Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » A jeni gati të keni një kafshë shtëpiake ?

A jeni gati të keni një kafshë shtëpiake ?

Kur ju vendosni për të marrë një qenush të ri,e keni pyetur veten përse doni ta merrni?
 Shefi i klinikës ku unë punoja Dr. D Garbi gjithmonë thoshte: Kurrë mos dhuroni një qen! Nëse doni bliheni për veten tuaj.
Arsyen do ta mësoni në fund kur të lexoni shkrimin.

Sa gjë e bukur është kur shikon një qen”lodër” nga vitrinat e Pet shopit, dikush pëlqen York shire, Pomeranian spitz, Chiuhauha, Canische që quhen raca “lodër” etj, dikush shikon Labrador, German sherphed, Doberman etj. Thotë do ta marr, duke menduar gjithmonë veten e tij. Po për qenin në ato çaste çfarë mendoi? Asgjë! Në bazë të studimeve njerzit i marrin qentë për veten e tyre, për tu kënaqur pa menduar për dëshirat, shëtitjet, nevojat personale, shërbimet veterinare, mjekimet, etj.

Shënim: Kur vendosni të merrni një qen apo një mace, më parë ju duhet të shkoni më parë tek një Mjek Veteriner për tu konsultuar për gjithshka në lidhje me qenin tuaj, duke filluar që nga mënyra e të ushqyerit,nevojat që ka qeni, kur i fillohet dhënia e ilaçit për krimbat, vaksina e parë, kur duhet të dali shëtitje në çfarë moshe etj. Mos nguroni të pyesni !

1.   Kur vjen një qenush në shtëpi (nuk po përmend macen se ajo është kafshë më e pamvarur). Ai duhet të ketë gati dy enë në një vend të caktuar 1) enën e ujit (gjithmonë plot) 2) enën e ushqimit (kur është i vogël duhet të hajë 4 herë në ditë ( ushqimi lihet aty për 20 minuta të hajë sa të dojë, pastaj ena hiqet dhe vendoset më vonë me qëllim që të mësohet se kur duhet të hajë).

2.   Duhet të ketë vendin e vet ku duhet të urinojë etj…duke qenë se është i vogël (flasim kur blihen në moshën 45-60 ditësh)  nuk është i vaksinuar, nuk mund të dali jashtë, ju duhet ta mësoni me kujdes duke i vendosur letra të posaçme ku duhet të urinojë etj. Në fillim është e vështirë, por do durim sa të rritet. Macet e kanë më të lehtë për tu mësuar, kanë rërë.

3.   Duhet të ketë kravatin e tij për të fjetur. Kur janë të vegjël qajnë “si fëmijë” duan ngrohtësi, dashuri. Përkedhelini për pak kohë dhe i tregoni vendin se ku duhet të flejë. Në moshën 4-5 muajshe qeni mund ta mbajë urinën nga 3-4 orë.

4.   Qortoje sa herë që qeni bën gabime duke urinuar vend e pa vend. Jo duke e thirrur me emrin që i keni vënë. Por i thoni çfarë ke bërë këtu. Emrin që ju vendosët, është pjesa që e gëzon më shumë, kur e thërisni qeni ju vjen pranë jush i gëzuar me bishtin përpjetë. Kur ju e thërrisni në emrin e vet dhe e qortoni, ai habitet, hutohet, bën lëvizje të kokës sikur do t’ju pyesi për çfarë më bërtet? Kujdes emrin e tij do ta përdorni vetëm kur doni ta nxirrni shëtitje, ti sillni ndonjë “biskotë” nga puna, pra ta lidhi me diçka që e gëzon atë.

5.   Ka dy lloj tipash qensh, Tipi 1, qeni që fle gjumë kur pronari nuk është në shtëpi dhe Tipi 2 qentë që vujanë nga mërzia dhe janë në stress kur nuk janë pronarët në shtëpi.
Akoma nuk është bërë i njohur sindromi i ankthit të ndarjes së tij nga pronari. Kështu ai me mendjen e vet bën “diçka” për të kaluar kohën.
Tipi i 1 është tipi ideal për të gjithë ne, por ja që qentë nuk janë të gjithë njësoj.

Tipi i 2 është tipi që bën rrëmujë në shtëpi, kur nuk jeni, ose “shkatërron sendet e shtëpisë duke i ngrenë ato”, duke urinuar etj etj. Mosha e “shkatërrimit të shtëpisë” nuk fillon papritur në moshë mbi 5 vjeç, shenjat e “ankthit”, shqëtësinin që ju nuk jeni me të i ka “thënë” më parë, por ju nuk ishit aty.

Shikojeni me kujdes qenin tuaj kur largoheni nga shtëpia. Ju ndjek nga mbapa? Është i shqetësuar që ju po largoheni? Leh menjëherë kur ju largoheni? Ankohen komshinjtë për të lehurën e tij (ka raste që qeni leh sa kohë ju nuk jeni në shtëpi). Si keni menduar ta zgjidhni si problem! A e kishit menduar se qeni juaj do ju fuste në një “bela” të tillë. Duhet ta dini qentë janë kafshë që duan të mbizotërojnë dhe këtë e fillojnë në moshën 4-5 muajshe, në këtë moshë fillon të shfaqi karakterin e tij duke “nxjerë dhëmbët”, duke ju lehur kur ju e qortoni ose mund t’ju kafshojë. Mos e lejoni! Duhet ta dijë se ju jeni i zoti dhe duhet të zmbraptet para jush, këtu duhet të jeni shumë të vendosur se me kalimin e kohës çdo gjë mund të bëhet e pandreqshme.

Mundohuni t’ja bëni jetën në shtëpi sa më të gëzueshme edhe kur ju nuk jeni.

1.   Sa herë që vini nga puna sillini diçka një gjë që ai e pëlqen më shumë.

2.   Vendosini ushqim, ujë, përpara se të ikni në punë.

3.   Mund të lini një melodi në radio.

4.   Një dhomë me dritë ku ai mund të shikojë nga jashtë dritares ose ballkonit (kur janë të vegjël ballkoni duhet rrethuar se akoma nuk e kanë ndjenjën e frikës).

5.   Lodra që janë të dizenjuar për qen, për të luajtur ku ju nuk jeni në shtëpi.
Ka shumë mënyra të tjera për ta bërë jetën e tyre më interesante kur ju nuk ndodheni. Qentë komunikojnë me ne, me mënyrën e tyre. Kur i flasim butë, e thërasin në emrin e vet ai tund kokën, ngre bishtin, fërkohet tek dora jonë etj. Një përkëdhelje jona në trupin e tij e bën të lumtur.
Kur ju doni ta mësoni qenin tuaj me komanda të ndryshme, ka trajnues qensh që merren me edukimin e tyre. Kjo është për të dy tipet e qenve, por veçanërisht të tipit të dytë.

Trajnuesit kanë mënyrat e tyre, duke i shpërblyer kur ata japin një komandë të caktuar. Çdo qen duhet të mësojë komandat: qëndro, lëre, kape, ulu, ma jep atë, mjafton etj. Në trajnim duhet të shkoni dhe ju. Trajnimi nuk duhet të ketë komponentë negative si të goditur etj.
Kur ju e shikoni se qeni juaj duhet motivuar jepini një shpërblim. Planifikojeni trajnimin e qenit tuaj pasi jeni kthyer nga puna, kur ai ka ndenjur gjithë kohën në shtëpi dhe ka shumë energji.

Arsyet e mbajtjes që mbajtjes së një qeni i shkruajta më sipër.A jeni gati për ti përmbyshur dëshirat dhe nevojat e qenit tuaj, a jeni gati që një pjesë të kohës t’ja kushtoni atij atëhere mos hezitoni ta merrni, do të jetë shoku juaj më i miri.

P.s .Sado i “pasur” apo i “varfër” të jeni kjo nuk do të thotë asgjë për qenin tuaj, ai ju sheh vazhdimisht si diçka hyjnore.

Artikulli u përgatit për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Mjeke Veterinere Xhilda Roko.
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redakisë ose autores !       
  


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: