Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Riprodhimi dhe gjenetika » Sindromi Freemartin në gjedh

Sindromi Freemartin në gjedh

FREEMARTINIZMI NE GJEDH

Sindromi Freemartin (njihet dhe me emrin martin heifer) eshte nje nga dukurite interseksuale me te shpeshta ne gjedh, por mund te ndodhe dhe ne ruminantet e vegjel.

Fenotipi i freemartinizmit shfaqet ne shtatzenite binjake dyzigotike ku binjaket jane te gjinive te ndryshme. Per shkak te anastomozes se parakohshme midis sistemeve placentare vaskulare te dy fetuseve, molekulat mashkullore arrijne ato femerore dhe nderpresin diferencimin seksual normal, ndersa tek meshkujt efektet e ketij bashkeveprimi jane zakonisht minimale. Ne gjedhe, kjo gjendje eshte verejtur ne 90 deri 97% te shtatzenive binjake.

Freemartini perkufizohet si nje fetus gjenetikisht femer me qeliza mashkullore nga prania e nje binjaku mashkull, duke dhene rritjen e nje meshqerre sterile. Defektet e traktit gjenital me ashpersi te ndryshme, mund te vihen re ne kafshet me kete sindrom, qe shpesh shfaqin shtypje dhe crregullim te vezoreve, me origjine nga rudimentimi ose testet ne forme gonadesh te zbrazura nga qelizave germinative. Briret e mitres mund te jene hipoplastike ose mund te jene te reduktuar ne formen e struktures korde (ose e sheshte) qe duket si ligament i gjere. Vazhdimesia anatomike midis mitres dhe vagines shpesh mungon dhe ekzistenca e gjendrave vezikulare te rudimetuara eshte tipike. Organet gjenitale te jashtme paraqiten me klitorisin te zgjeruar, vulven te vogel dhe te ngritur me tufe qimesh si te meshkujt . Si rregull, meshqerra e lindur eshte binjake me nje mashkull duhet te konsiderohet sterile dhe duhet te identifikohet sa me shpejt te jete e mundur per ta ndare ate nga tufa. Pavaresisht kufizimeve te tij, freemartisnizmi diagnostikohet me ekzaminime fizike , duke qene se kariotipi apo grupi i gjakut konsiderohen shpenzime te panevojshme. Ne gjedhe binjakezimi ka nje sfond gjenetik qe lidhet me rregullimin hormonal ne favor te ovulacionit te dyfishte. Megjithate percaktuesit gjenetik te bazes se binjakezimit duket se kane pak rendesi krahasuar me faktoret mjedisor, vecanerisht tek lopet e qumeshti. Ne fakt,tek kafshet e qumeshtit, ne vecanti tek lopet me prodhim te larte te qumeshtit eshte provuar se rritja e binjakeve ndodh per shkak te crregullimeve hormonale dhe metabolike ne balancimin energjetik te hershen ne periudhen e pas lindjes. Me rritjen e rasteve te lindjeve te binjakeve ne lope eshte e arsyeshme shfaqja e kesaj sindrome ne nivelet e fermave.

Ky material ka si qellim te pershkruaj gjetjet histopatologjike te freemartinizmit ne gjedh, duke perdorur te dhenat e mbledhura nga nje studim ne nje thertore (17 raste) dhe nga tre raste te diagnostikuara ne kafshet e gjalla, mbeshtetur nga nje rishikim i patopsikologjise se procesit,dhe diskutimit te metodave te mundshme per identifikim e freemartinit te kafshet ne nivelin e fermes.

Hyrje

Freemartinizmi eshte ne vecanti nje forme e interseksualitetit ne gjedh dhe perfaqeson nje nga format me te zakonshme te gjetura. Kjo patologji mund te vihet re gjithashtu tek bualli dhe ruminantet e vegjel , ne dhen e dhi forma te tjera te interseksualitetit mund te jene me te shpeshta se sindroma e freemartinizmit.

Freemartinizmi i gjedhit zakonisht eshte perkufizuar si nje vic femer sterile,e lindur binjake me nje fetus mashkull qe ka trakt gjenital pak te zhvilluar ose te zhvilluar keq si pasoje e zhvillimit te hershem te anastomozes vaskulare midis fetuseve te gjinive te ndryshme (figura 1). Si pasoje e anastomozes placentare midis binjakeve heterozigot, ndodh kimerizem i gjakut (60, xx/xy) dhe kalimi i derminanteve te hormoneve te gonadeve mashkullore (sic jane hormonet anti-Myleriane ose androgjene) jane pergjegjese per nderprerjen e e diferencimit te gonadeve embrionale femerore dhe crregullimin e zhvillimit te traktit gjenital . Krahasuar me ndryshimet dramatike te vezhguara me diferencimin gjenital ne meshqerrat me kete sindrom, ne binjakun mashkull evidentohen defekte minimale ,edhe pse eshte raportuar nje ulje e fertilitetit te tij.

Organi gjenital i jashtem ne femrat freemartin paraqitet femeror ne dukje edhe pse disa ndryshime te vogla mund te perceptohen ne nje ekazaminim te afert dhe kafsha rritet si femer e zakoshme. Megjithate organet gjenitale te brendshme paraqiten mashkullore ne disa siperfaqe duke demtuar riprodhimin dhe fertilitetin. Mungesa e vazhdimesise anatomike midis vagines dhe mitres,e cila mund te jete hipoplastike ose te mungoje , dhe hipoplastike ose gonade te vijezuara, bashkekzistenca me gjendrat vezikulare jane gjetje te zakonshme ne meshqerrat me fremartin.

Si rregull,meshqerrat te cilat jane binjake me nje mashkull duhet te konsiderohen sterile dhe duhet te identifikohen sa me shpejt te jete e mundur per ti ndare ato nga tufa. Megjithate nje numer i vogel i femrave te lindura nga shtatzeni binjake nuk mbartin kete sindrom ,edhe pse mund te vihet re kimerizem i gjakut. Per me teper disa kafshe te prekura jane identifikuar kur kane lindur vetem si pasoje e vdekjes ne miter te binjakut te tyre.

Kjo perforcon nevojen per nje diagnoze te pershtatshme per identifikimin e nje kafshe te semure, pavaresisht aftesise ( mish ose qumesht) ose qellimit. Duhet te theksohet rendesia per dorezim te sindromes freemartin gjate vleresimit riprodhues kur meshqerre eshte e destinuar te mbahet ne ferme per zvendesim. Paaftesia e tyre per te ripodhuar kerkesat eshte zbulim i hershem, me qellim qe keto kafshe te jene ne treg pavaresisht vleres se tyre gjenetike.

Perfaqesimi skematik i anastomozes koriono-allantoike midis dy fetuseve te gjinive te ndryshme,sipas literatures.

Freemartinzmi mund te diagnostikohet ne baze te ekzaminimeve fizike te kafshes se dyshuar, duke perdorur testet serologjike apo citogjenike, ky i fundit eshte mjaft i kushtueshem dhe i papranueshem nga fermeri, i cili e konsideron si shpenzim te panevojshem.

Ne nje pune te koheve te fundit ne paraqitjen e anomalive kongjenitale ne nje thertore ne Portugaline veriore, dhe per nje periudhe kohore tre mujore, u zbuluan nje numer me i madh i rasteve me freemartinizen tek meshqerrat e qumeshtit me shume se tek meshqerrat e mishit (68.42% dhe 31.58% respektivisht). Ne te njejtin studim, freemartinizmi paraqiste nje perqindje prej 1.81% ne racat qumestore, krahasuar me vetem 0.52% ne rracat e mishit. Ne kete kapitull duhet te pershkruajme zbulimet histopatologjike te 20 situatave te freemartinizmit ne gjedh, diagnostikuar ose in vivo ose me therje tek kafshet me te medha se 6 mujashe, mbeshtetur nga nje rishikim i patopsikologjise se procesit.

RASTET E SINDROMES FREEMARTIN

Rraca Përqindja e binjakezimit (%) Referencat
Jersey 1.3

1.83

Rutledge,1975

Cady and van vleck, 1978

Holstein 3.4

4.75

Rutledge, 1975

Cady and van vleck, 1978

Holstein- friesian 2.91 Silva del rio et al., 2006
Guernsey 2.33 Cady and van vleck, 1978
Simmental 4.6 Ëeber, 1944*
Sëedish frisian 1.95

2.57

Johansson et al., 1974

Gregory, 1990

Sëedish red 1.47 Johansson et al., 1974
Broën sëiss 8.9

4.08

Rutledge, 1975

Cady and van vleck, 1978

Hereford 0.4 Rutledge, 1975
German fleckvieh 3.16 Silva del rio et al., 2006
Angus 1.1 Rutledge, 1975
Brahman 0.2 Rutledge, 1975
Santa gertrudis 0.4 Rutledge, 1975

Tabela 1. Raporti i perqindjes se shtatzenive binjake ne rraca te ndryshme ne gjedh.

*cituar nga Korkman, 1948.

Mbizoterimi i sindromes se freemartin ne gedh eshte direkt i varur nga mbizoterimi i binjakezimit brenda popullates. Pavaresisht lindjes, freemartinizmi nuk eshte nje defekt i trashegueshem, dhe si pasoje nuk pergjigjet direkt ndaj zgjedhjes negative. Megjithate binjakezimi duket se ka disa sfonde gjenetike, dhe paraqet raste te ndryshme ne rraca te ndryshme. Per me teper rastet e binjakezimit mund te variojne ne varesi te selektimit artificial, perzgjedhjes ose duke skartuar/seleksionuar ose perdorur qellimisht lopet me perqindje te larte binjakezimi ose edhe si pasoje e tranferimit te shume embrioneve njeheresh, ku eshte kryer depozitimi i dy ose me shume embrioneve. Shume shtatzeni jane fortesisht te prekshme nga mosha dhe barazia, por vetem pak ndikohen nga sezoni. Ne tabelen 1, jepen vlerat e mundshme per perqindjet e binjakezimit ne disa gjedh.

Binjakezimi ne gjedh eshte i lidhur ngushte me shkallen e ovulimit te dyfishte; megjithese nje pjese e madhe e binjakeve (93-95% e rasteve te binjakezimit) jane si rezultat i fekondimit te dy oociteve ne te njejtin cikel. Nga keto shtatzeni rreth 92% rezultojne mbartes te sindromes. Pervec nje komponenti gjenetik, dukuria e binjakezimit mund te favorizohet nga ndryshimet e thella metabolike tek lopet pak pas lindjes, te cilat jane vecanerisht te rendesishme ne lopet me prodhimtari te larte te qumeshtit e cila perkthehet ne 25% te shtatzenive binjake (kundrejt 4-5% per lopet me prodhimtari te ultet dhe normale te qumeshtit ne holstein- frizian).

Binjakezimi eshte nje riprodhim i padeshirueshem ne sistemin e lopeve te qumeshtit edhe pse ato kane potencialin te permiresojne eficencen e prodhimit te mishit. Kjo rrit kerkesat energjetike te nenes, ndersa ul potencialin e saj te fekondimit ne periudhen e hershme te paslindjes. Shume shtatzeni ne gjedh kane disa disavantazhe te tjera, pervec periudhes se zgjatur te paslindjes, rifillimin e aktivitetit ciklik ovarian, duke perfshire nje rritje te numrit te aborteve, lindjen e pasardhesit te vdekur dhe lindjet e parakohshme, dhe predispozicionin per distocite[6,48]. Prandaj eshte e mundur, edhe pse e rralle, lindja e nje femre freemartin si rezultat i vdekjes ne miter te binjakut mashkull te saj pas krijimit te anastomozave vaskulare fetale.

Ne kete situate, lindja e vetem nje pasardhesi nuk eshte gjithmone garanci per inekzistencen e sindromes dhe ne kjo gjendje duhet te dyshohet gjate nje anestrusi primar, crregullimi ciklik, anomalite gjenitale ose perineale te cilat zbulohen klinikisht. Keto kafshe jane zakonisht meshqerra sufertile, me pamje normale te traktit gjenital ne palpimin transrektal. Me perqindjen e rritur te shtazenive binjake tek lopet eshte e arsyeshme te pritet nje rritje e vogel e rasteve me freemartin ne nivelet e fermave, duke rritur nevojen per nje diagnoze dhe identifikim te hershem te vicat e semure. Ne nje kerkim te fundit per ndodhjen e anomalive te lindura ne nje thertore ne veri te Portugalise, dhe per nje periudhe 3-mujore, nje numer i madh rastesh se sindromes freemartin ( n=17, per nje total prej 1867 lope) eshte zbuluar ne lopet e qumeshtit me shume se ne lopet e mishit( 68.42% dhe 31.58* respektivisht).

Ne te njejtin studim, freemartinizmi eshte gjetur ne nje perqindje prej 1.81% ne rracat e qumeshtit (kryesisht holstein-friezian), krahasuar me vetem 0.52% ne rracat e mishit.

Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë të Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

Artikulli u soll për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare nga studentat Genta Hito dhe Marjo Zaka.

Studenta pranë Fakultetit të Veterinarisë Tiranë.

Prill 2017

Burimi informaciont : Freemartinism in Cattle -Alexandra Esteves, Renée Båge and Rita Payan-Carreira

https://www.researchgate.net/publication/256293263_Freemartinism_in_Cattle