Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Qentë dhe frika nga zhurmat

Qentë dhe frika nga zhurmat

  qeni dhe fobia nha zhurmatNë një studim që doli në qarkullim kohët e fundit  jepen të dhëna të reja mbi “frikën” që kanë kafshët ndaj zhurmave të ndryshme. Ky kërkim u krye nga Shkolla e Veterinarisë Bristol në Angli.

Në këtë studim jepen informacione të rëndësishme “të frikës” së qenve kundër disa zhurmave dhe ndihmon në të kuptuarit dhe njohjen e shenjave që tregojnë ankth dhe frikë në qenin tonë.

Dy ishin mënyrat që u përdorën për këtë studim:

Së pari u dërgua pyetësori kryesor me postë (bazuar në faktorët demografikë) tek disa pronarë.

Së dyti me një intervistë të shkurtër të pronarëve për të mbledhur sa më shumë informacion.

   Pothuajse gjysma e pronarëve të anketuar, kanë raportuar se qeni i tyre ka treguar shenja frike, kur është ekspozuar ndaj zhurmave të tilla si: fishekziare, bubullima  dhe të shtëna armësh, ndërsa ¼ ,fillimisht tha se qeni i tyre ka frikë ndaj zhurmave në përgjithësi.

   Nga kjo anketë shkencëtarët dolën në konkluzion se: ndërsa pronarët janë në gjendje të kuptojnë se kur qeni i tyre është i frikësuar, por nuk janë në gjendje të dallojnë shenjat e para të frikës apo të ankthit.

 

 

qeni dhe phobia nga zhurmat2Shenjat më të zakonshme janë: të lehurit dhe mundësia për tu fshehur. Shenja të tjera që tregojnë frikë janë: jargëzim, plogështi,urinim dhe shkatërrimi i sendeve reth e qark. qeni dhe fobia nga zhurmat

 

 

Në studim morën pjesë pronarë nga shumë lloje racash dhe një u bë një gjetje e rëndësishme. Kjo tregoi se: racat e pastra treguan një tolarencë më të madhe se racat e përzira. Më të patremburit ishin :Labradorët, Cocker spaniel dhe Spinger spaniel. Gjithashtu u vu re se tolanca ndaj zhurmës rritej me moshën dhe mjedisin ku ata janë rritur (qentë e rritur në një mjedis të zhurmshën nuk shfaqën frikë edhe ndaj zhurmave të panjohura).

   Më në fund shkencëtarët arritën në përfundimin se pronarët duhet të jenë veçanërisht të kujdeshshëm për të zbuluar shenjat e hershme të frikës së qenit tyre të dashur dhe të kërkojnë ndihmë nga veterineri i tyre.

Nga Mjeke Veterinere Xhilda Roko.

Burim i këtij informacioni. Diagnovet.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë ose autores!


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: