Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Gjendet e ngordhur balena me 100 kg materiale të ndryshme në stomak

Gjendet e ngordhur balena me 100 kg materiale të ndryshme në stomak

Balena e llojit “Sperm Whale” gjendet e ngordhur me 100 kg top mbetjesh plastike dhe materiale të ndryshme në stomak.


BBC njofton se balena ngordhi menjëherë pasi mbërriti në Ishullin Harris pranë Skocisë.

Në stomakun e saj u gjendën materiale të ndryshme; rrjeta peshkimi, litarë, shirita paketimi, qese dhe kupa plastike si dhe materiale të tjera që peshonin plot 100 kg.
Megjithësi ekspertët shprehen se nuk është e qartë arsyeja e ngordhjes së balenës, sërisht gjithë këto materiale është e qartë se kanë kontribuar në dëmtimin e shëndetit të balenës.
Peshkatarët e zonës shprehen se shpesh herë buzë detit, hasin në kufoma të ndryshme gjallesash të detit dhe është për të ardhur keq kur sheh se shumica e tyre në stomak ju gjenden rrjeta peshkimi apo materiale të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me peshkimin.

Anëtarë të Marinës Skoceze(SMASS) të cilët investigojnë rastet e ngordhjeve të balenave apo delfinëve, kryën anatominë e balenës për të gjetur shkakun e ngordhjes.
Në një postim të tyre në facebook, shkruajnë: “Kafsha nuk ishte me shëndet të rënduar apo që të kishte vuajtur për disa kohë, dhe megjithëse nuk mund ta vërtetojmë se shkaku i ngordhjes kanë qënë mbetjet që ju gjetën në stomak, sërisht jemi të sigurt se ato ishin një faktor në mënyrën e jetesës, ne nuk mundëm të gjenim evidenca që kishte bllokim të stomakut apo zorrëve nga këto mbetje.
“Kjo sasi plastike e ndodhur në stomakun e balenës, është e tëmershme, normak ka ndikuar në tretjen dhe demostron rrezikun e kafshëve që jetojnë në oqeane nga mbeetjet plasike dhe produktet e tjera” , shprehet ndër të tjera SMASS.
Marina ndihmoi në zhvendosjen, egzaminimin dhe groposjen e balenës. Sipas shifrave të SMASS raportimi i rasteve të ngordhjeve të delfinave dhe balenave është në rritje. Në vitin 2009 ishin 204 raste duke u rritur në më shumë se 930 raste në vitin 2018.

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit: BBC