Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Artritet tek kafshët shtëpiake

Artritet tek kafshët shtëpiake

gju me artrit1Artrit/Arthritis= një inflamacion i artikulacionit të kockave(kyçeve), si pasojë e shkaqeve infektive, metabolike ose kushteve të tjera specifike.

Artritet janë të dhimbëshme, ato e bëjnë jetën e kafshës të parehatëshme dhe stresuese. Megjithëse nuk ka një kurë të mirëfilltë ndaj artiteve, por ka një shumëllojshmëri mënyrash që ju mund të ndihmoni jetën e kafshës suaj.

Tek artitet, është e rëndësishme, më e lehtë dhe më e lirë, që ju ti kushtoni një rëndësi të veçantë parandalimit të tyre.

 Kush janë disa prej formave sesi të parandalojmë artritet?

 artritet- qen mbipesheRëndësia e kontrollimit të peshës.

 Kafshët shtëpiake, qofshin qen apo mace, me kalimin e viteve, ulin ndjeshëm aktivitetin e tyre fizik. Kjo është një prej arsyejeve kryesore që ato të rrisin disa kg me tepër në peshën e tyre. Sa më të vjetër të jenë në moshë, aq më të zvogëluar e kanë aktivitetin e tyre fizik. Qentë dhe macet e moshuar kanë nevojë për ushqime të posacme të cilat janë ushimqe me kalori dhe proteina te reduktura.

artritet mace e shendoshePesha mbi normë është një prej shkaqeve të paraqitjes apo përkeqësimit të artriteve. Mbajtja e kafshëve në peshe ideale, është një prej masave kryesore që ju mund të ndërmerni për të parandaluar artritet. Prandaj sa here që vini ne klinikat tona, ne, Mjeket Veterinere i ushtrojme një rëndesi arsyes perse është e nevojshme kontrollimi i sasise dhe cilësisë së ushqimit. Eshtë për tu vlersuar sesi humbja e disa kg të tepërt, ndryshon ndjeshëm jetën e mikut tuaj.

——————————————————————————————————————————————-

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik.

 personal trainer dogJanë disa ushtrime dhe aktivitete fizik që Mjekët Humanë nuk reshtin së rekomanduari per ju, si psh: shëtitja me bicikletë, noti, vrapi etj etj.

Ne si Mjek Veterinerë mundet të mos kemi shancin t’ju rekomandojmë pacientëve tanë ushtrime me bicikletë, por shëtitje të ndryshme të përditëshme, vrapime të kontrolluara, apo dhe not, ne i rekomandojmë plotësisht për pacientët tanë, aq më shumë kur ato/ata vuajnë nga artritet. Shume veta mund ta gjejnë befasuese kur dëgjojnë që dhe kafshët që vuajnë tashmë nga artritet , duhet të kryejnë ushtrime të kontrolluara fizike të përditëshme. Këto aktivitete janëtë rëndësishme për artikulacionet e kockave.artritet , terapia e ujit

 Përgatitja e një ambjenti të përshtatshëm.

Artritet qen ne krevatartitet mace ne krevat

 A keni dëgjuar shpesh të moshuarit të parashikojnë rënien e shiut, breshërit etj? Kjo pasi atyre “ju therin kycet”, apo jo? Reomatizma dhe artritet kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj lagështirës, prandaj është tepër e rëndësishme që ju ti kushtoni rëndësi vendodhjes, ambjentit së kafshëve në familje. Mbajtja e një ambjenti ngrotë, larg lagështirës bëhet në mënyrë që muajt e ftohtë të dimrit për qenin tuaj të kalojnë sa me lehtësisht dhe me më pak dhimbje nga artritet. Kini parasysh se këshilla që shtroja te jetë e lartë, e ngritur disi mbi tokën, është e vlefshme vetëm në ato raste kur qeni është i ri dhe nuk ka probleme me artritet. Tek qentë e vjetër, që vuajnë nga artritet , mund të jetë tepër e vështirë të ngjiten dhe zbresin nga lartësitë ku ju keni vendosur shtratin e tyre.

 Kontrolli tek Mjeku Veteriner

 artritet vizite tek mjekuShpesh herë në klinikat tona, kemi mundur të dallojmë shënja të artriteve që në fillmet e tyre, ç’ka do të thotë se ne, veterinerët kemi mundur që të bashkbisedojmë me ju në kohën e duhur, duke bërë të mundur fillimin e një ndryshimi të nevojshëm në jetën e mikut tuaj. Sa me herët të jenë këto ndryshime, më lehtë dhe më pak dhimbje do të jetë ecuria për qenin apo macen tuaj.

 Shënjat

Ndonjëherë në klinikat tona kur bisedojmë me pronarët na thonë:

“Doktor, qenushja ime sa hërë që bëheshim gati për të dalë shëtitje, ishte e para që priste tek dera, ishte e para që zbriste shkallët për të dalë jashtë sa më shpejt. Tani vërej se nuk ka atë entuziazëm që kishte, duket sikur përton dhe shkallët i zbret me ngadalë dhe ndonjëherë ndalon si për tu cplodhur.”

Ky është një rast tipik i një qeni që ka filluar të ketë shqetësime me artikulacionet e kyceve.

Shënja të tjera mund të keni, ngritjen me vështirësi nga krevati, kryesisht në mëngjes, uljen ndjeshëm të aktivitetit fizik qoftë në oborrin e shtëpisë apo kur dilni për një shëtitje më të gjatë.

 Trajtimi

artritet medikamenteProduktet që për efekte komerciale rekomandohen për kafshët me artrit, janë të shumta. Ne gjithmone ju sugjerojmë se para se të blini dicka në një dyqan kafshësh ( apo online) ,bisedojeni njëherë me Mjekun Veteriner përpara se të filloni dhe ti përdorni këto medikamente. Gjithsesi disa nga suplementet dhe trajtimet si Glukosemina dhe Omega të shoqëruara me ushqimin, apo në formë kapsulash janë format më të favorshme për ndihmën ndaj qenve me artrit. Medikamente të tjera kundër dhimbjeve ( si NSAID), mund të ndihmojnë në ndalimin e dhimbjeve, por dhe efektet e tyre anësore duhen vlersuar gjithashtu. Prandaj bisedoni me Mjekun Veteriner për c’do vendim që do të merrni.

 Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë apo autorit.

Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”.

Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës të veterineret.com


Na shkruani