Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Pyesni Mjekun Veteriner » Ndërrimi i dhëmbëve tek kelyshët

Ndërrimi i dhëmbëve tek kelyshët

Pyetje me email: Mirmbrema! Kam nje qenushe pekineze qe per 10 dite ben 7 muajshe. Sot vura re qe disa dhemb po i bien. A eshte normale kjo? Ju falenderoj paraprakisht.

Pergjigje:

Pershendetje! Kjo eshte nje pyetje shume e mire prandaj ne e kemi zgjedhur ta sjellim per lexuesit tane.

Pergjigja e meposhtme eshte pergatitur nga Dr Atalvin Zhiva:

Pershendetje! Po e filloj pergjigjen time me nje veshtrim te pergjithshem rreth dhembeve tek kafshet shtepiake:
Kelyshet e qenit lindin pa dhembe. Ne moshen 3-4 javeshe fillojne dhe ju dalin dhembet e pare, keto quhen dhembet e qumeshtit. Zakonisht kelyshet kane rreth 28 dhembe qumeshti.

Gradulisht fillon zvendesini i ketyre dhembeve me dhembet e perhershem (permanent) te cilet nderrohen teresisht rreth moshes 6 mujore dhe qente i kane deri ne fund te jetes se tyre.

Qente e rritur kane 42 dhembe.
Duke ju rikthyer pyetjes suaj po ju pergjigjemi se nese keto dhembe jane dhembe qumeshti eshte teresisht normale qe ti gjeni neper shtepi (ne disa raste nuk mund ti shohim fare pasi qente i gelltisin ato).

Ne ju keshillojme qe kur ta coni qenushen tek Veterineri per kontroll apo vaksinim, mund ta pyesni per te vertetuar nese kane qene vertet dhembet e qumeshtit ato qe u keni pare.

Po ashtu ju rekomandojme Ju dhe lexuesve tane nese perballen me raste te njejta mund ti beni foto dhembeve te gjetur dhe te na i dergoni per te vertetuar nese kemi te bejme me dhembe qumeshti apo jo.

Rreth kujdesit dental ne kemi shkruar dhe me pare nepermjet  Revistes Mjekesia Veterinare Shqiptare. Kete artikull mund ta gjeni ne linkun e meposhtem

I uroj qenushes tuaj rritje te shendeteshme.

Nga Dr Atalvin Zhiva, MV

Duke klikuar ne kete link mund te lexoni artikullin: Kujdesi ndaj dhëmbëve tek kafshët e shoqërimit

Kujdesi ndaj dhembeve

Këtë e pëlqejnë %d blogues: