Pyetje : 6 muaj me pare ne bleme nje qen 4 muajsh te rraces Terrier. Pas nje muaji ajo filloi te ndiqte bishtin e saj disa here ne dite. Ne momentin qe po ndiqte bishtin nuk deshi qe ne te mereshim me te dhe nuk deshi tja dij nese ne ekzistonim. Ne kishim frike se mos lendonte veten dhe bishtin, ishim te shqetesuar ne ndryshimin e mardhenieve tone me te. Ajo behej agresive kur ne po “fusnim hundet” ne sjelljen e saj nderkohe qe ajo po ndiqte bishtin.
Pasi kontaktuam edhe me disa pronare te tjere qe kishin rrace te njejte me qenushen tone, mesuam se ndjekja e bishtit mund te jete nje patologji gjenetike tek kjo race. Kush eshte mendimi i specialistit ne lidhje me kete rast ?
Pergjigje nga Dr Ian Dunbar DVM, Ph.D.
Fillimisht egzaminimi nga nje mjek veteriner eshte i nevojshem per te pare nese kemi te bejme me probleme shendetesore , apo vetem te sjelljes. Ne ato raste kur mjeku gjate vizites nuk has asnje problem qe te kete lidhje me kete sjellje , mund te mendojme se kemi te bejme me sjellje obsessive.
Kjo sjellje eshte nje kompleks apo nderthurje e gjeneve dhe faktoreve te jashtem. Ne te gjithe kemi gjene te cilat nuk jane ” aktive” perderisa ata nuk pranojne ndonje sinjal, nxitje, nga ambijenti i jashtem ose i brendshem. Ne rastin tuaj, ajo mund te kete pasur potencialin gjenetik te “sjelljes se ndjekjes se bishtit”, por ajo nuk e ka shfaqur ate deri sa ajo te arinte pubertetin ose/dhe te kaloje nje stres te natyres se nderrimit te ambijentit. Ne rastin e sjelljes se ndejkjes se bishtit ky “stres i ndryshim i ambijentit” mund te kete qene fillimi fare dhe/ose mund te involvoje gjithecka qe rrit nivelin e anksiozitetit.
Aspekte te ndryshme te kimise se trupit ndikohen nga ekspozimi ndaj stresanteve ne ambijent dhe keto lloj ndryshimesh ne nivel hormonesh dhe neurotransmetuesish mund te ndikojne ne shprehjen e gjeneve ( gjene te cilat mund te ” ndizen” ose ” fiken” ) Keshtuqe qeni mund te kete gjenet e sjelljes se ndjekjes bishtit por qe asnjehere mund te mos e shfaq ate sjellje sepse gjenet ngelen te paaktivizuara.
Ajo qe do te ndihmonte qenushen tuaj do te ishte nese ju te dy do te mund te punonit sebashku ne zgjidhjen e problemit te sjelljes se saj ne vecanti por edhe sjelljes gjenetike te racave ne pergjithesi.
C’rregullimet nuk mund ti zgjidhni vetem sepse jane komplekse gjenetike qe ne pergjithesi kerkojne intervenim profesional . Ne fuqishem ju inkurajojme qe te gjeni ndihme me anen e ndonje programi te pershtatshem trajtimi dhe tju japi rekomandime farmakologjike per te pasur suksese sa me te mire ne perpjekjet tuaja te sjelljes. Kur trajtojme sjellje patologjike ne Klinika te Sjelljes se Kafsheve, ne rrekomandojme ne gjetjen e stresanteve te brendshem ose te jashtem qe nxisin ekspozimin e gjeneve dhe nese eshte e mundur largimin e shkakut . Nese shkaktarin smund ta evitojme atehere desesitizimin dhe metodat e kunderkonditave do te duhet ti aplikojme me qellim qe te aklimatizojme qenin me prezencen e stresanti qe nxit gjenet.
Pasurimi i ambijentit (lodra) dhe aktivitetet sportive ( vrap, shetitje etj) gjithashtu mund te japin benefitin e tyre ne rastet e sherimit. Ne disa raste edhe nderhyrja farmakologjike eshte shpesh e nevojshme me qellim qe ti jep mundesi qenit qe te pergjigjet ndaj ndryshimeve te ambijentit dhe per perpjekjet per te ndryshuar. Shume qen me sjellje patologjike nuk perdorin medikamentet per nje kohe te gjate , por ne shumicen e rasteve maksimumi 6-12 muaj zgjat terapia e nevojshme per te zgjidhur problemin kenaqshem .
Materiali u përgatit për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare“ nga MV Maksud Kerluku
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com