Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Diabetes mellitus-Diabeti tek kafshët e shoqërimit

Diabetes mellitus-Diabeti tek kafshët e shoqërimit

qen dhe mace  

Diabetes mellitus = sëmundja e sheqerit = një cregullim i metabolizmit të karbohidrateve shkaktuar nga një kombinim faktorësh të trashëguar dhe mjedisorë.

 

Semundja e diabetit haset jo rralle tek kafshët e shoqërimit. Një prej formave që haset më shpesh është Diabetes mellitus. Kjo sëmundje njihet ndryshe dhe si sëmundja e sheqerit tek kafshët. Që ta kuptojmë më mirë këtë sëmundje që ka të bëjë me metabolzimin let ta shohim shkurtimisht sesi funksionon metabolizmi në një trup normal.

pankreasiPankreasi i vendosur midis stomakut dhe zorrëve të holla, sekreton enzimat që ndihmojnë në tretjen e ushqimit në procesin që kryhet tek zorrët e holla, por pankreasi gjithashtu sekreton hormone të cilat ndihmojnë në regullimin e sheqerit në gjak. Qelizat e trupit ushqehen me anën e kësaj glukoze që shkon deri tek qelizat me anën e gjakut. Gjithsesi ato( qelizat) nuk mund ta absurbojnë glukozën pa pranine e hormoneve të quajtura insulinë e cila prodhohet në pankreas. Ky hormon,insulina , është celësi kryesor për të ndarë qelizat nga glukoza që gjendet në gjakun tonë.

diabeti qen

TEK KAFSHET QE VUAJNE NGA DIABETI KEMI MUNGESE TE INSULINES

  • Qelizat, nga mungesa e insulinës, e kanë të pamundur të marrin glukozën që gjendet në gjak.
  • Trupi nuk është në gjëndje të dallojë glukozën që ndodhet në gjak duke menduar në këtë mënyrë se është i pa ushqyer( nje nga faktorët e rritjes së oreksit).
  • Nga po kjo mungesë ndodh dhe shkatërrimi i proteinave dhe yndyrnave njësoj si tek rastet e mungesës së ushqimit.
  • Veshkat normale janë në gjëndje të ndalojnë humbjen e glukozes me anën e urinimit. Tek kafshët që vuajnë nga diabeti, ndodhet aq shume glukozë në gjak sa veshkat e kanë te pamundur të ndalojnë gjithë këtë sasi, kështu në këtë mënyrë humbet një sasi e konsiderueshme glukoze me anën e urinës.
  • Së bashku me glukozën kalon dhe shumë ujë në urinë. Ky është shkaku i urinimit të shtuar si dhe etjes së madhe për të konsumuar gjithmonë ujë.

 

Disa nga shënjat kryesore të diabetit melitus janë:

  • Shtim i oreksit
  • Shtim i etjes
  • Urinim i shpeshtë
  • Humbje peshe.

Nisur nga historiku si dhe rezultati i glukozës në gjak, diagnostikimi i diabetis melitus kryhet lehtësisht, por duke pasur parasysh se në disa raste glukoza në gjak rritet dhe si rezultat i stresit (nga dhimbjet, gjatë vizitës etj) mundet ndonjëherë të kemi dhe rezultate pozitive fallco. Kur shënjat klinike nuk përputhen me rezultatin na vjen në ndihme testi i fruktosaminës, një test që ndonjëheë përdoret dhe për të kryer monitorimin e sëmundjes së diabetit tek pacientët.

 

Tek pacientët qen, sheqernat mund të depërtojnë dhe në lenten e syrit, duke shkaktuar në këtë mënyrë formim të shpejtë të kataraktit. Tek macet ky problem nuk haset pasi ndërtimi i lentes tek to ndryshon.

 

Një simptomë që haset shpesh tek diabetis mellitus, është dhe infeksioni i traktit urinar. Gjithë ky sheqer në urinë e bën fshikzën e urinës një rezervuar ideal për bakteriet. Sigurisht antibiotikët janë të nevojshëm për pastruar këtë infeksion. Në vazhdimësi, një monitorim i urinës është i nevojshëm për të zbuluar infeksione të tjera në të ardhmen.

 

Tip I dhe Tip II i Diabetis melitus

Shumë prej nesh kanë dëgjuar rreth sëmundjes së sheqerit, insulinadiabetes mellitus, është një sëmundje klasike tek njerëzit. Besoj se keni dëgjuar se tek njerëzit ajo ndahen në 2 kategori: I dhe II. Këto lloje diabetesh shpesh mund të hasen dhe me emra te tjerë të ndryshëm; psh diabet i varur nga insulina dhe diabet i pavarur nga insulina. Tipi I është lloji i diabetit ku pankreasi nuk prodhon në asnjë mënyrë insulinën. Tipi II, është lloji kur pankreasi prodhon pak insulinë, por nuk është mjaftueshëm. Shumica e pacinetëve qen, futen në kategorinë e parë, kur që të gjithë kanë nevojë për dhënie të insulinës. Shumica e maceve hyn në kategorinë e dytë. Por nuk duhet krijuar ideja se macet nuk kanë nevojë për injeksion insuline. Edhe macet njesoj si qente kane nevojë për insulinën, por tek macet ka potencial për tu shëruar nga diabeti, pasi pankreasi mund të shtojë prodhimin e insulinës deri në fazën që të mos ketë nevojë për injeksione të vazhdueshme insuline. Tek disa mace situata është më e butë dhe mundet të mjaftojnë dhe vetëm me trajtime orale (nga goja).

Ka raste dhe kur dieta ushqimore mund të zgjidhë problemin e diabetit tek disa mace me fat.

Si veprohet pasi kafsha është diagnostikuar me diabet:

Fillimi i insulinës është tepër i rëndësishëm. Ne , mjekët veterinerë, megjithesë nuk mund ta dimë me siguri dozën e plotë , gjithsesi nisur nga shënjat dhe rezultatet e analizave me përafërsi mund të rekomandojmë një dozë insuline që zakonisht do të ketë nevojë për tu administruar 2 herë në ditë ( c’do 12 orë) nën lëkurë, të shoqëruar me një vakt ushqim. Pas një monitorimi dhe kryerjes së analizave sërisht, do të jetë me e qartë vazhdimësia e dozes së insulinës injeksion. Sigurisht që do t’ju duhet që disa prej injeksioneve ti kryeni ju në shtëpinë tuaj. Sigurisht ne rekomandojmë të keni kujdes pasi askush nuk deshiron aksidente ( të kafshuara apo gërvishtje) Shpesh herë klientat tanë, e gjejnë befasuese sesa e lehtë është. Veterineri juaj do ju udhëzojë imtësisht rreth këtij procesi.

Kur duhet të ktheheni tek Mjeku Veteriner?

  • Kur pacineti duket në gjëndje të përkeqësuar.
  • Vazhdon humbja e peshës
  • Humbja e orientimit ose marrje mëndsh
  • Vazhdon të pijë shpesh ujë dhe të urinojë vazhdimisht
  • Rritje apo humbje të oreksit
  • Shfaqja e ketoneve në urinë

Dieta ushqimore

Ushqimi për kafshë diabetike ofrohet nga pothuajse të gjithë kompanitë që prodhojnë ushqime për qen dhe mace. Për hir të së vërtetës jo gjithmonë këto ushqime janë të shijshme për kafshët. Kthimi në normalitet për disa kafshë do të kërkojë një kombinim të ushtrimeve fizike, dietës ushqimore, si dhe dhënies së insulinës. Eshtë tepër e rëndësishme që ju të bisedoni me Mjekun Veteriner për të marrë këshillat dhe sugjerimet e tij. Evitoni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë sheqerna, jo biskota të ëmbla për kafshët.

Sigurisht po ashtu si tek njerëzit dieta ushqimore nuk do të jetë aq e lehtë. Por dashuria që keni ju për qenin apo macen tuaj do ju shpërblehet pafundësisht prej tyre.

 

Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet përdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë. Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit që është: veterineret.com

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: