Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Kërpudha vdekjeprurëse që vret varroan

Kërpudha vdekjeprurëse që vret varroan

Kërpudha vdekjeprurëse që vret varroan. Zbulim i ri !

“Bleta e Malit”

Një armë e re biologjike është zbuluar në Teksas, SHBA, e cila thuhet se vjen për t’i dhënë fund makthit më të madh të bletarisë së çdo bletari. Është një kërpudhë patogjene që vret vetëm varroan. Sipas entomologut Walker A. Jones “Ne u përpoqëm të gjenim një patogjen të varroas dhe ia dolëm”
Kërpudhat përhapen shumë shpejt, dhe bletët e përhapin atë në koloninë e tyre shumë shpejt “pa e ditur as vetë”. Varroat që vijnë në kontakt me kërpudhat do të vdesin brenda 3-5 ditëve, dhe kolonia do të jetë e lirë nga kjo këpushë shkatërruese.
Siç e dimë, varroat kanë tendencë të marrin imunitet të pjesshëm deri të plotë në trajtimet që ne ju bëjmë atyre, me rezultatin që shumë prej armëve që bletari kishte në të kaluarën tani janë krejtësisht të padobishme. Në çdo trajtim që bëjmë vrasim varroat rezistente që rezistojnë që të mbijetojnë, “por armiku” bëhet gjithnjë e më rezistente.
Disa pyetje të përshtatshme në lidhje me zbulimin e ri janë “A ndikon kërpudha në bletë përveç varroas?” “A ndikon në cilësinë e mjaltit dhe produkteve të bletës?”, “A fiton edhe varroa me këtë imunitet të trajtimit “.
Studiuesit për të zgjidhur shumë nga këto pyetje bënë teste në familjet e disa bletëve duke vendosur shirita me përmbajtje nga këto kërpudha. Siç e dimë, bletët priren të duan të bëjnë “copa” dhe të heqin gjithçka që ata e konsiderojnë të huaj në hapsiren e zgjojeve të tyre. Kështu bënë me këto shirita, por kësaj here ata padashur përhapën kërpudhat vdekjeprurëse për varroan.
Në bazë të eksperimentit përhapja ndodhi brenda 5-10 minutash dhe të gjitha varroat u ekspozuan ndaj patogjenit vdekjeprurës duke rezultuar në shumicën e tyre të vdekur brenda 3-5 ditësh.
Siç raporton varroa për një luftë të tillë kurrë nuk do të jetë në gjendje të fitojë ndonjë rezistencë, pasi që ky trajtim është krejtësisht i ndryshëm. Raportohet gjithashtu se efektiviteti është jashtëzakonisht i lartë që mund të krahasohet dhe barazohet me trajtime të tjera efektive të aplikuara deri sot.
Kjo kërpudhë nuk vepron as mbi gjeneraten (në pjellë) , efektin e jep tek bletët e rritura.

Përgatiti Mjek Veteriner Dr Abdyl Arifaj

Këtë e pëlqejnë %d blogues: