Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Shënjat e një dhie që është gati për të pjellë

Shënjat e një dhie që është gati për të pjellë

Si pjesë e jetës që bëjnë, fermerët janë të interesuar që të jenë prezent për të bërë monitorimin gjatë pjelljes së dhive.
Kur vjen momenti që dhia juaj të pjellë, është normale që të jeni nervoz dhe të shqetësuar.
Ka shumë gjasa që (dhe si më parë) dhia të mund të pjellë vetë pa pasur nevojë për ndihmë, por ju duhet të siguroheni që ajo të ketë një vend të pastër dhe të sigurt për të kryer pjelljen.
Për gjithë të interesuarit po sjellim disa këshilla që t’ju ndihmojnë për të dalluar se kur dhia po i afrohet momentit të pjelljes.

Kontrolli i ligamenteve
Nëse prekni një dhi në zonën rreth bishtit të saj do të vini re se normalisht kjo pjesë e trupit është e sheshtë dhe e fortë, por ndërsa barra arrin në fund të shtatzënisë, kjo pjesë do të ndryshojë.
Bishti i saj ngrihet dhe ligamentet që e lidhin atë me legenin fillojnë të zbuten dhe lirohen në përgatitje për udhëtimin që keci (ose kecat) do të bëjnë gjatë pjelljes.
Mund ta themi me siguri se nëse vëmë re zgavra të mëdha në të dy anët e bishtit të saj, atëherë pjellja do të jetë e shpejtë.
Një nga mënyrat më të mira për të identifikuar një pjellje të afërt është të prekim të dy ligamentet e bishtit të vendosura në secilën anë të bishtit.
Filloni të praktikoni më një dhi që e dini që nuk është barsë dhe atëhere të vini re se ato ligamente janë shumë të forta. E njëjta gjë do të vihet re dhe tek një dhi që është shtatzënë, por jo gati për pjellje.

Kur këto ligamente fillojnë të zbuten dhe më pas mezi dallohen, ju e dini që dhia do të pjellë kecin (kecat) brenda 24 orëve. Sigurisht në fillimit tuaja mund të gaboni herët e para që përpiqeni të kuptoni teknikën e ligamentit, por me kalimin e kohës do të mësoni dhë kuptoni se kjo teknikë është shumë e saktë dhe pothuajse e pagabueshme.
Disa javë para se dhia të jetë gati për pjellje, filloni të ndjeni ligamentet e saj në mënyrë rutinore të përditëshme. Duke vepruar në këtë mënyrë një ditë do të zbuloni se ata janë zbutur dhe atëherë do ta kuptoni se është koha ta zhvendosni dhinë në kthinën që keni përgatitur për dhitë në pjellje.

Identifikimi i shënjave të tjera të pjelljeve të afërta

Përveç zbutjes së ligamentit, një dhi do të tregojë shenja të tjera pjellje. Sigurisht të kemi parasysh se dhitë e ndryshme mund të shfaqin shenja të ndryshme, kështu që tregoni vëmendje që të dalloni ndryshimet në sjellje. Disa shënja të tjera mund të përfshijnë.

Izolimi: Dhia qëndron jashtë tufës, ndonjëherë duke e “veçuar” veten e saj

Rrjedhje vaginale: Mund të vëreni disa rrjedhje me ngjyrë të bardhë ose të verdhë në vulvën e saj

Forcim i gjirit: Gjiri i saj mund të bëhet e fortë dhe i mbushur

Humbja e oreksit: Disa dhi shfaqin mungese oreksi dhe janë të painteresuar për ushqimin

Ndryshimi i sjelljes: Dhia që përgatitet për të pjellë mund të fillojë të luftojë me dhi të tjera ose të bëhet tepër miqësore dhe me ju duke ju ndjekur nga pas (jo normale për dhitë)

E shqetësuar : Ajo nuk gjen rehat. Mund të shtrihet, pastaj të ngrihet, të gërvishtë truallin dhe thjesht të duket e shqetësuar, nuk gjen rehat

Kur të bëni kontrollin e ligamenteve të saj dhe ato janë të buta, ose kur vëreni se ajo shfaq ndonjë ose një kombinim të këtyre shenjave në periudhën rreth datës së saj të pjelljeve, atëhere veçoheni atë duke e vendosur në ndarjen që keni përgatitur më parë, jepini dhisë pak bar ose jonxhë të freskët dhe mbajeni nën vëzhgim