Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Rraca e lopëve Jersey (Xhersi)

rraca xhers

Kjo rracë ka marre emrin nga ishulli Jersey një ishull i vogël që i përket mbretërisë së Anglisë ku edhe është regjistruar për herë të parë. Ishulli ndodhet në kanalin Anglez pranë Francës.

Rraca Xhersi është një nga rracat tërësisht të pastra dhe më të vjetrat.

Duke qënë se është një rracë që përshtatet lehtësisht me klima të ndryshme gjendet në shumë vende të rruzullit tonë; Australi, Zelande e Re, Europe , Amerikën latine, Amerikën e Veriut, Japoni si dhe Afrikën e jugut.

Qumështi i saj është mjaft produktiv dhe cilësor. Me një peshë trupore mesatare prej 400 kg është rraca e pastër që jep më shumë qumësht për peshë trupore. Shumica e lopëve të rracës Xhersi japin një sasi qumështi 13 herë më shumë se pesha trupore në një periudhe laktacioni.

Gjithashtu është karakteristike që kjo rracë ka pjellje të lehta por duhet pasur kujdes ndaj viçave sepse lindin me peshë të vogël dhe janë shume të dobët dhe të ndjeshëm ndaj të ftohtit gjatë kohës së dimrit në krahasim me racat tjera qumështore. Lopët e racës Xhers janë shumë të qeta kurse demat e tyre janë shpesh agresiv në krahasim me demat e racave tjera qumështore.

S & S Murray's Jersey cow in milk - Fourcrosses Centurian Pine

Rraca Xhersi ka ngjyrë kafe me nuanca të zeza tek qafa. Kjo rracë është e vogël duke filluar nga 390-400 kg dhe lartësi të xhidavisë rreth 120 cm kurse demat 540-750 kg me lartësi të xhidavisë 1.25 cm. Faktori kryesor që ka kontribuar në popullaritetin e kësaj race ka qenë ekonomik për shkak të prodhimtarisë së lartë të qumështit me 5.5 % yndyrë e në raste të shpeshta edhe më të lartë ku arrin deri në 7%, proteina 3.95 % dhe aftësi për të shfrytëzuar kullosat mjaftë mirë. Pra lopët e rracës Xhers janë rraca e lopëve qumështore me përqindjen më të lartë të yndyrës në qumësht.

Historiku

Kjo racë ka marre emrin nga ishulli Jersey një ishull i vogël që i përkët mbretërisë së Anglisë ku edhe është paraqitur për herë të parë. Kurse është regjistruar për herë të parë si rracë e veçantë rreth viteve 1700. Me qëllim që të ruhet si rracë e pastër dhe mos të ketë deri te përzierja me raca tjera në atë kohe qeveria kishte vendosur që të ndalohet importi i rracave të lopëve në ishull duke bërë që rraca Xhers të ishte e izoluar nga ndikimet e jashtme për më shumë se dyqind vjet, nga 1789 deri në vitin 2008.

Rraca e lopeve vica xherseiPër shkak se kjo rracë ishte e vogël, dhe karakteristikave tërheqëse të këtyre lopëve, kope të vogla u importuan në Angli nga pronarët aristokrat si zbukurim për parqet dhe fermat e tyre.

 

 

 

Burimi informacionit: Breeds of Livestock in the World/Jersey

Logoe IADK IADK