-Të nderuar kolegë duke parë interesimin dhe me kërkesë të disa prej jush, pak më poshtë po paraqes rastin e lopës e cila pas nekropsisë u diagnostikua me ekinokok ( Echinococuss granulosus)
Shënjat klinike:
Shënjat klinike të lopës ishin shfaqur rreth 2 jave para ngordhjes. Në fillim pronari kishte kontaktuar një koleg tjetër veteriner i cili kishte vizituar lopen dhe e kishte trajtuar për boronkopneumoni , kjo sepse lopa kishte shenja si; frymëmarrje të vështirsuar dhe ritëm të shpejtë të frymëmarrjes , puls të shpejtuar , dhe temperaturë mbi normë . Edhe pse ishte trajtuar per 2-3 dite, ndryshime nuk kishte pasur pothuajse fare , kafsha merrte ndonjë fije bar sane sa per ta mbajtur veten gjallë po ajo kishte dobsim progresiv (kasheksi).
Historiku :
Ne u njoftuam per rastin rreth 10 ditë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe rreth një javë nga trajtimi i fundit. Gjendja vetem sa ishte renduar, frymëmarrja e shpejtë dhe sipërfaqsore , e vështirsuar (kishte edhe rënkime), mezi qendronte në këmbë , pulsi i shpejtuar por i dobët, hipotoni e rumenit (pothuajse atoni) , temperatura shkonte 40. 5 gradë Celsius. Dicka që na tërheqi vëmëndjen ishte se stalla komunikonte përmes një dritare me një minifabrikë për përpunimin e drurit (sharra) . Si pasojë në stallë kishte vazhdimishte pluhur nga byku (tallashi) , i cili përdorej edhe si shtroje për kafshët. Keto ishin arsyet qe edhe ne vazhduam mjekimin pikrisht per bronkopneumoni , komplekse vitaminoze , tretësirë glukoze 10% si dhe kohë pas kohe digjestive (digestan).
Trajimi zgjati 3 ditë dhe diten e 4 lopa kishte ngordhur .
Nekropsia:
Arsyeja pse u futem në nekropsi ishte se edhe pse ne dyshonim për bronkopneumoni, dhe lopa trajtohej për këtë, kishim pak dyshime te diagnoza . Kjo nuk dukej si nje bronkopneumoni infektive që mund të shkaktonte ngordhje , temperatura ishte mbi norme po jo në ekstremet e saj si në disa sëmundje infektive. Rjedhjet nga hunda ishin te pakta dhe nuk përkonin shumë me zhurmat që dëgjoheshin në mushkëri .
Arsyeja tjeter ishte dyshimi ynë se bronkopneumonia mund të kishte ardhur nga pluhuri madh që ishte në stallë si pasoj e komunikimit përmes një dritare me një minifabrike (sharre) për përpunimin e drurit. E qe byku (tallashi) përdorej edhe për shtroje. Ne donim që nëse kjo që dyshonim do të ishte e vërtet ta bindnim pronarin që ta largonte stallën në një vënd tjetër .
Në nekropsi doli ajo që shihet edhe në foto. Mëlcia ishte e nbushur me ciste ekinokoku ,sa qe ajo ishte bërë voluminoze , me një peshe rreth 50-60 kg , kishte humbur formën e saj po edhe pothuajse tërë indin e mëlcisë . Indet normale të mëlqise vreheshin vetëm tek- tuk mes cisteve. Po ashtu ciste kishte në mushkëri , në diafragmë dhe një cist në shpretë. Pas kësaj që u pa, nga fermeri mësuam në pjesën ku ruhet sana flejnë 2-3 qen të këtij pronari.
Ne duke parë rrezikun që paraqiste kjo kafshë e ngordhur për përhapjen edhe me tepër të kësaj sëmundje , jemi detyruar qe vetë ne ta bëjmë groposjen (bashkë me një punëtor të minifabrikës), sepse frigoheshim që pronari do ta lente ashtu . Pronarit i është kërkuar që urgjentisht të dehelmintizojë qentë e tij, të largoj dhe të djege sanën ku kane fjetur qentë, dhe është njoftuar që kjo është një sëmundje që shfaqet edhe tek njerzit me të njëjtat shënja. Pronarit i kemi sugjeruar të bënte kontrolle (teste) bashkë më të gjithë anëtarët e familjes , por që nuk e besoj ta ketë bërë.
Shpresojmë se këto foto do të shërbejnë per sensibilizim të rrezikut që egziston .
Përgatiti materialin DMV Arsim Ademi .
Nuk lejohet ripublikimi i materialit dhe fotografive ,pa kontaktuar autorin e tyre apo redaksinë e revistës “Mjekësia Veterinare Shqiptare”
Faleminderit per informacionin. Ju lutemi jepni detaje per zonen ku ishte ky rast .