Në natyrë gjenden shumë mrekulli që na habisin vërtet!
Një prej këtye mrekullive janë dhe bletët!
Funksioni dhe rëndësia e tyre në botën që jetojmë është e madhe. Që të gjithë e kemi mësuar se një prej “detyrave” që bletët kanë është dhe përhapja e polenit nga lulja në lule, nga bima në bimë, nga pema në pemë.
Që të bëjnë të mundur këtë transmetim sa më mirë, ato janë të veshura me qime të shpërndara në të gjthë trupin.
Por a e dini në kë pjesë të trupit qimet e tyre janë vendosur ( besoj se tashmë ju e keni gjetur)?
Pikërisht në pjesën e syrit.
Natyra është treguar e kujdesëshme që të ndërtojë gjithcka në mënyrë të tillë që të shfrytëzohen maksimalisht për të mirën e saj.
Ne foto 1 (nese klikoni mbi foto zmadhohet) , në krye në të djathtë të fotos, nese shikoni me kujdes do te vëreni polenin që shpërndajnë këto punëtore të palodhura!
Burimi:Dr Jeremy Burgess from Science Photo Library
http://www.veterineret.com/telegraf