Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Trajnimi i qenve për të nuhatur koronavirusin

Trajnimi i qenve për të nuhatur koronavirusin

COVID-19-Teste të shumta po provohen për të qënë sa më efikase, të sakta dhe të lira ne marrjen e një përgjigje nëse jemi të prekur nga koronavirusi apo jo.

Ata janë të profesioneve të ndryshme!

qeni doktorProfesione që nisin qindra vjet më parë, shpëtonin njerëz nga orteqet, rrënojat e tërmeteve, roje, policë, zjarrfikësa dhe shume profesione të tjera.

Po, po, e keni gjetur, po flasim pikërisht për QENIN, heroin dhe mikun e njeriut!

Në një Universitet në Pensilvenia (Pennsylvania) të Amerikës, 8 qen të rracës Laborator retrivers (s’ka lidhje mes emrit të rracës dhe testimet në laboratorë 🙂 ) po trajnohen që të mundin të dallojnë një aromë të veçantë që lidhet me virusin që shkaktoi pandeminë covid-19.
Nëse kjo do të jetë e mundur, atëhere do të jetë mënyra më e mirë për të skanuar njerëzit në aeroporte, spitale apo biznese të ndryshme.
Nuk do të jetë ndonjë suprizë e madhe nëse ndodh që këta qen të arrijnë të dallojnë të prekurit nga SARS-CoV-2. Përveç se janë të zotë të nuhasin drogat e ndryshme, eksplozivët, ushqime dhe produkte kontrabandë, qentë janë vërtetuar tashmë se janë në gjëndje të nuhasin malarie dhe sëmundje të ndryshme kanceroze. Shiç shprehet Drejtoresha e Qëndrës për Qentë e Punës pranë Fakultetit të Veterinarisë në Pensilvenia, kërkuesit kanë gjetur tashmë se koronavirusi ka një aromë specifike, megjithëse ne nuk e dimë nëse është aroma e virusit apo aroma që lëshon trupi ynë si kundërpërgjgije ndaj këtij virusi, apo një kombinim i të dyjave.

 

Pak a shumë një përpjkekje e ngjashme është duke u realizuar dhe ne Londër, ku kërkuesit demostruan aftësinë e qenit për të nuhatur infkesionin e malaries në njerëz.
“Çdo qeni mund të skanojë (nuhasë) deri në 250 njerëz në ore, ne po punojmë të angazhuar që të mund të realizojmë këtë mënyrë testimi që do të jetë një ndihmë e madhe për portat hyrëse si aeroporte apo porte dhe pika të tjera doganore” shprehet Drejtori i shkollës në Londër, ku po testohet aftësia e qenit për të nuhatur COVID-19.
Qentë kanë vërtetuar tashmë që mund të jenë jo vetëm një mik i mirë i njeriut, por dhe me zgjuarsinë dhe guximin që kanë mund tu besohen dhe misione akoma më të rëndësishme siç janë dhe ndihma në analizat e ndryshme të sëmundjeve ku përfshihet dhe COVID-19.
Të shpresojmë se do të jenë në gjëndje të na ndihmojnë dhe në këtë drejtim.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit: Washington Post