, rosat, fazanet e deri tek zogjte e eger ekzotik.

Transmetimi : Viruset respirator shumezohen ne traktin respirator dhe intestinal te individeve te prekur dhe transmetimi nga shpendi ne shpend mendohet se duhet te behet me anen e aerozolit te traktit respirator ose te feceve, si dhe ne menyre direkte nepermjet ujit te pijshem dhe ushqimit. Ne pergjithesi, menyra e transmetimit dhe perhapjes eshte ajo oro – fekalore.
Shfaqja e virusit ne nje zone gjeografike te caktuar mendohet se vjen nga kalimi apo vendosja ne ate zone e shpendeve te ujrave. Kjo nuk do te thote detyrimisht qe duhet te kete nje kontakt direkt me zogjte e ujrave . Transmetimi nga keta mund te behet nepermjet zogjve te tjere migrues, te lire apo mjete te tjera te cilet e transmetojne virusin mekanikisht.
Ne pjesen me te madhe te rasteve eshte evidentuar nje perfshirje e shpendeve ujore.

1) Ekziston nje prevalence me e larte e infeksionit ne shpendet e zonave ku zogjte e ujrave migrues kalojne apo ndalojne.

2) Ka nje prevalence me te larte ne shpendet migrues ne krahasim me ata ujore.

3) Ka nje prevalence me te larte ne shpendet qe mbahen ne mjedise te hapura ne krahasim me ata qe mbahen ne kapanone te mbyllura.

4) Studimet epidemiologjike kane treguar se te njejtet shtame virale jane virulente si per shpendet e eger ashtu dhe per ata te industrise apo shtepiake.

5) Rastet e influences jane stinore ne zona te caktuara dhe perkojne me migrimin e shpendeve.

6) Pjesa me e madhe e vatrave te infeksionit eshte pare nje mundesi e mundshme me shpendet e eger.
Duket qarte roli qe zogjte e ujit dhe ata te eger ( migrues ) luajne ne mbartjen dhe transmetimin e infeksionit.

Shenjat klinike : te influences se shpendeve varen nga faktoret e meposhtem : shtami virusal, specia dhe mosha e bujtesit, gjendja imunitare e bujtesit kundrejt virusit dhe kontaminues te tjere infektive , mjedisore , etj…
Semundja eshte e percaktuar nga shume shtame virusale dhe ka nivele te ndryshme rendese.
Forma klasike , shkaktohet nga shtame shume patogjene, shenjat qe verehen ne pula ose ne gjelat e detit jane te mangeta, ka nje mortalitet te larte, nderprerje e prodhimtarise se vezeve, shenja respiratore, ronke, lotezim, sinuzit, edema te kokes dhe fytyres, hemoragji nenlekurore me cianoze te lekures, sidomos ne zonen e kokes, vetheve dhe diare. Zakonisht keto shenja shfaqen shume rende ne individet qe nuk ngordhin menjehere.
Edhe influenca e shkaktuar nga viruse me pak virulente mund te jete e rendesishme. Ne rastet e infeksionit te pa komplikuar me mikroorganizma kemi nje renie te prodhimtarise se vezeve, e cila mund te arrije dhe ne nderprerje totale te prodhimit, shqetsime respiratore, anoreksi, sinozit dhe mortalitet i niveleve te ndryshme.
Rosat dhe spesiet e tjera ujore jane refraktare dhe kundrejt viruseve shume virulente te pulave, por sherbejne si vektore.
Ne format me komplikacione mund te shfaqet sinozit, blefarit, shqetsime respiratore dhe nje rritje e nivelit te normalitetit.

Ndryshimet anatomo – patologjike : Lezionet klasike makroskopike, reflektojne shenjat klinike dhe per pasoje jane po aq variabile dhe te pa shfrytezueshme per diagnozen.
Ne pjesen me te madhe te rasteve te renda klinike, shpendet shfaqin nje sere lezionesh inflamatore dhe hemoragjike ne lekure, melci, shpretke, zemer, veshka dhe mushkeri.
Ne individet qe ngordhin menjehere dhe papritur keto lezione mungojne.

Diagnoza : Per izolimin e virusit shfrytezohen nje sere provash si per shembull aktivitetin hemoaglutinues ne lengun allantoik te embrionit te pules., testi i hemoaglutinimit te penguar, etj…

Kontrolli : Masat profilaktike si vaksinimi dhe perdorimi i stampin out nuk jane konpatibile dhe per momentin nuk perdoret asnje vaksine kurder formes me patogjenicitet te larte.
Vaksinat e inaktivuara dhe te emulsionuara ne vajra perdoren per brojtjen kundrejt viruseve semundjeshkaktues pa nevojen e faktoreve predispozues.
Pavaresisht ketyre problemeve, perdorimi i vaksinave te inaktivuara ka sjelle disa suksese, si nga pikepamja biologjike ashtu dhe ajo ekonomike.
Nje menaxhim i mire eshte i domosdoshem per kontrollin e infeksionit te influences se shpendeve.

Burmi i informacionit : Semundjet e shpendeve, Dr Tana Shtylla , David E. Swayne, DVM, PhD, DACVP, DACPV

Autori : Irindi Çitaku

Student në vitin e V-të

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Tiranë

Ndalohet ribotimi pa lejën e redaksisë dhe autorëve të shkrimit.

Në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit