Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Dr.VASFI SAMIMI (vazhdim pjesa e dyte)

Dr.VASFI SAMIMI (vazhdim pjesa e dyte)

Nga Dr Agim Nelaj

NGA CIKLI : Kontribute te shquara ne sport nga Personalitete te Mjekesise Veterinare Shqiptare

Dr.VASFI SAMIMI:

Vazhdim pjesa e dyte:

Themeluesi,organizatori dhe mendimtari i sportit shqiptar Dr.Vasfi Samim Visoka…

Dr.Samimi Portier i skuadres Fenerbahce( i pari me kapele)

Dr.Samimi Portier i skuadres Fenerbahce( i pari me kapele)

Perfshirja e Dr.Samimit ne atletiken e lehte shqiptare e veshtruar sot ne largesi 80 vjecare dhe po kaq e afruar ne kohen qe ka ndodhur, perben nje nde rvleresimet me te medha ndaj aftesise te tij tash organizative dhe drejtuese te sportit shqiptar. Gjithecka lidhet me personalitetin e tij te shumanshem ,me kulturene tij te pasur, me popullaritetin dhe rolin e vecante qe ai kishte barte ne mjedisin e sportit kombetar qysh ne kthimin ne atdhe. Atletika shqiptare per te mbritur ne vitin 1934 qe ishte viti i perfshirjes se gjere te Doktorit ne te,ishte pershkruar ne pese kampionatet e pare te saj kombetare((1923,1930, 1931,1932,1933) , qe per historine tone perbejne ngjarje te nje vlere themeluese tejet percaktuese, duke i blatuar rinise “Mbretereshen e sporteve”.

Dr.Samimi ( Kryetar delegacioni) Olimpiada Ballkanike “Zagreb1934”

Dr.Samimi ( Kryetar delegacioni) Olimpiada Ballkanike “Zagreb1934”

Dr.Samimi caktohet kryetar i delegacionit te Kombetares te atletikes,qe per here te pare ne historine sportit shqiptar, merr pjese ne olimpiaden ballkanike “ Zagreb 1934” .Nje muaj me vone qe kthehen nga olimpiada(tetor 1934) shume ide te Dr.Samimit do te gjenin shprehje te zhvillimit madheshtor per kohen. Kampionatit Kombetar i Atletikes se Lehte me pjesemarrjene 130 atleteve. Ne vitin 1935,Dr.Samimi e drejton kete sport si antar i organizmit me te larte IAAF.Pranimi Shqiperise ne organizmin me te larte te Atletikes eshte pasqyruar ne shtypine kohes: Gazeta “Vatra” e 12 dhe 28 shkurtit 1935 njofton pranimin e Shqiperise ne IAAF (Antare e Federates Nderkombetare te Atletikes se Lehte) .Tre vjet me pare shqiperia ishte pranuar me sportin e futbollit ne FIFA.Per te evidentuar kontribuotin e jashtezakonshem te Dr.Samimit, mjafton te njihemi me pergjegjen e Preidenti i IAAF-I Johanes Sigrifid Edstrom.Dr.Samimi i dergon nje leter dhe nje artikull dhe Presidenti i kthen pergjegjen e me poshteme: FEDERATA NDERKOMBETARE E ATLETIKE AMATORE(IAFF) Presidenti IAAF J.SIGFRID EDSTROM Dr.VASFI SAMIM DREJTOR I SHERBIMIT VETERINAR VASTERAS-SUEDI TIRANE- SHQIPERI I dashur Doktor Samim:Letra juaj e vlefshme e 19 Marsit eshte marre.Une kam lexuar letren tuaj me interes te madh dhe gjithashtu kam lexuar dhe artikullin qe ju me dergoni mua.Artikulli me duket te jete shume i plote dhe une ju uroj juve per punen e mire qe keni bere Tani nje votim eshte duke u bere ne keshillin e IAAF lidhur me antarsimin e Shqiperise.Une kujtoj qe do te jete afirmues dhe Shqiperia mund te marre pjese ne lojrat olimpike ne Berlin vitin tjeter.Duke iu uruar suksesin tuaj ne punen tuaj dhe duke qene gjithenje i gatshem t”iu ndihmoj, une mbetem Vasteras 26 Mars 1935 Sinqerisht i juaji Presidenti Firma d.v Pese muaj me vone Shqiperia do te shkoje ne olimpiaden Ballkanike “STAMBOLL 1935”.Kombetarja e futbollit formohet 12 Mars 1936.Dr.Samimi do te shkruante per kete ngjarje te rendesishme sportive: “Nje dite e bukur ne jeten e sportit tone” …”Duhet te gezohemi se nje ender e bukur e sportit tone fillon duke u kthyer ne te vertete, por nga ana tjeter duhet te punojme seriozisht meqenese problemi eshte mjaft i veshtire dhe delikat …Te gjithe lojtaret qe duhet te fitojne vend ne skuadren Kombetare duhet ta ndryshojne fytyren sportive Ballkanike ne ne nje fytyre sporti oksidental europian “Me pas Dr,Samimi zgjidhet Sekretar i pergjitheshem ne Ministrin e Kultures.Gazeta “Tomorri” shkruan:”Zgjedhje e goditur ajo,e Dr.Vasfi Samim Visokut si Sekretar i pergjithshem i Ministrise se Kultures Popullore.Intelektrual nga te shkalles se pare, puntor i pa lodhur kurre , studiues i apsionuar in problemeve shoqerore dhe kulturore te vendit, njeri me horizonte te gjera per shoqerine dhe zhvillimine saj…” Keto jane pak radhe per nje figure te shquar te sportit shqiptar, dhe jo vetem.Dr.Samimi personalitet i shquar i Mjekesise Veterinare Shqiptare,eshte perfaqesues i denje i intelektualeve te shquar.Kolana e librave (28) eshte vlersuesja me e plote e erudicionit te tij.

Lexoni gjithashtu : Dr.VASFI SAMIMI (pjesa e pare)

Artikulli u soll për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e autorist ose redaksisë së revistës!

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: