Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Duke qënë se këtë pyetje na i kanë drejtuar disa herë sot po sjellim një artikull më të plotë nga Dr Atalvin Zhiva:
 
qen kuisPërshëndetje dhe faleminderit për pyetjen tuaj.
Gjuha e qenëve vazhdon të ngelet e pazbërthyer plotësisht për ne, njerëzit. Mënyrat e të shprehurit të ndjenjave, janë njësoj sikurse tek njerëzit, të shumëllojshme. Një nga këto është dhe e qara apo kuisjet e qenve. Duke qënë se qeni nuk qan “me lot” ( kjo nuk do të thotë gjë pasi të shumtë janë njerëzit që qajnë me lot krokodili) akoma nuk kemi arriut të zbërthejmë plotësisht “të qarën” që bëjnë qentë. Kjo e “qarë” mund të ketë 1 milion spjegime. Po ashtu si dhe me anën e lehjeve (që ne na duken si të njëjta), qentë me anën e kuitjeve (apo kuisje) sigurisht mundet të komunikojnë me njëri-tjetrin, por e kanë shumë të vështirë të komunikojnë me ne njerëzit. Shpesh këto kuitje, duke qënë se ne i lidhim me momentin dhe mënyrën se kur ne njerëzit i lëshojmë këto tinguj, i lidhim me të qarat , apo ankimet. Por nuk është e thënë që të jetë plotësisht kështu. Qentë me anën e tyre duan të tregojnë dhe : gëzim, nervozizëm, për të tërhequr vëmendje, frikë dhe arsye të tjera. Gjithsesi dhe ne këtë drejtim janë kryer studime të ndryshme, duke arritur në disa mendime të përbashkëta si psh që qentë lëshojnë këto tinguj ( “te qara”) kur kërkojnë: ushqim, ujë, kur duan të dalin për nevojat personale, gëzohen që po ju shohin, apo kur kërkojnë vëmendjen tonë. Kjo është mënyra sesi qeni, kur është një këlysh “pyet” nënën e tij për ato c’ka ka nevojë, pra duke kuisur. Pra kjo spjegon se përse disa qen edhe pasi rriten e vazhdojnë këtë mënyrë të të kërkuarit të gjërave; me anën e kuitjeve. Me plot gojë mund të themi se kjo mënyrë e të shprehurit tek qentë është instiktive. Por po ashtu si dhe qëntë që lehin për c’do gjë, aq sa të bëjnë me dhimbje koke kur jeton në të njëjtën shtëpi me ta, po ashtu dhe ky zakon, qarjet apo kuitjet e qenve, mund të jenë stresuese për pjestarët e familjes.

 Fatmirësisht ka një zgjidhje dhe për këtë problem! Qentë mund të mësojnë se ka mënyra të drejtpëdrejta për të kërkuar ato c’ka duan, dhe jo vetëm me kuisje apo lehje!

 aFillimisht po e filloj me atë c’ka më duket më e rëndësishme :

bisedo me veterinerinNjë vizitë tek Mjeku Veteriner për tu siguruar se qeni juaj nuk ka ndonjë dhimbje apo probleme të tjera shëndetësore që po përpiqet t’ju tregojë. Ka shumë mundësi që dhe dridhja e trupit të jetë pjesë e ragimit të qenit kur ju sheh juve, por që të jemi të sigurt Mjeku Veteriner do të jeti i vetmi që do të ketë mundësi të na tregojë shkakun e plotë. Duke qënë në këtë pjesë, dua të theksoj se shpesh qentë kur vriten mundet të kuisin, qajnë në moment, por më vonë është në instiktin e tyre që të fshehin dhimbjet. Kështu që shpesh herë qentë që vuajnë nga dhimbje kronike nuk është se i shprehin këtoi dhimbje me të qara. Prandaj megjithëse duke dalë disi nga tema ju rekomandoj të gjithë pronarëve që ti cojnë qentë e tyre regullisht për vizita vjetore tek Veterineri për ti paraprirë dhimbjeve më të mëdha që mund të përkeqësohen në vazhdimësi.

 Pra duke u kthyer tek tema e “qarjeve dhe kuitjeve” tek qeni po radhisim disa prej zgjidhjeve të kësaj sjellje:
Të jeni të sigurt se duke i bërtitur qenit të pushojë, kur një qen leh, apo kuit, nuk do të jetë aspak efektive!
 

b-Edhe në Shqipëri dhe në Kosovë ka Trajnerë shumë të mirë dhe të aftë profesionalisht që meren me edukimin dhe trajnimin e qenve.

Trainimi i qenitKjo do të ishte një prej hapave të parë që une do të sugjeroja. C’do qen ka nevojë të mësoje disa komanda bazë; ulu, shtrihu, më jep dorën, si dhe pusho ( kur leh apo kuit). Komanda këto që i mësojnë qenit sesi duhet të sillet qoftë në shtëpi apo jashtë saj.
Duke qënë tek krijimi i kofidencës, mund të përpiqeni ta krijoni atë dhe duke luajtur me qenin në kohën tuaj të lirë. Një prej lojrave që ndihmon në këtë drejtim është dhe loja ” Kape-Sille” , duke përdorur një lodër që ai e ka qejf. Kjo do të rrisë ndjeshëm mënyrën e komunikimit mes jush.

 cPërdorimi i një lodre:

qeni luanMënyra tjetër që unë do ju sugjeroj është në rast se qeni juaj lëshon këto sinjale sa herë që ju (apo dikush tjetër) hyni nga jashtë brenda në shtëpi, është të përdorni një prej lodrave të tij të preferuara për të tërhequr vëmendjen e qenit tuaj ndaj dickaje tjetër. Pas disa heresh si keni vepruar në këtë mënyrë  do të mund të shihni ndryshimet në sjellje, nëse kjo taktikë nuk punon me qenin tuaj kaloni në fazën tjetër:

 

 dInjorim dhe anashkalimi i problemit për momentin.

mos i kushto vemendje– Kjo është metoda më e preferuar për mua. Shpesh klientave ju sugjeroj këtë metodë me qentë që kuisin apo lehin për të tërhequr vëmendjen. Kur ju hyni në shtëpi dhe qeni juaj fillon dhe kuis, pretendo sikur nuk e sheh fare. Thjesht vazhdo punën tënde sikur ai/ajo nuk egizston dhe trego vëmendje apo përkëdhele vetëm kur pushon se kuisuri. Nëse fillon sërisht, ti sërisht injoroje. Luaj këtë lojë deri sa kohë ai ndalon së kuisuri. Kur të mos kuisë më, mundet dhe ta shpërblesh më një biskotë për qen duke e shoqëruar me fjalë përkëdhelëse.

 

 e-Dënimi.

qeni vetmuarKUJDES NE ZGJEDHJEN E FORMES SE DENIMIT! Sic përmenda më lart, të jesh e sigurt se asnjëherë nuk do të ndihmojë  ti bërtasësh (PUSHO!), apo godasësh një qen që kuit apo leh, ky veprim thjesht do ta përkeqësojë gjëndjen. Si formë dënimi dua të them që një qen që përpiqet të ketë vëmendjen tënde ta “dënosh” duke e futur në një dhomë (psh në banjë) ku nuk ka njerez të tjerë. Duhet theksuar se është e rëndësishme që të jesh e sigurt se nuk do të shkaktojë probleme në këtë dhomë ( shyqeje qesen me mbeturina, me rroba, etj).

NE ASNJE MENYRE QENI TE MOS DENOHET DUKE E FUTUR NE NJE KAFAZ PER QEN. QENI DUHET TE MESOHET SE KAFAZI ESHTE NJE VEND NORMAL, I KENDSHEM DHE I SIGURT KU AI MUND TE KALOJE DISA ORE PA PROBLEM!

 Dua të inkurajoj përdorimin sa me pak të kësaj forme. Lëreni si armën tuaj të fundit kur nuk munden të funksionojnë format e lart përmendura.

 TREGOHUNI TE GATSHEM QE DHE JU TE MESONI DISI GJUHEN E QENIT! NJE GJUHE E PERBASHKET DO TE THOTE SA ME PAK KEQKUPTIME!

 Ju uroj fat!

Përgatiti pergjigjen Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ribotimi dhe përdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autorit!

Ju lutemi në rast referimi përmendëni autorin dhe burimin e informacionit: veterineret.com!


Na shkruani