Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Faqja e studenteve » 28 Shtator Dita Nderkobetare Kunder Terbimit, Takimi prane Fakultetit te Veterinarise Tirane

28 Shtator Dita Nderkobetare Kunder Terbimit, Takimi prane Fakultetit te Veterinarise Tirane

28 Shtatori Dita Kombetare Kunder Terbimit

28 Shtator Dita Boterore Kunder Terbimit

Ne daten 28 Shtator 2016, ne ambientet e FMV u organiza takimi me rastin e dites nderkombetare te terbimit. Ishte shume mbreselenes. Ne kete takim, si asnjehere me pare, moren pjese mjaft institucione te ftuara si: Urdheri i mjekut veteriner, i cili perfawesohej nga Presidenti dhe Zv. Presidenti, perkatesisht Dr. Thoma Puriqi dhe Dr. Ymer Elezi. Moren pjese perfaqesues te Ministrise se Bujqesise, te Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinarise, te sherbimit veterinar te Tiranes, me drejtorin e ketij sherbimi Sulejman Kullolli. Ne takim moren pjese nje numur i konsiderueshem studentesh, te cilet megjithese ishin me pushime i nderprene ato dhe i dhane jete e gjalleri aktivitetit.

Takimin e hapi Zv. Dekani per Shkencen, Prof.ass.Dr. Jani MAVROMATI, i cili ia dha fjalen Dekanit te ketij fakulteti Prof. Dr. Luigj TURMALAJ, i cili foli per rendesine e kesaj dite, dhe rolin e sherbimit veterinar, ne luftimin e kesaj semundjeje vdekjeprurese per kafshet dhe njerzit.

Ne takim u mbajten dhe tre referime nga:

Prof.ass.Dr. Kastriot KORRO, i cili u perqendrua ne rolin e kafsheve te egra ne perhapjen e ketij infeksioni dhe situaten ne vendin tone.

Dr. Liljana CARA, si perfaqesuese zyrtare e ISUV, e cila e perqendroi fjalen e vete ne rolin e ISUV, ne diagnozen dhe luftimin e kesaj semundjeje. Liljana si Koordinatore e projektit te vaksinimit te kafsheve te egra ne vendin tone, i meshoi fort faktit te punes qe behet, ne kuadrin e ketij projekti, ne fushaten e vaksinimit te dhelprave dhe efikasitetit te kesaj vaksine ne keto te fundit.

Ne referimin e tij, Prof. Dr. Kristaq BERXHOLI, foli per disa aspekte te rendesishme te kesaj semundjeje dhe rolin e sherbimit veterinar ne parandalimin dhe luftimin e saj ne vendin tone.

Ne fund, pjesemarresit dhe aktivitetin i pershendeti dhe Presidenti i Urdherit te Mjekut Veteriner, Dr. Thoma Puriqi, i cili i meshoi gjithashtu fort rolit te ketij Institucioni te sapongritur ne funksionimin e sherbimit veterinar. Aktiviteteti u mbyll me nje koktej modest.

Me poshte po sjellim disa foto nga ky takim:

dita-boterore-kunder-terbimit-prof-ass-dr-jani-mavromatidita-boterore-kunder-terbimit-prof-dr-luigj-turmalajdita-boterore-kunder-terbimit-dr-thoma-puriqidita-boterore-kunder-terbimitdita-boterore-kunder-terbimit-prof-dr-luigj-turmalaj2dita-boterore-kunder-terbimitdita-boterore-kunder-terbimit-dr-liljana-caradita-boterore-kunder-terbimit-profesor-kastriot-korro

dita-boterore-kunder-terbimit-prof-dr-kristaq-berxholidita-boterore-kunder-terbimit-prof-dr-kristaq-berxholi2dita-boterore-kunder-terbimit-takim-mes-kolegeshdita-boterore-kunder-terbimit-momente-pas-takimitdita-boterore-kunder-terbimit-mes-studentashdita-boterore-kunder-terbimit-mes-kolegesh2dita-boterore-kunder-terbimit-mes-kolegesh

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: