Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Ketoza (Acetonemia) e Lopës- Një rast klinik

Ketoza (Acetonemia) e Lopës- Një rast klinik

Nga Dr Agim Nelaj:

Po i ndjek me interes shkrimet e ndryshme të kolegëve.Vrej me kënaqësi që sipas fushave, japin sqarime të mirëfillta profesionale dhe me nivel bashkohor. Në shkrimet e fundit jepen mendime për Ketozën.E ndoqa me interesim artikullin dhe paraqitjen skematike të ketozës.Unë do të shtojë diçka, duke e vënë theksin në raste të hasura gjatë eksperiencës së gjatë praktike dhe të konfirmuara në me analiza biokimike.

Lopa, qëndron më pranë prishjes së ekuilibrit dhe marrëdhënieve me biosferën. Pra është kafsha që ka marrëdhënie më intesive me natyrën.Tek lopa ruajtja e ekuilibrit midis “Ushqim prodhim” dhe “Shpenzim prodhim” është e pamundur.Sot ka autor që thonë se: organizmi i lopës është gjithëmon i “sëmurë”.Incidenca e “Sëmundjeve të prodhimit” ose i “Sëmundjeve metabolike” është nga më të shpeshtat. Ajo shfaqet në forma të rënda veçanërisht pas pjelljes dhe shtrihet deri sa laktacioni arrin pikun.

ketosisKetoza është rrjedhojë e prishjes së metabolizmit të karbohidrateve,me efekt edhe mbi acidet yndyror.Ndryshimet biokimike karakterizohen:Ketonemia, ketonuria,, hipoglicemia dhe nivel i ulët i glikogjenit hepatik. Është sëmundje klinikisht e manifestueshme, i përgjigjet mirë mjekimit. Por mund të përmirësohet pa mjekim,si efekt i rregullimit gradual të racionit ushqimor.

 -Më posht po përshkruaj një nga rastet që mendoj se është një shfaqje karakteristike e ketozës.

 Anamneza: Është një rast që i takon vitit 1977. Pronari i dy lopëve të racës Genrsej, njëra e pjelljes së tretë tjetra e pjelljes së pestë, të cilat kanë 2-4 muaj që kanë pjellë, ka si shqetësim: Blerësit e qumështit, ankohen se qumështi është i hidhur dhe ka erë karakteristike jo të këndëshme. Racioni ushqimor që përdor: Kashtë,pak misër i bluar dhe bërsi lule dielli( me shumicë). Lopët mbarshtohen brënda, nuk dalin në kullotë. Pronari sqaron më tej: Këtë vit,ndonëse të ushqyera më mirë, prodhimi është më i pakët se vitin e kaluar. Lopët nuk kanë oreks të mirë, veçanërisht pas pjelljes, u dhëmbin këmbët, me vështirësi ulen dhe ngrihen. Kanë një rritje të ndjeshmërisë të lëkurës, nuk pranojnë ti prekësh. Një nga lopët ka shfaqur disa shënja si:lëpin fortë grazhdin( prej drase), lëpinë trupin,ka dhe një humbje të lehtë të ekuilibrit. Kjo është historia e lopëve të sëmura të paraqitur me shqetësim nga pronari.

Gjetje klinike:

Lopët u ekzaminuan nga një grup mjekësh veteriner, për 15 ditë. Çfarë u vrejt: të dyja lopët kishin një tabllo klinike të ngjajëshme. Lopët kanë shfaqur një gjëndje të përgjithëshme depresive, kanë humbur gjallërinë, temperatura, pulsi pak nën normë. Në njërën prej tyre,e cila ka shfaqur shënja klinike më të theksuara,u vrejt: qumështi ka erë therëse, me shije pak të hidhur( nëse konsumohej pas 12orëve),ngjyra ka pak nuanca gri. Lopa mban me minuta të tëra kokën e vendosur në mur, lëpin veten mjaft fort, të njëjtën gjë bën dhe me grazhdin ose me objekte rreth e qark. Një shënjë karakteristike është mllaçitja kot, pa ushqim. Në se i kryqzon këmbët e para mund të qëndroi ashtu disa minuta. Lëkura ka humbur shkëlqimin dhe elasticitetin. Ka një shikim të frikësuar.Jashtëqitja është e fort e thatë(si jashtëqitje njëthundraku) me erë karakteristike. Sot literatura paraqet dy forma të ketozës: forma depresive dhe forma nervore. Gjykimi jonë është se këto janë kufijtë ekstrem të sindromit të ketozës. Rënia e prodhimit të qumështit në lopët me prodhim të lartë pa shkak tjetër të dukshëm,duhet të na shkoj mëndje te ketoza, veçanrisht kur kjo vazhdon gjatë.

 Etiopatogeneza:

Kjo sëmundje vlerësohet si shkalla më ekstreme e prishjes së metabolizmit në lopë. Lopa shumë prodhimtare mbas pjelljes ka një ekuilibër energjitik negativ. Këto lopë vuajnë nga një gjëndje subklinike ketoze. Një lopë që prodhon 25-30 litra qumësht, nxjerrë nëpërmjet qumështit1225g laktozë.Shfaqja biokimike kryesore e ketozës është hipoglicemia.Gjithësesi është rezultat direkt i mungesës së glykozës, e cila imponon një rritje të glikogjenezës në mëlçi dhe, rritje paralele të tupave ketonikë.Në të gjitha rastet që kapërcehet limiti i nevojave fiziologjike është e pranishme forma klinike e ketozës.Lopa krahasimisht me kafshët e tjera, ka një disavantazh në metabolizmine karbohidrateve, si rezultat i rezervave të pakta të glikogjenit.Lopa me prodhimtari të lartë e ka domosdoshmëri marrjen ritmike për çdo ditë të sasirave të nevojshme të karbohidrateve, për të përballuar nxjerrjen e sasive të mëdha të laktozës.Proteina e tepërt rëndon më tej difiçitin e energjisë.Në vlerësimin e sasisë dhe cilësisë të trupave ketogjenik në përmbajtjen e rumenit, arrihet në përfundim se rritja e aciditetit të plëndësit përbën një faktorë të rëndësishëm në shfaqjene ketozës klinike.Një parakusht tjetër është insufiçenca hepatike.

 Mjekimi:

Kryesisht u përdorën:glukozë tretësirë 5%-3litra gjatë 24 orëve.Në çdo dy ditë u përdor prednisoloni tretësirë 2.5%-5-10 ml,Metionin tretësirë 5%-100ml.Gluconat Ca. Tretësirë 10%-1ml/kg peshëe gjallë.Tretësirë Sulfat magnezi , llogaritur 50-70 g në ditë I/V.Gjatë ketozës mund të kemi hipomagnezi, si bashkshoqëruese. Sot përdoren barnat që kanë parashtruar kolegët në artikujt e tjerë ku flitet rreth kësaj sëmundje.

Solli për revistën onlinë “Veterinerët” Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ribotimi dhe përdorimi i këtij materiali pa lejën e autorit ose redaksisë së revistës!


Na shkruani