Prof. Vasil Tagari
Dekani i dekaneve
Me rastin 95 vjetorit të lindjes.
U lind në Janinë të Greqisë më 21 Nëntor të vitit 1921. Origjina e familjes të tij është nga fshati Hllomo, krahina e Pogonit të Gjirokastër .
Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Greqi.Pas çlirimint në vitet 1945 -1946 ka punuar arsimtar.
Në vitin 1946 i jepet e drejta studimi në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Zagreb të Jugosllavisë.
Pas një viti, transferohet për studime në Institutine e Lartë Veterinar në Brno Çekosllovaki.
Në vitin 1952, përfundoi studimet.
Ka bërë një punim shkencor, me të cilin mbrojti disertacionin ku përfitoi gradën Doktor me diplomë të veçantë(28 Qershor 1952).
Pas mbarimit të studimeve emrohet Kryeveteriner i rrethit Sarandë.Më datë 20.07. 1954, transferohet pedagog në Fakultetin e Veterinarisë.Fillimisht ka zhvilluar lëndën Kirurgjia e Përgjithëshme dhe Fiziologjia Patologjike. Pas tre viteve, ai ka dhënë lëndën e Anatomisë Normale deri sa doli në pension.
Në vitin 1955 emrohet dekan i korespodencës dhe Nëndrejtor i Institutit të Lartë Bujqësor.
Pas kësaj emrohet Dekan i Fakultetit Veterinarisë deri sa doli në pension në vitin 1983(22 vjetë ).
Të kryeje detyrën e Dekanit për një periudhë kaq të gjatë ishte një detyrë sa e vështirë aq dhe domethënëse për të vlerësuar aftësit organizative,pedagogjike dhe shkencore të tij.
Personaliteti i tij evidentohet po qe se do të përmëndim figura të shquara të veterinarisë të cilët ishin pedagog në këtë periudhësi: Vavako,Kakariqi,Kuka,Prifti,Shala,Dervishi,Gjollma,Misiri,Luli,Babameto,Thrercka ,Hajderi etj.
Ai krahas punës pedagogjike ka kryer edhe një sërë studime shkencore, si:
- ”Kontribut mbi biologjinë e hipodermozën e gjedhit “,
- ”Të dhëna rreth gjlëndjes epizootike të sëmundjes të Leukozës enzootike në gjedhin e vëndit tonë”,
- ”Një kontribut mbi parasitofaunën gastrointestinale të njëthundrakëve”,
- ”Monografi”,
- ”Hipodermoza e gjedhit dhe e dhive”.
Studim për një nga temat qeveritare”Gjurmimi dhe studimi i leukozës”, në udhëheqje të përbërë nga:F.Ostreni M.Çela,,M.Klimi etj.
Për tridhjetë vjetë ka dhënë lëndën e Anatomisë Normale të kafshëve bujqësore.
Ai hodhi bazat e kësaj lënde të rëndësishme, duke pregatitur tekstet bazë.
Studentët që kanë marrë mësime nga Profesor Tagari, e kujtojnë për mësimëdhënien tepër interesante.Anatomia si lëndë nuk është shumë tërheqëse,dhe bëhet e mërzitëshme dhe e vështirë nëse nuk e zotëron dhe nuk njeh kuptimin e emërtimeve të panumërta nga greqishtja e vjetër dhe latinishtja.Tagari i zoteronte ato në mënyrë të përkryer. Ai mjeshtërisht i zberthente në shqip të gjithë këto terma. Ai zhvillonte praktika në mënyra shumë të thjeshta e të kuptuesheme. Kjo i jepte mundësi studentit të përdorte arsyetimin në anatomi,ndonëse ajo të duket si lëndë që mësohet mekanikisht.
Por me mijra student e kujtojnë dekanin e nderuar dhe pedagogun e palodhur,për horizontin e gjërë, zotrimin e lëndës,fjalorin e pasur që qartësonin e thjeshtonin edhe probleme të vështira.
Ai gjithëmon është dallua për urtësinë , mendime të pjekura dhe tepër dashamirëse.
Më vitin 1985 doli në pension.Më pas për dy vjetë punoi në Akademin e Shkencave.
Nga viti 1996 e deri në fund të jetës dha mesim gjuhën greke( të renë dhe dhe vjetër), si dhe latinisht.
Në fakultetine Histori Gjeografi,dhe në atë të Gjuhëve të huaja.
Në vitin 1962 i është akorduar titulli Docent,
Në vitin 1995 i jepet titulli profesor.
Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”kl.II , dhe urdhëri i punës Kl.III.
Artikulli u soll për revisten “Mjekesia Veterinare Shqiptare” nga Dr Agim Nelaj
Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose redaksisë së revistës!
Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com