Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Rikthehet tradita shumë vjeçare në Shtëpinë e Bardhë

Rikthehet tradita shumë vjeçare në Shtëpinë e Bardhë


Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

Presidenti Joseph Biden me qenin e tij Major


-Presidenti Tramp (Trump) ishte i vetmi i cili prishi traditën më shumë se 100 vjeçare të Shtëpisë së Bardhë.
Tradita e kafshëve shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë!
Kjo traditë do të rikthehet me fitoren e Bajden (Biden) si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zoti Biden do të sjellë 2 qen të rracës pastor gjerman, ku njëri prej tyre është i birësuar nga qëndrat e birësimit (në foto).
Presidenti i sapo zgjedhur Joseph Biden (Xhosef Bajden) pritet që të vazhdojë traditën e kafshëve shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë.
Për më shumë se 100 vjet, kjo traditë ishtë mbajtur nga gjithë presidentët e Amerikës, përveç presidentit Trump, i cili në 4 vite pushtet nuk pranoi të merrte një kafshë shtëpiake.
Në vitin 2008, periudhë kur u zgjodh zëvendëspresident, familja e Bajden, adoptoi një qen Pastor Gjerman nga një rritës qensh dhe e quajtën Champ.
Në vitin 2018, familja adoptoi një qen pa pronar të quajtur Major, duke i dhënë kështu një familje, dhe tashme duke e bërë atë dhe nje Qen Presidencial!
Rikujtojmë lexuesit, se adopti i kafshëve pa pronar, në Amerikë është në modë dhe të shumtë janë figurat e njohura (VIP) që adoptojnë vazhdimisht kafshë të ndryshme nga qëndrat e birësimit.
Po tek ne, kush politikan kujdeset për ndonjë kafshë shtëpiake? Kush politikan apo figurë e shquar (VIP) ka adoptuar ndonjë prej kafshëve të pastreha?

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit : nytimes