
9 Dhjetor -Dita Ndërkombëtare e Shkencës Veterinare!
Mjekësia Veterinare mbulon fushën e mjekësisë që mbron kafshët dhe njerëzit. Përveç se është një shkencë që merret me mbrojtjen, shpëtimin e kafshëve nga sëmundje, aksidente etj, kjo shkencë (Mjekësia Veterinare), gjithashtu ka një rëndësi dhe meritë të caktuar në mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
Mjekësia Veterinare e njohur dhe si Shkenca Veterinare, është një specialitet Mjekësor që merret me kontrollin, diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që ndikojnë në shëndetin e kafshëve shtëpiake dhe të egra si dhe me parandalimin e transmetimit të sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit.
Emri “Veteriner: rrjedh nga fjala latine “veterinarius” që do të thotë dikush që merret me kafshët e punës (kafshë barre)
Mjeku i kafshëve (Veterineri) njihet në lashtësi që në Egjipt, Babilonasit e vjetër para rreth 4000 vjetësh.
Fakulteti i parë i Mjekësisë Veterinare, është hapur në Francë në vitin 1762 nga Claude Bourgelat, një legjendë në shkencën e veterinarisë.
Sot, në kohët moderne Shkenca e Veterinarisë vlerësohet dhe i njihen meritat Mjekut Veteriner, të cilët i gjejmë në shumë institucione të ndryshme si në sektorin privat ashtu dhe në atë shtetëror. Si në mësimëdhënie në faklutete të ndryshme ashtu dhe në kërkime shkencore. Veterineri sot shërben në shëndetin publik për të ndihmuar që njerëzit të jetojnë një jetë sa më të sigurt.
Si ta festoni këtë ditë?
Duke u kujdesur për kafshët, për të cilët ju jeni përgjegjës, në mënyrë që të mos ju mungojnë përkujdesi shëndetësor. Çoni qenin apo macen tuaj për një vizitë tek një Veteriner dhe i falenderoni ata për përkushtimin dhe rolin që ata luajnë në shoqëri!
FALEMINDERIT SHKENCA E VETERINARISE DHE GJITHE JU MJEK VETERINERE PER KONTRIBUTIN TUAJ NE PERMISIMIN E SHENDETIT TE KAFSHEVE DHE NJEREZVE!
Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare