Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Trajnimi i qenit të ri në familjen tuaj. Bazat dhe Këshilla!- pjesa e tretë

Trajnimi i qenit të ri në familjen tuaj. Bazat dhe Këshilla!- pjesa e tretë

Pastrimi

pastrimi qenMosnjohja e produkteve të duhura për t’u përdorur për pastrimin paraqet një pengesë të madhe për trajnimin për shtëpi. Nuk ka asnjë arësye për të patur një tapet të prishur ose shtëpi të shkatërruar gjatë trajnimit të një qeni për shtëpi. Nëse ka erë, instiktet e qenushit do çorientohen nga ajo dhe do keni më shumë aksidente – qenush s’ka ç’ti bëjë!

Me produktet e gabuara, pronarët mund të mos jenë në gjendje të ndiejnë erën (përkohësisht—eventualisht ajo kthehet), por qentë me nuhatjen e tyre të fortë munden.

————————————————————————————————————–

pastrimi rreth qenitNëse një qen në shtëpi ka aksidente që nuk trajtohen siç duhet, për pasojë dhe qentë e tjerë që ju do keni apo do të merrni më vonë të kenë të njëjtat probleme në të njëjtin vend. Era është një sinjal për instiktet e qenit që kjo është banja.

 

 

 

 

—————————————————————————————————————-

 

uthull e bardheKjo është një arësye shtesë se pse ju duhet ta vëzhgoni qenushin tuaj gjatë çdo kohe që nuk është në një zonë të sigurtë. Kur shihni që ndodh një aksident ose e zbuloni menjëherë pasi ka ndodhur, ju mund të përdorni uthull të pastër të padistiluar në vend të enzymes që përmendëm që është dhe më e shtrenjtë, edhe uthulla mund të ndihmojë në trajnim.

Vendosni uthullën (ose pastruesin tjetër) pa komentuar, bërtitur apo sharë qenin. Uthulla i jep një mesazh shqisor qenit që e dekurajon nga ripërdorimi i atij vendi përsëri. Është një avancim i madh për trajnimin për shtëpi.

Kujtoni, pandëshkim.  Thjesht vendosni uthullën në vend – me bollëk – dhe lëreni të thahet. Nuk ka rëndësi nëse qeni ju sheh apo jo. Ju mund ta shpejtoni proçesin e tharjes në tapet duke vënë shtresa gazetash ose peshqirë të trashë mbi të dhe duke i shkelur. Do nxjerrë lëngjet nga tapeti më shpejt.

Po këto metoda funksionojnë dhe mbi sipërfaqe të tjera, si krevatet. Nuk këshillohet, të mbani një qen mbi krevat për më shumë se pak minuta para se qeni të trajnohet për shtëpi. Dhe është më e mira që sa më shumë prej shtëpisë tuaj të jetë e mundur të lahet gjatë rritjes së qenushit!

Mos përdor amonjak për pastrimi rreth një qenushi apo qeni. Vjen erë si urina, dhe mund ta tërheqë qenin të eleminojë aty.

Punë skuadre

Trajnimi për shtëpi është ndoshta qëllimi kryesor madhor që ti dhe këlyshi yt do arrini së bashku. Në kohë të caktuara gjatë jetës së qenit tuaj do vinë kohë që trupi ka nevojë për kujdes të veçantë. Trajnimi për shtëpi është një mënyrë nga  dy mënyrat për t’u përgatitur për këtë. Qentë e sëmurë, e dëmtuar dhe të plakur shpesh kanë disa kërkesa që nuk i pret.

Trajnimi për shtëpi i qenushit është arritur kur ti mëson t’a ndihmosh qenin tënd në vend që të humbësh durimin me të. Gjithashtu është kur qenushi yt mëson të ketë besim tek ti dhe të të kërkojë ndihmë me nevojat fizike. Është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit të jetuarit bashkë, kështu që bëni maksimumin.

Qeni juaj do bëjë të paktën gjysmën e punës – qentë gjithmonë e bëjnë këtë.

Artikulli u soll nga Mjeke Veterinere Blerina Angoni.

Falenderojmë doktoreshën për këtë material shumë të vlefshëm.
Nuk lejohet ripublikimi i materialit pa lejën e redaksisë

Në rast referimi nga ky artikull, ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


Na shkruani