Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Parvoviroza e qenit-Informacion i përgjithshëm

Parvoviroza e qenit-Informacion i përgjithshëm

pamja e parvos

Parvoviroza në qen (CPV) apo e quajtur shkurtimisht dhe Parvo, e zbuluar në 1967 u quajt “CPV-1”.Një variant i ri i saj “CPV-2” u përhap në mbarë botën në vitin 1978 duke shfaqur shënja gastrointestinale. Në mesin e viteve 1980 virusi evoloi në dy forma, CPV-2a dhe CPV-2b. Në vitin 2000 në variant i ri i CPV- 2 c u zbulua në Itali duke patur raportime dhe në vënde të tjera.

Duke qënë një virus i cili nuk është i mbështjellë nga shtresë yndyre, është shumë rezistent.Virusi i reziston si temperaturave ekstreme të dimrit, dhe atyre të nxehta për një periudhë të gjatë kohore, 1-7 muaj. Në ambiente të mbyllura, shumë nga dizifektantët që përdorim nuk janë të aftë të vrasin virusin. Përhapja e tij bëhet shumë e lehtë. Duke ecur në një zonë te infektuar marrim virusin në këpucët tona ose rrobat, duke bërë përhapjen e tij. Rruga e përhapjes është orale kur qeni bie në kontakt me feçet, vjelljet e një qeni të infektuar etj. Inkubimi zgjat 3-7 ditë. Nëse qeni do të preket nga virusi apo jo varet nga imuniteti( i vaksinuar apo jo, i prekur nga Parvo ne të kaluarën apo jo) që ka qeni, nga shkalla e përhapjes dhe sa i fortë është qeni individualisht(faktori stres, dieta e ushqimit etj).

Duke u lokalizuar në palcën e kockave virusi shkatërron qelizat e bardha të sapo prodhuara duke ulur në këtë mënyrë nr e qelizave te bardha në gjak.

Qentë e infektuar kryejnë një perhapje në sasi të madhe të virusit me anën e feceve ,pështymës dhe vjelljeve, kështu duhet të kihet tepër kujdes dhe të bëhet izolimi i qenëve të infektuar nga qentë e shëndetshëm. Në qentë e mbijetuar virusi mund të vazhdojë të jetë aktiv për 2-3 javë pas infektimit.

Parvoviroza haset në 3 forma:

1- Forma Asimptomatike – Kjo është një formë që prek kryesisht qentë e moshës mbi 1 vit dhe që janë të vaksinuar. Qeni nuk shfaq shënja të mirëfillta të sëmundjes.

2-Forma kardiake- Eshtë një formë që fatmirësisht nuk haset shumë shpesh. Në këlyshët e porsalindur (më të vegjël se 8 javësh) virusi sulmon qelizat e miokardit duke shkaktuar fazen fundit të miokardis me humbjen e miofibres dhe zvëndësimin më fibroze te gjërë. Dëmtimi i muskujve të zemrës shkakton vështirësi në frymëmarrje duke shkaktuar kështu ngordhjen e këlyshëve të rinj.

3- Forma që prek aparatin tretës (kryesisht zorrët). Virusi i parvovirozës mund të shkaktojë dëme të mëdha në aparatin tretës. Diarre hemoragjike dhe me permbajtje mukoze janë shënjat që shihen shumë shpesh tek qentë e prekur me CPV enteritis, e cila tregon se nuk ka një mbrojtje të aparatit tretes nga mukozat gjë që e bën shumë të lehtë kalimin e bakterieve ,endotoksinës apo infeksioneve të përgjithëshme në këtë rrugë. Rreth 85 % e qenve të prekur janë këlyshë të pavaksinuar ose që sapo kanë filluar të vaksinohen.

Shënjat e qenve në fazën e 3-të të prekur me parvo:

  • Këputje e përgjithëshme ( letargji)
  • Diarreja zakonisht e shoqëruar me gjak dhe erë të rëndë, karakteristike, ndonjëherë e shoqëruar dhe me copa mukozash.
  • Vjellje
  • Humbje oreksi
  • Temperaturë

Virusi ka një periudhë inkubacioni prej 3 deri 7 ditësh dhe më pas fillojnë dhe shfaqen shënjat klinike, të cilat shfaqen në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme.

DIAGNOZA:

Shënjat klinikë: Diagnoza vihet kryesisht duke u nisur nga shënjat klinike të shoqëruar me testimin pozotiv qe ju bëhet feceve me testin ELISA.testi parvot

Laborator:Hemograma: rezultati mund të na tregojë leukoponi dhe neutropeni.Leukocitet mund të shihen në fazën e rimëkëmbjes.

Profili kimik: rezultati mund të na tregojë rritje të enzimave të mëlcisë, hypoglicemi,azotemi dhe ndryshim te elektroliteve.
TRAJTIMI:

Virusi i parvovirozës shkakton dëmë të menjëherëshme prandaj është tepër e rëndësishme që sapo të vëreni 1 apo 2 nga shënjat e përmendura, të mos humbisni aspak kohë por ta paraqisni qenin tuaj menjëherë tek Mjeku Veteriner për një trajtim të menjëhershëm. Në të kaluarën vdekshmëria e qenve të prekur nga Parvo ishte më e madhë sesa 35 % . Në ditët e sotme si rezultat i edukimit të pronarëve dhe si rezultat i paisjes të klinikave veterinare me medikamente më cilësore, kjo vdekshmëri është më e vogël se 16 %.

Në rastet më të lehta, kur qeni juaj nuk shfaq vjellje, mundet që ti filloni serume me elektrolitet e nevojshme të dhëna nga goja. Kur qeni vjell, kur i jepni ushqim apo ujë, është e nevojshme fillimi i serumeve në vena ose nënlëkurë.

serum IVMjeku Veteriner do të fillojë trajtimin e menjëhershëm më serume për të zvendësuar humbjen e lëngjeve të shkaktuar nga diarreja dhe të vjellat.

Po ashtu Veterineri mund të vazhdojë me terapi të ndërthurur për të zvendësuar proteinat e humbura si dhe për të bërë balancimin e elektroliteve në trupin e qenit.

Përdorimi i antibiotikut është i nevojshëm për të bërë të mundur kontrollin e infeksioneve sekondare.

Po ashtu ka shume mundësi që qeni juaj të marë dhe medikamente kundër vjelljeve për të ndaluar humbjen e lëngjenve në vazhdimësi.

Transfuzioni i gjakut nga një qen i shëndetshëm. Në disa rastë është e vetmja mundësi për të bërë të mundur zvëndësimin proteinave të humbura si dhe përfitimin e antitrupave.

Shpesh herë është e këshillueshme që këlyshët e prekur nga Parvo të qëndrojnë në spital ose klinikë, për një trajtim në vazhdimësi. Ndonjëherë ky qëndrim mund të jetë deri ne 5-6 ditë, apo dhe më gjatë. Theksoj se trajtimi 3 ditëve të para është i rëndësishëm për vazhdimësinë e gjëndjes së qenit.

KUJTESE: Kryeni vaksinimin e qenit tuaj sipas skemës që ju ofron Mjeku Veteriner! Në asnjë rast mos ndërprisni këtë skemë vaksinimi, apo vonoheni në dhënien e vaksinave, pasi është në të mirën e shëndetit të qenit tuaj që të ndiqni c’do këshillë të Mjekut Veteriner.

Sa herë që vëreni shënja dhe sjellje që nuk janë normale tek qenushi juaj, paraqituni tek Mjeku Veteriner pa humbur kohë.

I uroj qenushit tuaj një rritje të shëndetëshme.

Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet ripubikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit
Burimi informacionit: Revista online “Mjekësia Veterinare Shqiptare” Parvoviroza në qen (CPV)


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: