Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Kafshët më të pasura në botë

Kafshët më të pasura në botë

Sigurisht që mund të kemi njerëz të pasur , por ka dhe kafshë të pasura.Njihuni me pese nga kafshët më të pasura në botë.Keta janë qentë që pasi pronarët e tyre do të largohen nga kjo jetë , ata do të trashegojnë një pjesë të psurisë sipas testamentit që kanë shkruar vetë pronarët e tyre.

Duke pasur parasysh që dita juaj do të behët më e bukur dhe e këndëshme sapo të mësoni emrat e tyre , po fillojmë pa humbur kohë :

Emri : Pontiac ( Pontiak )
Do trashëgojë : 5.000.000 $
Pronarja : Betty White

Megjithëse në moshën 90 e ca vjecare aktorja Betty White është më e ngarkuar se kurrë .Kur ajo nuk është e zënë më Tv-Show-n e saj “Nxehtë në Cleveland” , ose kur nuk është duke promovuar briografinë e saj të fundit ” Nëse më pyesni mua ( Dhe sigurisht Ju nuk do të..) ” , ju do ta gjeni atë duke u c’plodhur në shtëpinë e saj  në Los Angeles me dashurinë e saj të artë , qenin e saj të rracës Golden retriver , Pontiac.Betty White thuhet se i ka lënë trashëgimi për qenin e saj Pontiac dhe kafshët e tjera një pasuri jo pak por 5 milin $.
 

Emri: Tommaso ( Tomaso)
Pasuria : 13.000.000 $
Pronarja: E ndjera Maria Assunta
 

Ky macok 4 vjecar , dikur një endacak , u shpëtua nga rrugët e Romës , nga Maria Assunta, pasanikja , pafëmijë, e veja e një pasaniku italian të pasurive të patundëshme.Kur ajo vdiq në Dhjetor 2011 , macoku Tommaso trashëgoi gjithë pasurinë e saj që përfshinin të hollat, pasuritë e patundëshme në Romë , Milano  dhe Kalabri ne Itali.
 

Qentë e Oprah-s
Do të trashëgojnë :30.000.000 $
Pronarja : Oprah Winfrey
 

Atëhere të sqarojmë se qentë e Oprah-s  do t’ju duhet të ndajnë midis tyre një pasuri prej 30 milion $ , pasuri kjo që ju është premtuar nga Oprah nëse ata do të mund të jeteojnë aq gjatë sa të përfitojnë dot këtë pasuri.Ngelet për të parë kush do të jetë ai ,ajo apo ata fatlumë që do të mund të jetojnë më gjatë se Oprah.Tani për tani ngelet vetëm një plan afatgjatë.
 

Emri: Conchita ( Konçita)
Pasuria : 3.000.000
Pronaria : E ndjera Gail Posner
 

Kur pasanikja dhe trashëgimtarja nga Maiami Gail Posner , gruaja e pasanikut Victor Posner , vdiq në viti 2010 , ajo i la qenit te saj të rraces Chihuahua , Conchita një pasuri prëj 3 milion $ të shoqëruar bashkë me një shtëpi me vlerë 8.300.000 në Miami Beach .Po për të zbukuruar trupin e saj ashtu sic i shkon përshtat një qeni kaq të pasur c’farë i ka lënë tjetër? I ka lënë një gjerdan të markës Cartier me një vlerë prej 15.000 $
 

Qentë e “Star Trek”
Pasuria : 4.000.000 $
Pronari ; E ndjera Majel Roddenberry

Kur Majel Roddenberry , gruaja e krijuesit të “Star Trek” vdiq në vitin 2009 ajo i la një pasuri të plotë me një vlerë neeto prej 4 milion $

E gjithe kjo pasuri që ju është lënë këtyre qenve dhe maceve nga pronarët e tyre, përvec shumave marramendëse që ju është lënë shpejgon dicka tjetër ; Kuptojmë se dashuria për kafshët e tyre ka qënë më e madhe sesa për të afërmit që ata kishin.Dhe kjo mbase ka një shpjegim …

Materiali është marrë nga yahoo.com dhe u përshtat nga MV Egli Ozuni


Na shkruani